×
Hyrja
Profili

Si te heq shenjat e akneve?

Si te heq shenjat e akneve?

· 2 · 243

  • Postime: 21592

ne: 24-03-2020, 14:57:26
Si te heq shenjat e akneve?

  • Postime: 26672
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 29-04-2020, 23:30:45
Si bëhet trajtimi i akneve?
Mënyra se si trajtohen aknet mund të varet nga ashpërsia dhe persistenca e tyre. Lani fytyrën dy herë në ditë, jo më shpesh. Përdorni sapun të butë e delikat dhe ujë të ngrohtë. Mos gërryeni lëkurën. Pas pastrimit përdorni një locion, i cili përmban benzoyl peroksid. Mos i shtrydhni puçrrat. Duke i shtrydhur e shtyni infeksionin akoma më poshtë nën lëkurë, duke shkaktuar më shumë bllokim dhe skuqje e ënjtje të mëtejshme. Shtrydhja e puçrrave shkakton gjithashtu plagë dhe shenja. Gjithmonë lajini duart para se të prekni fytyrën. Lajini gjithashtu edhe para se të aplikoni kremra, locione apo makiazh. Mos shkoni asnjëherë në gjumë me makiazh në fytyrë. Përdorni makiazh që nuk përmban vaj dhe nuk bllokon poret. Flokët grumbullojnë sebum dhe qeliza të vdekura lëkure. Pastrojini rregullisht dhe mbajini larg fytyrës. Dielli i tepërt mund të shkaktojë mbiprodhimin e yndyrës.

A ka ndonjë produkt natyral që e rekomandoni për trajtimin e kësaj sëmundjeje?
Mukusi i kërmillit është një nga substancat më të mira për trajtimin dhe rigjenerimin e lëkurës, ndoshta trajtimi më i plotë dhe më i balancuar i krijuar ndonjëherë për kujdesin ndaj lëkurës. Ai përmban antioksidantë që janë në gjendje të ngadalësojnë procesin e plakjes, duke eliminuar radikalet e lira dhe përmbajtja e saj proteinike është e rëndësishme për t’i dhënë lëkurës një jetë të shëndetshme, të re dhe të tonifikuar. Mukusi i kërmillit hidraton lëkurën, e mban atë të shndritshme dhe të ushqyer, e mbron nga rrezet ultravjollcë, duke parandaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme të saj. Ai ngadalëson daljen e rrudhave dhe e stimulon lëkurën që të prodhojë më shumë kolagjen, si një nga substancat përgjegjëse për elasticitetin dhe bukurinë e lëkurës. /Megina Laçka
https://www.zerion.net/pyetper/si-te-heqim-aknet/

Temat e fundit