Si te shpetojme nga gazrat? - Pyetper

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si te shpetojme nga gazrat?

Si te shpetojme nga gazrat?

· 6 · 522

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 24-03-2020, 14:15:42
Si te shpetojme nga gazrat?

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 09-04-2020, 21:05:45
Mos ha vakte të rënda. Kur ha shumë, sistemi tretës lodhet, ndaj edhe funksionon më ngadalë, duke i bërë gazrat edhe më të shpeshta.Ha ngadalë dhe duke u përtypur! Gazrat në stomak ndodhin edhe për shkak të ajrit që mbledh gjatë procesit të shpejtë të ngrënies. Sa më shpejt e ?on ushqimin në stomak, aq më shumë ajër thith nga jashtë dhe e dërgon brenda. Nëse ha ngadalë dhe duke u përtypur, atëherë gazrat eliminohen ndjeshëm.Shmang ushqimet që shkaktojnë gaz. Produktet ushqimore që shkaktojnë gazra duhen eliminuar për shkak se shtojnë problemet me stomakun. Kështu, nëse ke të tilla probleme, shmang ushqimet si djathin, qumështin, dardhat, brokolin, fasulet, ushqimet e shpejta dhe pijet me gaz (ose, nëse të pëlqejnë, zgjidh gjithmonë një ilaç antigaz pas tyre)
Ec për disa minuta. Ecja apo ushtrimet ndihmojnë më shumë tretjen, ndaj edhe reduktojnë ndjeshëm problemet me stomakun. /gazetablic

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 30-04-2020, 17:46:39
Fryrja e stomakut mund të jetë e dhembshme, e pakëndshme dhe shkakton gazra. Kështu mund ta eliminoni këtë gjendje edhe pa ilaçe, transmeton Telegrafi.

Stomaku më së shpeshti fryhet për shkak të ushqimit, i cili vështirë tretet, mirëpo mund të jetë shenjë edhe që në trup zhvillohet sëmundje e rrezikshme, siç është karcinoma.

Nëse shpesh ndieni fryrje stomaku, duhet patjetër të kërkoni ndihmën e mjekut, ndërkaq shumë ekspertë për shërimin e këtij problemi rekomandojnë bimën të cilën pothuajse çdokush e ka në kuzhinë.

Fjala është për majdanozin i cili është diuretik, antiseptik dhe rregullon inflamacionin, ndërkaq me shekuj është i njohur si bimë shumë shëruese në mjekësinë popullore.

Majdanozi ka cilësi karminative, si edhe borziloku, maraqi, kamomili, që e bën ilaç të fuqishëm natyral, i cili zgjidh problemin e fryrjes dhe të gazrave.

Mund të zieni çaj nga majdanozi, të pini ujë në të cilin ka qëndruar majdanozi apo ta qitni në gjellë në mënyrë që të ndihmojë në rregullimin e metabolizmit dhe punën e zorrëve.

Gjithashtu, majdanozi përmban thartirë folike, antioksidante, bashkime të shëndetshme (miristicinë dhe apiol) dhe vitaminat K, C dhe A, andaj është ilaç i shkëlqyeshëm natyral për gjithë organizmin.

Shumica e ekspertëve e rekomandojnë edhe xhenxhefilin kundër fryrjes së stomakut. /meb.al

  • Postime: 204
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 15-03-2021, 18:21:41

  • Postime: 204
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 15-03-2021, 18:21:52

  • Postime: 204
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 15-03-2021, 18:22:20

Temat e fundit