Si te rrisim tensionin? - Pyetper

×
Hyrja
Profili

Si te rrisim tensionin?

Si te rrisim tensionin?

· 3 · 258

  • Postime: 21592

ne: 24-03-2020, 14:27:18
Si te rrisim tensionin?

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 29-04-2020, 23:35:08
Kafeina, guarana dhe stimuluesit e tjerë do ta rrisin tensionin e gjakut, por në doza më të mëdha mund të nxisin rrahjen e shpejtë të zemrës, çka do të thotë që duhet të jeni të kujdesshëm. Si ilaçe alternative aplikohen preparatet në bazë të  Zen-Shen. Zen-Shen siberik, si më i lehtë u rekomandohet personave të rinj, ndërsa ai kinez apo korean, meqenëse është më i fortë, rekomandohet për personat më të vjetër që kanë tension shumë të ulët të gjakut.

Çdo ditë bëni dush me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë me radhë, bëhuni më aktiv, shëtisni më shumë, konsumoni më shumë kripë (kripa e lidh ujin në organizëm dhe rrit volumin e gjakut qarkullues), ndërsa çdo ditë pini shumë ujë dhe çaja bimorë. Hani më pak e më shpesh, konsumoni më shumë vitamina C, kalium dhe hekur. Pasuroni menynë me pemë dhe perime të freskëta. https://www.zerion.net/pyetper/si-ulet-tensioni-i-larte-ne-kushte-shtepie/

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 29-04-2020, 23:35:36
Si të rrisni tensionin e ulët me dhallën e kripur
Mënyra më e mirë për të rritur tensionin që ulet krejt papritur është që të pini një gotë me dhallë të kripur. Për përgatitjen e dhallës përzieni mirë gjysmë filxhani çaji me kos të bërë në shtëpi dhe një filxhan ujë të pijshëm. Këtu mund të shtoni deri në një lugë çaji me kripë. Pasi ta keni përzier mirë në një mikser, shtoni pak akull dhe pijeni menjëherë.

Në 30 minuta, tensioni i gjakut do të rritet dhe në një orë do të kthehet në normalitet. Kafeja, sipas ekspertëve, nuk përbën metodën më të përshtatshme për rritjen e tensionit të gjakut. Kjo për arsye se kafeja mund të rrisë rrahjet e zemrës por jo tensionin dhe të dyja këto janë të lidhura fort me njëra tjetrën.

Dhalla e Kripur Burim Elektrolitesh Në Ditët e Nxehta
Dhalla e kripur rekomandohet veçanërisht në verë, kur njeriu dehidratohet nga temperaturat e larta. Një gotë me dhallë të kripur, jo vetëm që shuan etjen por edhe rikthen balancën e elektroliteve në organizëm që humbasin si pasojë e dehidratimit. Njeriu humbet elektrolite vazhdimisht gjatë ditës, por në stinën e verës, ato humbasin me një ritëm më të shpejtë. Dhalla e kripur është shumë e pasur me proteina, kalium dhe kalçium dhe kjo e bën atë një burim të shijshëm e të shpejtë elektrolitesh./AgroWeb

 https://www.zerion.net/jeta/si-mposhtet-hipertensioni-me-ushqime/
https://www.zerion.net/pyetper/si-ulet-tensioni-i-larte-ne-kushte-shtepie/
https://www.zerion.net/jeta/hipertensioni-tensioni-larte/

Temat e fundit