×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Select Prefix:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Shkruaj germat qe shihni ne figure
Degjoi germat / Kerko nje tjeter figure

Shkruaj germat qe shihni ne figure:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: ßåßy ღ
« ne: 19-10-2012, 15:24:56 »

Android per mua. :D
Postuar nga: erlehta
« ne: 18-10-2012, 09:20:37 »

Sot, lufta e re teknologjike është mes iPhone-it të Apple dhe Androidit të Google, për sistemet operative të telefonëve celularë. Fituesi do të përcaktojë të ardhmen e industrisë së teknologjisë në epokën e internetit

Apple dhe Android, përplasja e titanëve

Gjatë viteve 1990, mes Microsoft Internet Explorer dhe Netscape Navigator shpërtheu lufta e parë teknologjike për zotërimin e internetit. Gjatë viteve 2000, Google dhe Yahoo luftuan ashpër për motorët e kërkimit dhe të gjithë e dimë se si përfundoi kjo luftë, duke qenë se për çdo informacion, sado të vogël i drejtohemi menjëherë Google-it. Sot, lufta e re teknologjike është mes iPhone-it të Apple dhe Androidit të Google, për sistemet operative të telefonëve celularë në tregun e smartphone.
Secila nga këto beteja ka përcaktuar fatin e teknologjisë në epokën e internetit. Lufta mes Apple dhe Android nuk është aspak e ndryshme. Të gjithë e dinë se beteja për mbizotërimin e internetit është duke u zhvendosur në fushën e telefonëve celularë dhe Apple së bashku me Android janë hedhur tashmë në sulm përballë njëri-tjetrit me dy modele të ndryshme biznesi. Asnjë nga këto dy lojtarë të mëdhenj nuk ka ndërmend të dorëzohet së shpejti, pasi këto beteja mund të vazhdojnë për vite, madje edhe dekada me radhë, por kompania që do të dalë në krye do të përfitojë ekskluzivitetin e ndryshimeve rrënjësore që do të pësojnë desktopët e kompjuterave së bashku me telefonat celularë dhe tabletët.
Apple dhe Google e dinë mirë se sa i lartë është basti për këtë betejë mes gjigantësh. Ish-kreu i Apple, Steve Jobs, revolucionarizoi tregun e telefonëve celularë nëpërmjet iPhone-it dhe u xhindos së tepërmi kur Google hodhi në treg Androidin, pasi ishte i bindur se kishte kopjuar disa nga karakteristikat më novatore të iPhone-it. Për këtë ra dakord edhe juria e Gjykatës së Kalifornisë në gusht të këtij viti, duke nxjerrë një vendim në avantazh të Apple-it. Ndërkohë, Google ka lëshuar miliona dollarë për zhvillimin e Androidit dhe disa biliona të tjerë për të rifituar pronësinë e tij intelektuale, duke blerë Motorola Mobility për 12.5 bilionë dollarë.
Fusha e smartphon-ëve është tepër e rëndësishme, për shkak se Apple dhe Google janë duke paraqitur dy modele të ndryshme dhe tërësisht novatore biznesi në këtë betejë. Kjo është diçka shumë më e madhe se një betejë komerciale mes dy gjigantësh të teknologjisë. Është një luftë mes dy vizionesh tërësisht të ndryshme për sa i përket të ardhmes së sistemeve kompjuterike të përshkruara me dy terma tepër të thjeshta: të hapura dhe të mbyllura. Modeli i Apple-it ka të bëjë me kontrollin absolut të proceseve të iPhone-it, që nga hardware dhe software e deri tek aplikacionet e telefonit që mund të blihen ekskluzivisht vetëm në Apple Store...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI