Si piqet gjeli detit? - Pyetper

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si piqet gjeli detit?

Si piqet gjeli detit?

· 3 · 257

  • Postime: 22679
  • Karma: +0/-0

ne: 24-03-2020, 17:50:02
Si mund te pjekim gjelin e detit ne shtepi?

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 30-12-2020, 13:46:56

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 30-12-2020, 13:48:53
Gatimi:

Nxeheni furrën në 180 gradë C. Thajeni gjithë gjelin e detit me peceta ose letra kuzhine.

Përzieni mirë gjalpin e zbutur me hudhrën e shtypur e lëkurën e grirë të limonit, derisa të formohet një masë. Me këtë masë lyeni gjithë pjesën nën lëkurë të gjelit të detit, duke e ngritur lëkurën mbi pjesën e mishit dhe duke e ngjeshur me dorën nën të masën e gjalpit.

Përsëri me dorë shpërhapeni mirë, derisa të keni arritur të lyeni mirë pjesët e gjoksit duke filluar nga qafa dhe më pas pjesën e kurrizit e kofshëve.

Ndajeni më katërsh limonin dhe futini këto copa brenda tij (trupit të gjelit të detit).

Lyejeni gjithë sipërfaqen e lëkurës së tij me vaj ulliri e kripë.

Vendosini gjysmat e qepëve në një tavë pjekje e mbi të vendosni gjelin e detit e mbulojeni të gjithin (bashkë me ravën) me një letër pjekje ose letër alumin i, duke i dhënë kështu mbulimit pamjen e një tende.

Lëreni gjelin e deti të gatuhet për larë e 40 minuta, ose për çdo gjel a pulë deti tjetër do të përllogaritni 25 minuta kohë pjekje për çdo kg peshë.

Nxirreni gjelin e detit nga furra, rriteni temperaturën e furrës në 220 gradë e, hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni gjelin të piqet edhe për 30 minuta, sa të marrë ngjyrë. Për të qenë të sigurt nëse mishi është pjekur, shpojeni diku me një shkop dhëmbësh dhe nëse lëngjet që dalin prej aty janë të qarta, atëherë mishi është pjekur.

Lëreni gjelin e pjekur të detit të rrijë jashtë furre edhe për 30 minuta – l orë e më pas shërbejeni.

Kullojeni lëngun në tavë për të përgatitur lëngun e mishit si dhe qepët hiqini mënjanë./telegrafi.com

Temat e fundit