Si te fillojne dhimbjet e lindjes? - Pyetper

×
Hyrja
Profili

Si te fillojne dhimbjet e lindjes?

Si te fillojne dhimbjet e lindjes?

· 2 · 254

  • Postime: 21592

ne: 23-03-2020, 13:21:16
Si te fillojne dhimbjet e lindjes?

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 30-04-2020, 00:29:19
Mënyra e frymëmarrjes gjithashtu mund t‘ju ndihmoje mjaft. Në fillim të kontraksionit filloni te merrni frymë thellë, rrallë, duke marrë frymë me gojë dhe duke e nxjerrë po me goje, ose të njëjtën gjë mund ta bëni me hundë, ka të njëjtin efekt.

Kjo lloj frymëmarrjeje ndihmon në kalimin më të lehtë të kontraksionit, sepse e kalon dominancën e trurit në tjetër qendër, dhe në të njëjtën kohë i jep më shumë oksigjen bebit, i cili në momentin e kontraksionit ka më shumë nevojë për të se neë çdo moment tjetër.

Me kalimin e kohës kontraksionet afrohen me njëra tjetrën, zgjasin më shumë deri në 60 sekonda (maksimumi), muskujt e barkut forcohen më shumë, dhe perceptohen më të dhimbshme nga gruaja. Këto kontraksione bëjnë teë mundur hapjen e qafës se mitrës, gjë që ndodh shumë gradualisht (norma është 1cm hapje në ore) dhe janë të pavullnetshme.

Sado mirë të jeni përgatitur për lindjen, ndjenja se trupi juaj është përfshirë në një proces që ju nuk e kontrolloni dot vetë, mund t`ju bëjë të ndjeni frikë dhe pasiguri. Ky është moment kur prania e partnerit ju ndihmon mjaft dhe ju bën të ndiheni më mirë. Edhe frymëmarrja e bërë në mënyrën si u përshkrua me sipër, ju ndihmon në kalimin me lehtë të kontraksionit dhe sidomos nëse edhe partneri bën të njëjtën frymëmarrje me ju.

Qafa e mitrës tuaj fillon të ndryshojë
Dilatacioni/hapja e qafës se mitrës ndodh gradualisht, afërsisht 1cm në orë. Lindja ndodh kur qafa e mitrës është hapur 10 cm.

Plasja e ujërave
Fëmija juaj rrethohet nga një cipë brenda mitrës, e cila përmban ujë, i domosdoshëm për rritjen normale të bebit. Në momentin që afrohet aktiviteti i lindjes, ky xhep ujërash çahet dhe gruaja ka rrjedhje uji nga organet seksuale, pa ndjerë kurrfarë dhimbje, madje mund të jetë në gjumë. Ky nuk është moment për t’u alarmuar, por sidoqoftë duhet të vihet në dijeni mjeku (kjo shprehje ka vend kur behet fjale për fundin e shtatzënisë).

Një grua mund të qëndrojë edhe 24 orë, me ujera të plasura, pa pasur kontraksione, dhe pa ndonjë rrezik, nëse përdor peceta sterile. I vetmi rrezik është mundësia e infeksionit nga poshtë-lart, gjë që mund të ndodhë në rastet kur mungon higjiena vetjake.

Pra mund të pritet deri në 24 orë, pa pasur nevojë të shtroheni në spital, por gjithmonë kur ka mundësi të kontaktoni me një personel shëndetësor. Nëse kalojnë këto 24 orë dhe nuk fillojnë kontraksionet, duhet të drejtoheni menjëherë në spital dhe të kërkoni ndihmë të kualifikuar.

Kur duhet ta kontaktoj mjekun?
E rëndësishme për çdo grua shtatzënë është, që në momentin që verën edhe vetëm një nga shenjat e mësipërme duhet t’i drejtohet mjekut që ndjek shtatzëninë ose shtëpisë se lindjes. /gazetaexpress

Temat e fundit