×
Hyrja
Profili

Si te kemi floke te shendetshem?

Si te kemi floke te shendetshem?

· 3 · 167

  • Postime: 21592

ne: 24-03-2020, 18:24:03
Si te kemi floke te shendetshem?

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 15-04-2020, 09:48:08
Keshilla per floke te shendetshem:

Mos harroni se nuk mund të rritni flokët brenda natës. Fitimi i gjatësisë së re do të marrë kohë. “Flokët në mënyrë natyrale rriten vetëm rreth një të katërtën e madhësisë së tyre – thotë stilisti i famshëm i flokëve Mark Townsend. Gjëja që duhet të bëni përveç kujdesit është to :Praktikoni durimin..

Ironikisht, gërshërët janë miku juaj. Megjithëse prerja e vazhdueshme e flokëve nuk do ti rritë ato më shpejt, kjo praktikë do të mbajë të shëndoshë dhe do të parandalojë ndarjen e majave. Townsend, sugjeron që ti preni flokët nga pak cdo 10 deri në 12 javë për të parandaluar dëmtimin dhe ndarjen e fijeve të flokëve.


Përdorni kondicioner çdo herë bashkë me shampon. “Me kalimin e kohës, nga ngjyrosja dhe drejtimi apo fenirimi i tyre, flokët fillojnë të bëhen më të hollë në fund.” Kondicioneri ndihmon në zëvendësimin e lipideve dhe proteinave brenda boshtit të flokëve dhe në këtë mënyrë flokët tuaj rriten më gjatë dhe të dukeni më të shëndetshëm”, thotë Townsend

Dhe mos përdorni shampo çdo herë që të bëni dush. “Është tronditëse për mua sa gra kalojnë përdorin shampo dhe kondicioner çdo herë që bëjnë dush, që është gjëja më e keqe që mund të bësh për flokët – sidomos kur përpiqesh ti rritesh gjatë, shpjegon Townsend. Ajo do ti dëmtoj dhe do ti bëjë edhe më të ndjeshëm flokët e tuaja pasi që qëllimi i shampos është ti mbajë të pastra.

5.Në fund të çdo dushi lereni ujin e ftohtë të rrjedh mbi flokët tuaja.. “Kjo me të vërtetë ndihmon të rritet dhe ti  mbajë flokët të gjatë dhe shëndetshëm për më shumë kohë”, thotë Townsend. “Uji i ftohtë përcakton shtresën e jashtme të flokëve më lehtë, gjë që ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë dhe dëmtimin si pasojë e nxehtësisë.

Zbatoni një trajtim me vaj ose maskë çdo javë, përvec larjes trajtimi me mask është njëra nga mënyrat si ti bëni flokët tuaja të shkëlqejnë dhe më të shëndetshme. Çfarë maske vendosni vet por kryesorja të kujdeseni maksimalisht për to./Indeksonline/

  • Postime: 21592

#2 ne: 09-09-2020, 23:33:16
1.Vaji natyral
Përdorimi i vajit, rigjeneron flokun. Përdoreni atë para se të laheni. Bëni një miksim të vajit të kokosit, të ullirit dhe aplikojeni këtë përzierje në flokët tuaj. E mira është ta mbani këtë për rreth 1 deri në 2 orë. Majat e djegura nesër do të zhduken.

2.Majonezë
Majoneza kryen funksionin e balsamit perfekt për flokët. Gjithçka duhet të bëni është ta aplikoni atë në pjesët më të dëmshme, pra në fundet e flokëve dhe mbajeni për rreth 40 minuta. Këtë trajtim mund ta bëni 2 herë në javë.

3.E verdha e vezës
Merrni të verdhën e vezës dhe të masazhoni skalpin tuaj. Më pas lëreni rreth 30 minuta para se ta shpëlani.

4.Banane
Merrni një banane, pak qumësht dhe pak të verdhë veze dhe përziejini deri sa të krijoni me to një maskë. Nëse keni flokë të thatë, mund të shtoni dhe pak mjalt.

5.Birrë
Do ta vëreni këtë sapo t’i spërkatni majat e djegura me birrë. Lërini flokët ashtu për rreth 20 minuta dhe më pas shplajini me ujë të bollshëm./lapsi.al
 

Temat e fundit