Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 16-03-2021, 18:08:55 »

Postuar nga: M A X
« ne: 27-03-2020, 21:43:39 »

Receta e Trileces nga Kuzhinaime.al

TRILECE:

Përshkrimi:

Embelsire e kendshme me shije te rafinuar (3 lloje qumshti)

Përbërësit:

10 kokra veze
10 luge gjelle sheqer
10 luge gjelle miell
500 ml qumesht panna (psh. hopla)
1 l qumesht kutie
350 ml qumesht i kondensuar (psh. panda)
300 ml karamel i parapergatitur
pak vaj per taven per pjekje

Udhëzime per pregatitje

Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne ene te vecanta. Shtojme sheqerin ne enen me te bardhat e vezeve dhe i rahim me mikser derisa te behen marenge. Shtojme te verdhat, te rahura me pare ne enen ku i kemi vendosur, duke i perzier ngadale me te bardhat e vezeve me tel kuzhine. Pasi te lidhen shtojme miellin gradualisht, luge pas luge, duke e perzier me kujdes me qellim qe te mos e humbasim volumin. Taven per pjekje e lyejme me pak vaj dhe e shtrojme me leter kuzhine per pjekje ne menyre te tille qe vaji te mos kete kontakt me embelsiren. E hedhim ne tave masen e pergatitur dhe e pjekim per 5 min ne furre te paranxehur ne 250 grade dhe pasi te jete pjekur siper e ulim graden e furres ne 150 grade dhe e leme te piqet edhe per 10 min te tjera. Nderkohe pergatisim perzierjen me 3 llojet e qumshtit: hedhim qumshtin panda ne nje ene per perzierje dhe shtojme qumshtin e kutise. I perziejme derisa te tretet qumshti panda. Me pas shtojme qumshtin panna dhe masa eshte gati. E heqim pandispanjen nga furra, e kthejme ne nje tave tjeter ne menyre qe ti heqim letren dhe e leme te ftohet. Pasi ftohet e presim ne sa cope te deshirojme dhe i hedhim perzierjen e qumshtit dersa ta absorboje te gjithen. E lyejme siper me karamelin e parapergatitur.

Pergatitja e Karamelit:
Perberesit:
150 gr sheqer
2 luge uje

Pergatitja:
Vensosim ne nje tigan te thelle ose tenxher sheqerin dhe 2 luge uje. e gatuajme me zjarr te forte duke e perzier shpesh me nje luge druri. Kur sheqeri fillon dhe kristalizohet ulim flaken dhe vazhdojme ta perziejme me luge druri deri sa te karemelizohet komplet. e leme te ftohet, dhe me pas e kemi gati per tu perdorur ne rastin e mesiperm.
Postuar nga: 12:51
« ne: 21-03-2020, 16:50:04 »

E di qysh behet trileqja?