Si te besh nje vajze per vete? - Pyetper

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si te besh nje vajze per vete?

Si te besh nje vajze per vete?

· 3 · 1006

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 24-03-2020, 14:36:06
Si te besh nje vajze per vete?

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 29-04-2020, 17:53:49
Ktu keni 10 hapa sesi të fitoni vëmendjen e një vajze bukuroshe që ju ka lënë mbresa:

Pyete se si e kaloi ditën

Duke bërë një pyetje kaq të thjeshtë: “Si kalove sot?” do të thotë që po tregon interes për të. Është shumë e këndshme që ajo të kuptojë se po kujdesesh për të dhe se të intereson të dish çdo gjë që bën ajo gjatë një dite.

Hapi derën e makinës

Ok, mos e bëj gjithmonë, por mos harro se nuk është fundi i botës. Edhe nëse nuk e ke bërë asnjëherë në lidhjet e shkuara, është një mënyrë të sjelluri që ajo do ta vlerësojë shumë.

Përqafime dhe puthje të gjata

Duke e mbajtur për disa minuta të përqafuar dhe duke e puthur për disa sekonda, i kujton se sa shumë e dashuron. Këto shenja janë përkthim i “Mos harro që të dua shumë.

Dëgjoje


Nuk po flasim për atë pjesën kur djemtë kontrollojnë email-et, absolutisht JO. Në vend që të bësh këtë, dëgjo çfarë ka për të thënë ajo… gjithmonë ka nevojë për vëmendje, edhe në rastet kur diçka nuk shkon mirë në marrëdhënien tuaj.

Telefonoji më shpesh

Që do të thotë se mund ta bësh edhe kot, pa pasur një pyetje konkrete gjatë ditës. Derisa mesazhet po zënë ?do ditë e më shumë kohë gjatë ditës, telefonoji për disa minuta për t’i treguar se e dashuron.

Tregoji sa herë që duket bukur

Duke i bërë komplimente, të gjitha vajzat ndryshojnë qëndrim e bëhen më të ëmbla. Sa herë është veshur bukur e ndihet e tillë, mos harro t’ia vësh në dukje. Do ta bësh të ndihet më mirë.

Mbaj mend ndonjë detaj nga bisedat e mëparshme

Kur tregon në një pikë të caktuar të bisedës se mban mend një detaj të diçkaje që ka kaluar, i jep rëndësi partneres. Ajo kupton se e dëgjon me vëmendje ?do gjë që të thotë. Për të vëmendja është shumë e rëndësishme.

Shtrëngoji dorën

Mund të duket kaq e zakontë, por duke i shtrënguar duart bën një veprim shumë të ëmbël që për të do të thotë shumë. Duke e bërë këtë jep një shenjë tërheqjeje dhe e bën atë të jetë krenare për ty.

Dërgoji mesazhe të ëmbla

Edhe nëse është një mesazh “Uroj të kesh një ditë të bukur — miss you” tregon shumë. Nëse mendon për marrëdhënien tuaj, tregoje këtë. Është një mesazh që do ta bëjë atë të qeshë. Kjo është shumë e rëndësishme në një marrëdhënie apo jo.

Thuaje më shpesh “Të dua”

Duke treguar gjithmonë shumë dashuri e bën marrëdhënien tuaj më speciale. Edhe nëse jeni duke ngarë makinën apo duke parë një film në mbrëmje, vajzat duan ta dëgjojnë këtë. /indexonline

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 29-04-2020, 17:56:28
Jeni të ftuar në një festë dhe nuk dini se si të hyni në muhabet me njerëzit që ju rrethojnë? Do të donit që dikush ta kuptonte pëlqimin tuaj? Ja disa hapa efikas për të realizuar ëndrrën tuaj

Një batutë? Funksionon. Kjo do të ishte sa për të thyer akullin. Për të vazhduar më tej mjafton një shëtitje në një park ose vajtja në një lokal. Joshja mund të realizohet kudo mjafton që të ketë tërheqje. Por edhe kjo fushë si gjithë të tjerat ka truket e veta për të rezultuar të suksesshëm. Janë truke "shkencore" të studiuara, të cilat vënë në punë mekanizmin e tërheqjes. Duke filluar nga hapi i parë që është biseda...

Mesazhi

Është hapi i parë, i cili të bën të vazhdosh ose të ndalosh nëse e kuptoni se tjetri/a nuk është i/e interesuar. Fillimisht, ai që flet është trupi. Një kërkuese ka studiuar sjelljet "flirtuese" të bërë nga gratë dhe reagimin e meshkujve që kanë pasur kundrejt këtyre ngacmimeve. Ajo ka vërejtur 52 sinjale trupore të cilat janë lëshuar nga femrat dhe 17 sinjale refuzimi. "Janë hapa që fillimisht nisen nga gratë, të cilat më pas japin mesazhin fillestar. Nëse ky mesazh kuptohet dhe pranohet nga personi tjetër, atëherë nis loja e shikimeve dhe e fjalëve me zë të ulët", shpjegon më tej ajo. "Këto, janë hapa shumë të rëndësishëm në tërheqjen e vëmendjes mashkullore". Në fakt, gratë që lëshojnë më tepër sinjale interesi, kanë më shumë mundësi për t‘u afruar me seksin tjetër. "Të njëjtin shans kanë edhe meshkujt, por sigurisht që duhet të jenë më të sofistikuar", vazhdon. "Testi i cili vlerëson sjelljen e bërë nga burrat dhe gratë, tregon se meshkujt kanë tendencën që të vlerësojnë sinjalet pozitive si mesazhe të interesimit si më të mëdha se ato të refuzimit. Në fakt, është thelbësore aftësia për të kuptuar reaksionet e tjetrit", nënvizon një psikologe. "Kjo lejon që të përqendrohesh në atë që të lëshon sinjale pozitive, duke anashkaluar atë që nuk tregon interes".

Kontakti i parë

Kontakti i parë mund të kalojë mes një lojë shikimesh. "Një shikim i shpejtë, i shkujdesur duke hequr sytë e duke e shikuar përsëri është një sinjal i fortë joshjeje: tregon interes dhe tërheq vëmendjen e tjetrit/ës, por shpeshherë ka kuptim të dyfishtë dhe nuk shpreh pikërisht atë që do dojë të transmetojë", shpjegon me tej psikologia. "Më pas mund të ketë edhe një shkëmbim shikimesh ku ato janë më të zgjatura dhe më të thella: një shikim pak më i zgjatur mund të thotë shumë dhe të transmetojë dëshirë për afrim".

Takimi

Personi që duam na ka parë, por si t‘ia bëjmë që të hymë në muhabet? Është e kotë që të torturoni veten për të kërkuar diçka të bukur për të nisur bisedën. "Një frazë neutrale do të ishte shumë e zgjedhur, sepse edhe tjetri do ta ketë më të lehtë që të vazhdojë bashkëbisedimi". Gjithçka mund të nisë me një koment për ambientin, për muzikën apo për ushqimin. Në këtë mënyrë, akulli thyhet shumë thjesht. Nëse personi tjetër është i interesuar, do vazhdojë ta zgjasë bisedën", nënvizon psikologia. Mund të tentohet me një pyetje në lidhje me atë çka bën. Nëse përgjigjja që jep është e mbyllur dhe më pas bën një pyetje tjetër, atëherë kjo është një shenjë e mirë.

Shikimi

Një nga recetat për të bërë për vete një femër apo një mashkull është e thjeshtë dhe efikase: të flasësh dhe ta shikosh në sy. Psikologu Arthur Aron, në Universitetin e Nju Jorkut që prej shumë kohësh studion mekanizmat e dashurisë, ka testuar se cilët faktorë favorizojnë intimitetin dhe tërheqjen. Në një eksperiment, çifte të panjohura duhet të flisnin për tema shumë personale dhe më pas të shiheshin me kujdes në sy. Rezultati? Pjesëmarrësit treguan se ndiheshin të tërhequr dhe të afërt me shoqëruesin me të cilin bënin testin. "Të ndash informacione personale me dikë tjetër, duke evituar detajet private për të shmangur shqetësimin, rrit intimitetin", shpjegon Aron. "Ta shikosh personin që ke përballë në sy teksa bisedon krijon një lidhje shumë direkte dhe të thellë. Dhe jo vetëm. Një shikim tepër i zgjatur nuk duhet bërë, sepse tjetri e kupton si një sfidë", tregon ai. Në Universitetin e Londrës është realizuar një eksperiment ku pjesëmarrësve u janë treguar foto të njerëzve të ndryshëm. Në këto foto shikimi i disave ishte i drejtpërdrejtë dhe në disa të tjetra, shikimi i tyre ishte kuturu. Sigurisht që grupi i fotove të para u pëlqye më shumë nga pjesëmarrësit. Pra, shikimi është tipari më i rëndësishëm i joshjes, sidomos kur jemi në fazat e para. Mekanizma analogë vazhdojnë që të shtohen në lojën e dashurisë. Aron dhe një grup shkencëtarësh amerikanë kanë vënë re se kur u tregonin të dashuruarve fotografinë e të dashurit/dashurës në trurin e tyre rritej aktiviteti i motivimit dhe përqendrimi në një objektiv të caktuar. "Ja pse kur jemi të dashuruar kërkojmë që të shohim shumë shpesh personin e dashur. Për të qenë më të mirë nga kjo eksperiencë e mrekullueshme", thotë Aron.

Një truk i vogël, por shumë efikas: shikojeni personin që ju pëlqen drejt në sy për 10 sekonda në formën e germës A. Pra që shikimi të zgjatet dhe më pas shikoni diku tjetër. Është një mesazh shumë pozitiv.

Tregoni të fshehtat tuaja

T‘i besosh tjetrit diçka personale rrit intimitetin. Por është e ndaluar që të kaloni gjithë mbrëmjen duke folur për veten, sepse dukeni agresivë dhe nuk i jepni hapësirë tjetrit. Më mirë tregoni që dini të dëgjoni me shumë interes. Dëgjojini edhe problemet e tjetrit. Ndaloni bisedën nëse tjetri e ul ritmin dhe ju shikon në sy.

Komplimentet

Një kompliment (edhe banal) vlen gjithmonë. "Kush e merr, ndihet i vlerësuar dhe i kushton rëndësi atij që ia ka dedikuar. Kështu që interesi është reciprok", nënvizon psikologia. Nëse dëshironi që personi tjetër ta kuptojë që ju e pëlqeni, komplimenti është gjëja e dytë që duhet të bëni.

Shakatë

Batutat me humor shërbejnë, është e provuar shkencërisht. Nga rezultatet e një studimi të bërë nga një universitet i Kanadasë tregohet se femrat dëshirojnë meshkujt e qeshur dhe gazmorë, ndërsa për meshkujt preferohen ato femra të cilat qeshin me batutat e tyre. Pjesëmarrësve të një eksperimenti iu kërkua që të zgjidhnin një partner mes dy personave të ndryshëm, njërit me sens humori dhe tjetrit që e vlerësonte humorin. Në më shumë se 60 për qind të rasteve gratë zgjodhën "tipin simpatik", ndërsa meshkujt vlerësonin partneren, e cila çmonte ironinë e tyre. Në një tjetër test, vajza dhe djem duhej të vlerësonin persona të seksit të kundërt. Ata kishin një foto dhe ajo ishte prezantuar si një nga frazat e tyre: një batutë dhe një pohim normal. Femrat menduan se partneri i tyre më i mirë i mundshëm ishte ai i cili kishte shkruar diçka humoristike.

Qeshni

Nëse qeshni të dy bashkë për diçka të caktuar, atëherë edhe kjo gjë ju bën më të afrueshëm.

Arthur Aron ka treguar se të ndani eksperienca të gëzuara rrit intimitetin për ata që takohen për herë të parë.

"Qeshja largon tensionin e takimit të parë me një të panjohur. Kjo gjë bën që tjetri të fitojë më tepër konfidenca", tregon Aron.

Emocione të forta

Mundet që personin e dashur ta bëni për vete edhe me diçka të shpejtë dhe të bukur. Duke i kërkuar p.sh. një xhiro në lojërat e Luna Parkut apo nëse jeni në plazh do të ishte shumë mirë nëse do t‘i kërkonit të bënit surfing. Është shpjeguar shkencërisht, takimi me dikë që është në gjendje emocionale, për shembull pasi ka provuar frikën, rrit probabilitetin për t‘u tërhequr nga tjetri nëse ky/kjo e fundit përshtatet me tipin tonë", përfundon Aron.

https://www.zerion.net/ndjenja/joshja-cilat-jane-situatat-me-te-mira-per-te-rene-ne-sy/

Të joshësh një mashkull nuk është ndonjë gjë shumë e komplikuar, sidomos në fillim të një marrëdhënie kur pasioni është një vullkan në shpërthim.
Çfarë duhet të bëjmë kur gjithçka është e mërzitshme në një lidhje, ku i gjithë problemi qëndron tek lidhja dhe atëherë kur çdo gjë është pa “shije”? Ky shkrim më shumë u drejtohet atyre çifteve që kanë më shumë se dy vjet bashkë apo që janë në një marrëdhënie më të gjatë, por që kohët e fundit janë karakterizuar me uljet dhe ngritjet e humorit. Se si ta ringjallni dashurinë apo pasionin e marrëdhënies tuaj, se si ta bësh partnerin të kuptoj atë që duhet pa shumë fjalë. Ka gjeste, shumë të thjeshtë që mund të ndezin idetë e partneres tuja dhe mos harroni se joshja vjen natyrshëm.

Diskutimi
Një nga momentet më të veçanta kur ju ndodheni të ‘vetmuar’ është padyshim edhe momenti i diskutimit. Por kur flasim për diskutimin, ekspertët kanë parasysh një bisedë të këndshme që eviton çdo lloj ngatërrese apo rikthim në të kaluarën e mërzitshme. Nëse dëshironi që edhe ajo të kuptojë gjendjen tuaj emocionale duhet të jini më i drejtpërdrejtë dhe të flisni për problemet apo edhe pakënaqësitë që hasni në lidhje. Jo gjithmonë ndonjëri prej jush është fajtor, kur gjërat marrin kahun e gabuar. Nuk duhet harruar se edhe mënyra e të folurit do të thotë shumë, nëse dëshironi që sërish ta joshni atë. Një zë i ëmbël dhe tërheqës do të ndihmonte shumë në rrethana të tilla.

Aroma
Pasi keni biseduar dhe keni vënë në sipërfaqe të gjitha pakënaqësitë dhe elementet pozitive të lidhjes tuaj, duhet të përqendroheni diku tjetër. Një aromë e këndshme e trupit tuaj ndikon në ndryshimin emocioneve tek të dy. Aroma e trupit të partnerit është ajo që na lidh me shumë me të. Shpesh nuk është e nevojshme të harxhoni kaq shumë parfume dhe aroma të tjera për trupin, pasi aroma që mban trupi juaj është padyshim më e mira dhe më nxitësja, veçanërisht kur synoni ta riktheni atë.

Shikimi
Sipas ekspertëve, por edhe nga jeta e përditshme të gjithë e dimë forcën e një vështrimi seksi, joshës dhe të parezistueshëm. Kjo është arma më e fortë kur filloni të flirtoni sërish me partneren tuaj. Stimulimi me anë të vështrimit erotik eksiton të dyja gjinitë, por meshkujt janë më të prirë që të varen prej mënyrës se si e sheh partnerja. Eksitimi i tyre vjen duke u rritur nga shikimi erotik, në të kundërt femra preferon përfytyrim mendor të pasionit që ndizet. Veproni me kujdes dhe përdoreni shikimin tuaj tërheqës, i cili për shumë arsye ka qenë shkaktari që ajo ju ka qëndruar pranë deri më sot.

Befasia
Dhurojini syve të saj habi dhe vishni diçka të përshtatshme, që nuk është shumë sportive, por as shumë serioze. Veshja ndikon shumë në tërheqjen e të tjerëve dhe krijimin përshtypjeve për personalitetin e një individi të caktuar. Nëse ajo ju ka kërkuar më herët që të vishni bluzën e preferuar, është momenti që ta dëgjoni dhe të plotësoni dëshirën e saj të kamotshme. Tërhiqeni partneren duke përdorur shenja delikate, kur bëhet fjalë për çaste të tilla romantike sa më shumë dramacitet, aq më mirë është.

https://www.zerion.net/ndjenja/joshja-gjestet-qe-ndezin-pasionin/

Temat e fundit