Si hiqet njolla e kafes? - Pyetper

×
Hyrja
Profili

Si hiqet njolla e kafes?

Si hiqet njolla e kafes?

· 2 · 259

  • Postime: 21592

ne: 24-03-2020, 11:46:20
Si hiqet njolla e kafes?

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 30-04-2020, 00:16:41
Gjërat që ju duhen per te hequr njollat e kafese:

2 lugë gjelle larës enësh

2 lugë gjelle uthull e bardhë

2 lugë gjelle ujë

2 peceta të pastra

Hapi 1. Përthithni kafen me një leckë të thatë. Mos e fshini që ta përhapni akoma më shumë, por përthitheni butësisht. Nëse njolla është tharë, anashkalojeni këtë hap.

Hapi 2. Përgatisni solucionin. Përzieni 2 lugë gjelle detergjent enësh, uthull të bardhë dhe ujë.

Hapi 3. Aplikojeni përzierjen në njollën e kafesë. Përdorni një leckë për të aplikuar përzierjen në njollë. Pjesa më e madhe e njollave zhduken gjatë këtij hapi.

Hapi 4. Lajeni veshjen tuaj në lavvatrice sipas udhëzimeve në etiketë. /sot

Temat e fundit