Rregullorja Zerion
Para se të bëheni anëtar të komunitetit të Zerion ju duhet të lexoni rregulloren dhe nëse i'u duket e pranueshme, atëherë dhe ta pranoni atë. Pranimi i kësaj rregulloreje ju vë para përgjegjësisë kundrejt atyre që keni pranuar. Funksionimi i këtij komuniteti bazohet në këtë rregullore dhe për sa kohë ju e pranoni atë para se të regjistroheni, atëherë stafi i Zerion ka të gjitha të drejtat të veprojë në bazë të kësaj rregulloreje të pranuar nga vetë ju. Gjithashtu dhe stafi Zerion ka detyrimet e tij ndaj anëtarëve duke u bazuar në këtë rregullore. Asnjë veprim nuk lejohet të ndërmerret në kundërshtim me rregulloren. Për çdo rast shkeljeje do të ketë masa pa marrë parasysh statusin e secilit. Këto masa do të merren gjithashtu duke u bazuar në këtë rregullore.
*Ju lutemi ta lexoni rregulloren!
1. -= Liria e shprehjes është e garantuar =-
Pika një e rregullores së Zerion është Neni 22 pika 1 e Kushtetutës së shtetit shqiptar. Duke qenë se projekti Zerion ka për qëllim t'i japë zë dhe liri shprehje çdokujt që ka diçka për të thënë atëherë dhe pika një e rregullores tonë është një nga nenet themeltare të kushtetutës shqiptare. Secili është i lirë të shprehë mendimet dhe idetë e tij pa u penguar.
2. -= Gjuha zyrtare në Zerion është shqipja =-
Pika dy e rregullores është Neni 14 pika 1 e kushtetutës së shtetit shqiptar. Zerion është një nismë shqiptare dhe për shqiptarët, pra dhe gjuha e këtij komuniteti është shqipja. Të gjitha shkrimet e vendosura duhet të jenë në shqip. Përjashtim bëjnë vetëm fjalë të veçanta, shprehje dhe shkrimet origjinale të sjella si citime burimi dhe të shpjeguara qartë në vijimësi të postimit.
3. -= E drejta e autorit =-
Postimet, shkrimet dhe materialet e publikuara në forum dhe në revistë janë pronë të atij që i vendos. Dhe duke qenë se vendosen në platformën virtuale të Zerion atëherë dhe merr të drejtën e përdorimit të tyre, por gjithmonë duke i ruajtur dhe i njohur emrin autorit. Ndërkaq, nuk lejohet që autori i shkrimeve t'i heq apo fshijë postimet e tij tërësishtë nga forumi. Pjesa tjetër është pronë ekskluzive e Zerion si e tillë mbrohet me ligjet e copyright-it. Vendosja e softver-eve, programeve, skripteve dhe çdo gjëje tjetër të mbrojtur me ligjet e copyright-it është rreptësisht e ndaluar.
4. -= Përgjegjësitë e Zerion ndaj shprehjes së ideve dhe mendimeve të anëtarëve -=
Zerion nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj mendimeve të hedhura në faqet e tij. Ato janë vënë me vullnetin e lirë të anëtarëve. Stafi i Zerion nuk monitoron në këto aspekte - në postimet e bëra. Prandaj Zerion nuk mban përgjegjësi ndaj vlefshmërisë dhe ideve të hedhura në to, apo thjeshtë vlefshmërisë dhe vërtetësisë së materialeve dhe shkrimeve të paraqitura në forumin e Zerion.
5. -= Diskutimet dhe postimet në forumin e Zerion -=
Diskutimet dhe shkrimet në përgjithësi duhet të udhëhiqen nga kultura e debatit, respekti për të tjerët dhe mendimin e tyre. Anëtarët e Zerion janë të detyruar të mos vendosin shkrime, fjalë, shprehje dhe materiale që janë: ekskluzivisht polemizuese, pornografike, sharje dhe ofendime, abuzive, pedofili, provokuese, raciste, që shprehin urrejtje ndaj kategorive të ndryshme të njerëzve, që synojnë të sulmojnë, përçajnë, denigrojnë dhe ulin poshtë shqiptarët, Shqipërinë dhe kombin shqiptarë në përgjithësi, që prekin intimitetin dhe jetën private të të tjerëve, që prekin të drejtat e mbrojtura të autorit, që synojnë të prekin dhe të ulin vetë integritetin e Zerion dhe stafit të tij.
6. -= Propaganda fetare në forum =-
a) Ndalohen temat apo postimet që kanë qëllim të pastër, apo të ndërsjelltë propagandues fetarë nëpër forum përveçse në tri rubrikat përkatëse të fesë; Bota e Këndvështrimeve Teologjike, Forumin e Krishterë dhe Forumin Islam. Këto diskutime ndalohen pasi prekin ndërsjelltas çështjen kombëtare, e cila është primare në këtë forum, si dhe vetë integritetin e forumit.
b) Ndalohen diskutimet që kane karakter të mirëfilltë polemizues midis feve. Diskutime të tilla sjellin vetëm sherr dhe polemika pakrye si dhe inat e urrejte në zemrat e besimtarëve të feve të ndryshme.
7. -= Shkrimet dhe materialet e vendosura në forum =-
Për të ruajtur estetikën e forumit të Zerion duhet të ndiqen disa rregulla. Mundësitë teknike që parashikon forumi janë të shumta, por ato duhet të përdoren me kujdes:
a) Shkrimet duhet të kenë madhësi dhe formë germash, ashtu si janë përcaktuar nga stafi. Me forma, ngjyra e kode të veçanta mund të postohet vetëm në rastet kur paraqitet një fjalë e veçantë, fjali a shprehje dhe jo tërë shkrimi. Shkrimet me germa të trasha, pjerrëta dhe nënvizuara janë të ndaluara. Këto kode mund të përdoren vetëm në rastet e përmendura më sipër.
b) Nënshkrimi, apo firma e anëtarëve duhet të jetë konform rregullores. Kodet e ngjyrave dhe të formave të germave në nënshkrim janë të lejuara, por jo ato të madhësisë. Kodet e tjera janë të ndaluara. Në nënshkrim nuk mund të përdoren imazhe. Në çdo rast shkeljeje stafi i forumit të Zerion do të ketë të drejtën të ndërhyjë e të ndryshojë postimin, apo përmbajtjen e nënshkrimit tuaj.
8. -= Moderimi =-
Stafi bazohet në rregulloren e mësipërme në punën e tij. Në asnjë rast nuk mund të ndryshohen shkrimet dhe përmbajtja e tyre pa u bazuar në rregullore.