×

Si mbahet trupi ne forme?

Si mbahet trupi ne forme?

· 18 · 3820

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-03-2019, 19:20:48
Ka ndonej ekspert ketu qe mund te na jape disa keshilla me vlere?

 
« Editimi i fundit: 06-10-2019, 01:34:27 nga M A X »

  • Postime: 260
Monique
#1 ne: 25-03-2019, 19:24:21
Po mo jemi ne qe kemi shku nga 120 kg lol

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 25-03-2019, 20:50:42
Hani po mos u ngopni
Pini ca bidona uje ne dite
Ecni me vrap per ne pune e jo me makine se lat nam 😄😄
E mos hani nga ato tullat 😂😂😂

  • Postime: 7278
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#3 ne: 25-03-2019, 20:53:53
Tek kjo pika e trete ngec une se  e kam punen 1 ore me makine larg dhe nuk me dalin llogarite se per sa e bej me vrap tani. :P :P

  • Postime: 3140
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#4 ne: 25-03-2019, 20:54:28
Max do na kthej forumi ne form hahaha. se 5 vite pa forumin kilet shkuan shume. lol

  • Postime: 260
Monique
#5 ne: 25-03-2019, 20:59:30
Dmth une qe e kam punen ne Rinas ,me ca me sugjeron te iki Erlehta lol

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#6 ne: 25-03-2019, 21:46:27
Me qerre 😂
Me bicycle 😆

  • Postime: 260
Monique
#7 ne: 25-03-2019, 21:54:10
Pika ty.......LOL

  • Postime: 7278
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#8 ne: 26-03-2019, 17:28:13
Vrap, palester dhe tre here ne dite oqe oqe ( mengjes dreke darke) me partneren. LOL

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 27-05-2019, 17:41:03
Si ta Skalitni Trupin me Vetëm 20 Minuta Stërvitje në Shtëpi

 

Këmbët e bukura, stomaku i sheshtë, kofshët e forta janë ëndrra e çdo vajze dhe kjo stërvitje do t’i bëjë këto të vërteta. Ne të gjithë jemi kaq të zënë këto kohë, por kjo stërvitje kërkon vetëm 20 minuta nga koha juaj, kështu që duhet të jetë shumë e lehtë për t’ia përshtatur ditës tuaj të super të zënë.

Dhe në qoftë se e praktikoni këtë rutinë për 4 javë, një trup perfekt me pamje të mahnitshme do të jetë shpërblimi juaj personal. Çelësi i suksesit është qëndrueshmëria.

Ne jemi gjithmonë në kërkim të ushtrimeve efektive dhe ky artikull ka të bëjë me disa prej tyre. Sigurohuni që të kontrolloni bonusin. Me shume http://supershendeti.com/2019/05/si-ta-skalitni-trupin-me-vetem-20-minuta-stervitje-ne-shtepi/
« Editimi i fundit: 24-09-2019, 23:49:03 nga M A X »

  • Postime: 411
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#10 ne: 30-05-2019, 10:21:41
Dy deri 3 here jogging ne jave, plus nje here ne jave ne palester jane tamam per te mbajtur trupin ne forme. Ah, edhe kujdes me ushqimin, sepse mund te rrish gjithe kohen ne palester e te vraposh 7 dite ne jave, por po nuk bere kujdes me ushqimin nuk mbahet trupi ne forme.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#11 ne: 07-06-2019, 10:42:12
Nga pervoja personale kur je happy shton kg..ose je shume i zene me pune han vakt e pa vakt nganjehere nuk han hiç e veç me keq....mir e mora situaten ne dore...1 personal trainer 2/3 ne jave dhe 1 food diary me gjera qe i mendoja te keqija po ne te vertet nuk jane..normal kam ndaluar konsumimin e disa gjerave.


Tani çdo gje shkon per mrekulli.

  • Postime: 1578
  • Gjinia: Femer
Parloté
#12 ne: 14-06-2019, 07:16:14
Ajo që ka funksionuar për mua: ha shpesh por pak, lëvizje, lëvizje...

  • Postime: 4298
  • Gjinia: Mashkull
Brentiani
#13 ne: 17-06-2019, 03:32:45
Oatmeal, ushqim me tershere, te mban te ngopur dhe ka shume fiber.

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#14 ne: 06-10-2019, 01:37:19

 

Në përgjithësi kur afron sezoni veror femrat sidomos drejtohen në palestra, fillojnë të mbajnë dieta, pasi duan të krijojnë trupin perfekt kur të dalin me bikini. Mirëpo kur afron vjeshta na kaplon një lodhje dhe ndalojmë së bëri shumë aktivitete të ndryshme që bënim gjatë verës.

Kjo edhe për shkak të shirave që ndoshta shpesh herë ta heqin dëshirën për të dalë për vrap. Pothuajse gjithë bota është dakord me faktin se sporti na ndihmon të kemi një shëndet më të mirë, por është vërtetuar se është i nevojshëm një aktivitet sportiv jo i sforcuar, si shëtitje, joga, not dhe kërcim.

Sa më shumë banjo dielli

Kur vjen vjeshta, rrezet e diellit nuk janë shumë të fuqishme si gjatë verës, por ekspozimi i gjatë ndaj dritës së diellit vë në lëvizje në organizmin tonë, një nga mekanizmat më kompleksë të lidhur me prodhimin e serotoninës, një substancë e rëndësishme që kur prodhohet në sasi të mëdha, na bën të ndihemi energjikë, me humor të mirë dhe të ngrohtë.

Shmangni ushqimet pikante dhe yndyrnat

Gjatë vjeshtës është mirë të përdorim fare pak ose aspak ushqime pikante apo të yndyrshme. Duhet të konsumojmë më shumë ushqime që janë të pasura me proteina, si vezë, mish pule, peshk, prodhime qumështi dhe prodhime soje

Të bëjmë aerobi

Njerëzit që punojnë në zyra për një kohë të gjatë, ndjehen shpesh të lodhur, pasi truri nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak, prandaj këshillohet aerobia sepse oksigjeni duhet të jetë i mjaftueshëm.

Të flemë çdo ditë një orë më shumë

Gjatë verës, dita është më e gjatë dhe nata më e shkurtër. Shumë njerëz e kanë zakon të flenë vonë dhe të zgjohen herët. Kur vjen vjeshta, ky zakon duhet ndryshuar. Mjekët na këshillojnë të flemë para orës 22.30. Kur punojmë dhe të studiojmë, pasi kemi fjetur mirë, do të jemi plot energji.

Hani një mëngjes të shëndetshëm

Gjatë vjeshtës, ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm duhet me patjetër të bëhet rutina juaj e çdo mëngjesi. Mëngjesi i shëndetshëm do t’ju shuajë urinë përgjatë ditës.

Shëtitni gjatë pushimit të drekës

Të ecni pak gjatë pushimit të drekës është një mënyrë e mirë për të thithur disa rreze dielli gjatë verës. Por ky zakon nuk duhet lënë mënjanë gjatë stinës së vjeshtës, ose kur moti ftohet pak më shumë.

Pini sa më shumë ujë

Gjatë verës kemi nevojë për më shumë ujë se zakonisht sepse është vapë. Gjithashtu ndihemi të mbushur edhe gjatë ngrënies. Pirja e ujit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, kështu që sigurohuni që mos ta hiqni nga dieta juaj gjatë gjithë vitit.

fl.mi./Shqiptarja.com

  • Postime: 7278
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#15 ne: 18-10-2019, 16:28:44
How buken, pi smoothie dhe palestrohu normalisht.. kam rene. 15 pound per 3 muaj.:)

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#16 ne: 19-10-2019, 16:23:02
Sa jane ne kile 15 pound se po pertoj ta gogloj ?😁

  • Postime: 7278
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#17 ne: 19-10-2019, 16:32:33
Sa jane ne kile 15 pound se po pertoj ta gogloj ?😁
me te themi 6kg e gjys qe mos Ja bej vetes qejfin qe kam rene 7kile lol