×
Hyrja
Profili

Si ulet temperatura e larte e trupit?

Si ulet temperatura e larte e trupit?

· 2 · 245

  • Postime: 21592

ne: 24-03-2020, 11:42:17
Si ulet temperatura e larte e trupit?

  • Postime: 26673
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 30-04-2020, 00:24:48
Çorape të lagura në këmbë, ndoshta duket e çuditshme por funksionon. Merrni një palë çorape pambuku dhe i lagni me ujë të ftohtë, pasi i shtrydhni i vini në këmbë, në fillim doemos fëmijëve u jep pak bezdi por pasi kalon kontakti i parë me të ftohtën do të ndihen shumë të lehtësuar.

Banjoja me ujë të “ftohtë” Ka shumë persona që temperaturën e kanë me shumë ethe edhe kur ajo është shumë e lartë. Më e mira është që uji të jetë i ngrohtë dhe me uljen e temperaturës të ujit të bjerë dhe temperatura e trupit gradualisht pa i provokuar trupit tronditje të menjëhershme.

Pini shumë ujë. Temperatura është një përgjigje e natyrshme e trupit tuaj për të luftuar, por sa më shumë nxehtësi të thotë më pak hidratim . Sigurohuni që trupi të qëndrojë vazhdimisht i hidratuar, veçanërisht në rastin që ka diarre ose të vjella, të cilat ndikojnë në humbjet e ujit.

I ftohti në kokë dhe përreth qafës ndihmon shumë. Vini kompresa me ujë të ftohtë në kokë pasi i shtrydhni mirë gjithashtu edhe një shall pambuku pasi e keni lagur me ujë të ftohtë dhe keni hequr ujin e tepërt. Përsëriteni këtë procedurë shumë herë sa të jetë e nevojshme.

Një akullore me lëng frutash,të cilën mund ta bëni edhe vetë nëse nuk ju ndodhet në shtëpi. Është mënyra më e këndshme për fëmijët për të ulur pak temperaturën dhe në të njëjtën kohë marrin sheqernat dhe hidratojnë trupin.

Në një enë shtoni një filxhan rrush të thatë dhe 7 gota uji, sa fillon zjerrja e ujit ulni flakën duke e lënë të zjejë ngadalë deri sa të ngelë çereku i ujit. E lini të ftohet dhe mund të pini dy me tre gota gjatë ditës.

https://www.zerion.net/pyetper/si-te-ulim-temperaturen-ne-kushte-shtepie/

Temat e fundit