×
Hyrja
Profili

Si eshte formuar Universi?

Si eshte formuar Universi?

· 2 · 118

  • Postime: 21592

ne: 24-03-2020, 18:13:36
Si eshte formuar Universi?

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 29-04-2020, 18:47:31
Teoria me e pranuar eshte se rreth 13.8 miliarde vite me pare e gjithe energjia, koha dhe hapsira ishin perqendruar ne nje pike te vetme, te quajtur singularitet. Me pas ndodhi nje shperthim gjigand i quajtur nga shkencetaret "Big Bang". Pas ketij shperthimi energjia e singularitetit u shpernda ne te gjitha drejtimet me nje shpejtesi dhe nxehtesi te paimagjinueshme. Ne nje fraksion shume te vogel te sekondit u krijua gravitacioni dhe te gjitha forcat e tjera qe sot zoterojne universin. Nga energjia e cliruar prej singularitetit u krijuan edhe grimcat elementare te materies dhe antimateries, te cilat fillimisht shkaterronin njera-tjetren. Por nje pjese e ketyre grimacave i shpetoi ketij shkaterrimi. Protonet dhe neutronet filluan te krijohen qe ne sekondin e pare te krijimit; me pas keto protone dhe neutrone iu bashkaun njeri-tjetrit duke krijuar elementet hidrogjen e helium. Keto berthama elementare filluan te kapin elektrone duke krijuar keshtu atomet. Keto atome qene pikenisja e krijimit te mjegullnajave, nga te cilat pak nga pak u krijuan galaktikat, yjet dhe sistemet planetare e cdo gje tjeter qe gjendet ne gjithesi.

https://www.zerion.net/pyetper/si-jane-ndertuar-yjet/
https://www.zerion.net/pyetper/si-eshte-formuar-toka/

Temat e fundit