Si te heqim aknet? - Pyetper

×
Hyrja
Profili

Si te heqim aknet?

Si te heqim aknet?

· 4 · 226

  • Postime: 21592

ne: 24-03-2020, 14:48:25
Si te heqim aknet?

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 29-04-2020, 19:49:53
Si bëhet trajtimi i akneve?
Mënyra se si trajtohen aknet mund të varet nga ashpërsia dhe persistenca e tyre. Lani fytyrën dy herë në ditë, jo më shpesh. Përdorni sapun të butë e delikat dhe ujë të ngrohtë. Mos gërryeni lëkurën. Pas pastrimit përdorni një locion, i cili përmban benzoyl peroksid. Mos i shtrydhni puçrrat. Duke i shtrydhur e shtyni infeksionin akoma më poshtë nën lëkurë, duke shkaktuar më shumë bllokim dhe skuqje e ënjtje të mëtejshme. Shtrydhja e puçrrave shkakton gjithashtu plagë dhe shenja. Gjithmonë lajini duart para se të prekni fytyrën. Lajini gjithashtu edhe para se të aplikoni kremra, locione apo makiazh. Mos shkoni asnjëherë në gjumë me makiazh në fytyrë. Përdorni makiazh që nuk përmban vaj dhe nuk bllokon poret. Flokët grumbullojnë sebum dhe qeliza të vdekura lëkure. Pastrojini rregullisht dhe mbajini larg fytyrës. Dielli i tepërt mund të shkaktojë mbiprodhimin e yndyrës.

A ka ndonjë produkt natyral që e rekomandoni për trajtimin e kësaj sëmundjeje?
Mukusi i kërmillit është një nga substancat më të mira për trajtimin dhe rigjenerimin e lëkurës, ndoshta trajtimi më i plotë dhe më i balancuar i krijuar ndonjëherë për kujdesin ndaj lëkurës. Ai përmban antioksidantë që janë në gjendje të ngadalësojnë procesin e plakjes, duke eliminuar radikalet e lira dhe përmbajtja e saj proteinike është e rëndësishme për t’i dhënë lëkurës një jetë të shëndetshme, të re dhe të tonifikuar. Mukusi i kërmillit hidraton lëkurën, e mban atë të shndritshme dhe të ushqyer, e mbron nga rrezet ultravjollcë, duke parandaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme të saj. Ai ngadalëson daljen e rrudhave dhe e stimulon lëkurën që të prodhojë më shumë kolagjen, si një nga substancat përgjegjëse për elasticitetin dhe bukurinë e lëkurës. /Megina Laçka

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 29-04-2020, 19:50:38


  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 13-08-2020, 20:01:52
Hailey Bieber është treguar e sinqertë në lidhje me një truk që ajo përdor për pastrimin e fytyrës nga aknet.

Modelja, e cila aktualisht është me pushime në një vend sekret, tregoi në Instagram se lëkura e saj përmirësohet kur noton në ujin e kripur të detit apo oqeanit“Lëkura ime është gjithmonë më e mirë kur kaloj kohë në oqean … e keni pyetur ndonjëherë veten pse? Edhe unë”, shprehet ajo.Dr.Kemi Fabusiwa, tregoi për Cosmopolitan, se përse uji i detit i pastron aknet, dhe nëse ka ndonjë efekt anësor që duhet të shqetësohemi .”Përqendrimet e larta të kripës në ujin e oqeanit kanë qenë prej kohësh të njohura për vetitë pastruese në lëkurë, të cilat ndihmojnë në nxjerrjen e papastërtive dhe zhbllokimin e poreve. Uji i kripës gjithashtu ka edhe veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Kjo zvogëlon numrin e baktereve që shkaktojnë puçrra në sipërfaqen e lëkurës dhe ndihmon në shërimin e plagëve apo shenjave.Megjithatë duhet të bëjmë kujdes:Efekti pastrues dhe anti bakterial që ka kripa shoqërohet me një efekt natyral të tharjes nëse e teprojmë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për individët me lëkurë të prirur ndaj akneve, pasi uji i kripur mund të çojë edhe në irritim.”/lapsi

Temat e fundit