×
Hyrja
Profili

Vendet ku mund te blihet nenshtetsia?

Vendet ku mund te blihet nenshtetsia?

· 2 · 127

  • Postime: 21592
InfoZ
ne: 22-03-2020, 20:30:45
Kush jane shtetet e botes ku mund te blihet nenshtetsia?

  • Postime: 26671
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 24-04-2020, 15:57:23
Jane dhjetra vende te botes, ne te cilet nese ben nje investim duke blere prona apo duke hapur nje biznes, ose dhe duke investuar ne biznese qe tashme ekzistojne, ke te drejte te marresh nenshtetesine, ose lejen e qendrimit. Keshtu psh:

Ne Fiji me $125,000 investim merr nenshtetsine. Fixhi gjendet ne Oqeani dhe eshte shtet ishullor.

Ne Kolumbi (Amerika Jugore) me $150,000 investim merr leje qendrimi.

Ne Brazil me $160,000 merr te drejten e qendrimit atje.

Ne Dominica (shtet ishullor ne Karaibe) me $200,000 merr nenshtetsine e vendit.

Ne Panama (Amerika Qendrore) me $200,000  merr lejen e qendrimit atje.

Ne Vanuatu (shtet ishullor ne Oqeani) me $200,000 ke te drejte te marresh shtetesine e vendit.

Ne Dubai nese bleni nje prone me vlere $272,000 a me shume ju mundeson te merrni lejen e qendrimit atje. Ose dhe vetem $20,000 invesitm ne nje biznes per te marre lejen e qendrimit.

Sant Lucia (nje tjeter shtet ishullor ne Karaibe) kerkon $300,000  investim per te marre shtetesine.

Greqia fshinje lejon me $300,000 investim marrjen e lejes se qendrimit.

Letonia (shtet anetar i BE) lejon me $327,000 investim marrjen e lejes se qendrimit.

Grenada nje tjeter shtet ishullor ne karaibe, qe me $350,000 investim te mundeson shtetsine.

Hungaria (ne BE gjithashtu) kerkon $356,000 investim per te dhene lejen e qendrimit.

Belgjika (shtet i BE) jep leje qendrimi me $416,000 investim.

Saint Kitts and Navis (shtet ishullor ne Karaibe) jep shtetsine e vendit me $400,000 investim.

Antigua and Barbuda (nje tjeter shtet ishullor ne Karaibe) kerkon $400,000 investim per te dhene shtetsine.

Andora (mikroshtet midis Frances dhe Spanjes) kerkon $475,000 investim per te dhene lejen e qendrimit.

Ishujt Bahamas, nje parajse tropikale afer SHBA, mundesojne lejen e qendrimit me $500,000 investim. Pas qendrimit 10 vjecar atje mund te merrni dhe shtetesine.

Ne SHBA nese investoni mbi $500,000 keni te drejte te aplikoni per Green Card.

Mauritius nje shtet ishullor dhe parajse tropikale ne oqeanin Indian (me afer Afrikes) mundeson lejen e qendrimit nese investoni me shume se $500,000. Pas 2 vitesh qendrimi atje mund te merrni dhe nenshtetesine.

Mali i Zi po ashtu mundeson shtetesine nese investoni $595,000 a me shume.

Irlanda, nje tjeter shtet i BE mundeson lejen e qendrimit nese investoni $595,000.

Spanja po ashtu lejon marrjen e lejes se qendrimit nese investoni me shume se $595,000

Portugalia, fqinje e Spanjes dhe anetare e BE mundeson po ashtu lejen e qendrimit me $595,000 investim.

Bullgaria e afert, qe eshte dhe anetare e BE jep leje qendrimi me $595,000 investim.

Zvicra kerkon $1 milione investim per te dhene lejen e qendrimit.

Turqia po ashtu kerkon $1 milione investim, por duke dhene nenshtetesine turke ne kete rast.

Malta, shtet ishullor ne mes te Mesdheut anetare e BE kerkon $1.1 milione investim per nenshtetesine.

Principata e Monakos kerkon $1.2 milione per te dhene lejen e qendrimit.

Italia mundeson lejen e qendrimit nese investoni $1.2 milione a me shume.

Qipro jep shtetesine nese investoni $2.4 milione a me shume.


Temat e fundit