×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 21-01-2013, 12:06:12 »

Të vetëdijshëm se si ata mund të vënë në siklet fëmijën e tyre adoleshent, prindërit mund të mësojnë se çfarë nuk duhet të bëjnë.
Pyetja se: “Çfarë ndodh kur adoleshentët janë të zënë ngushtë nga prindërit e tyre?” është një çështje e gjerë, sepse përgjigja ndahet në shumë mënyra.
Për të filluar, sikleti për një adoleshent nuk është një emocion i parëndësishëm. Kjo është një moshë ku zhvillimi i përshtatshmërisë është aspekti që zhvillohet më shumë: pavarësia e përshtatshme, njohuritë, atraktiviteti fizik, shpejtësia verbale, guximi, popullariteti, përvoja e kësaj bote, kompetenca sociale, arritja atletike etj.
Ndrojtja (sikleti) është një reagim i pakëndshëm për disa ekspozime publike, që tregon një mangësi personale dhe kështu personi vendos të largohet nga turma. Vëmendja e padëshiruar sociale shkakton një shkallë të dhimbshme të ndrojtjes si shkak i gjykimit të pakëndshëm, të papërshtatshëm, ose ndryshe të ngathët e të paefektshëm. Për adoleshentin mund të ketë ndodhur të jetë izoluar në moment dhe nëse kjo zgjat, mund të sjellë shtrëngesën e poshtërimit, i cili është një hap i vogël drejt turpit – e më pas duke krijuar një ndjenjë të qëndrueshme të turpit: “Unë kurrë nuk do ta përjetoj këtë!”. Përveç kësaj, nga frika e sikletosjes mund të ketë një efekt frenues. “Më mirë mos të provoj më, se sa të rrezikoj të dukem qesharak”.
Veçanërisht gjatë viteve të shkollës së mesme, një objektiv ngacmimi në marrëdhënie shoqërore mund të jetë për të vënë në siklet dikë, qoftë një rival apo një viktimë fatkeqe sociale, në secilin rast duke fituar një masë të pushtetit social. Qëllimi i këtij ngacmimi është për të bërë qesharak përpara një publiku, se si dikush është apo se çfarë bëjnë ata: “Ju nuk e dini se…”, “Ju jeni aq memec sa…”, “Ju jeni aq i shëndoshë”, “Ju jeni një humbës”, “Ti vishesh në mënyrë demode”, “Ju jeni aq i çuditshëm”. “Ju jeni jashtë asaj që thuhet”. “Kjo është kur shikuesit qeshin me sikletosjen e personit, që në vetvete përmbledh fuqi poshtëruese.
Një moment vendimtar që shënon fundin e fëmijërisë dhe fillimin e adoleshencës është kur prindërit mund të bëhen një siklet social jashtë shtëpisë, si psh. duke treguar në shkollë. Kjo është diferenca midis faktit sa i lumtur është për vizitën e prindërve papritur në klasë një fëmijë i klasës së parë (“Hej, shikoni se kush është këtu!”) dhe si ndryshon për adoleshentin, i cili një ndërhyrje të tillë e sheh të padëshirueshme (“Mami, babi, çfarë jeni duke bërë këtu?”). Fëmija pëlqen të identifikohet me prindërit dhe ndjehet krenar për marrëdhënien midis tyre. Adoleshenti mendon se rritja e pavarësisë së tij zvogëlohet duke u parë në prezencë të prindërve.
Sigurisht, duke pohuar lirinë e pavarësinë është vetëm gjysma e adoleshencës, sepse krijimi i individualitetit të mjaftueshëm për një “identitet unik” është tjetër. Si një veçori që i dallon nga fëmijëria është dëshira për t’u ndarë nga prindërit, duke krahasuar veten me ta dhe tani më të ndjeshëm se kurrë për t’u zënë ngushtë nga mënyrat se si janë, por që prindërit nuk duan të jenë: - në interesat, vlerat, shijet, zakonet dhe tipare të tjera. Mësimi është: pranojini ato sapo udhëtimi për pavarësi fillon, miqësia prindërore në publik do të jetë më pak e rehatshme dhe tiparet prindërore do të jenë më pak të pranueshme se sa zakonisht. Të dyja si rezultat i sikletit potencial që përfshin këtë moshë. Kur prindërit janë agjentë të sikletit për shkak të asaj që ata me qëllim apo pa qëllim bëjnë, nuk e bëjnë, ose thonë, adoleshentët mund të ndjehen të tradhtuar dhe të zemëruar.
I bindur plotësisht, një prind i jep adoleshentit një detyrë përballë miqve të tij, duke krijuar disa vështirësi e situata që e vendosin atë në një pozitë të paqëndrueshme. “Ti nuk mund të shkosh askund me askënd deri sa t’i kërkosh falje për atë që i ke thënë vëllait tënd”. Akti i nënshtrimit apo përuljes, i kërkuar nga prindi në këtë formë e bën fëmijën që të humbasë “autoritetin” e të rriturit. Mesazhi për prindërit është: këto kërkesa ndaj fëmijëve duhet t’i thotë privatisht në komunikimin më të, jo në sy të miqve të tij.
Apo në mënyrë të paqëllimshme, një nënë e cila dëshiron të mirëpresë miq të rinj të vajzës së saj në fillim të shkollës së mesme, kur ata vijnë për herë të parë fillon t’u bëjë pyetje shumë specifike në lidhje me familjet e tyre, duke shprehur interes që t’i njohë sa më mirë. Por edhe pse ajo është duke vepruar miqësisht, shokët e klasës s’do ta marrin pozitivisht, kështu që vajza vendoset në siklet nga sjellja e nënës së saj. “Si mund të kërkosh aq shumë për njerëzit, të cilët nuk të njohin? Më ke bërë të ndihem si një budallaqe”. Dhe herën tjetër është mirë që nëna ta dëgjojë këshillën e vajzës së saj. Mësimi në këtë rast është: është e nevojshme që prindërit të deklarojnë dhe premtojnë se në qoftë se ata veprojnë ndonjëherë në mënyra që i vendosin në siklet fëmijët e tyre, ata do ta korrigjojnë atë sjellje dhe nuk do ta përsërisin më.
Ka edhe siklet të qëllimshëm prindëror: vënie e qëllimshme e adoleshentit në siklet, duke gjetur mënyra të ndryshme, të cilat shpesh janë në formën e ngacmimeve, nganjëherë janë të nxitura nga një dëshirë për ndikim, nganjëherë nga një armiqësi e pastër.
Pra, nëna ngacmon djalin e saj për periudhën e pubertetit menjëherë pas mbarimit të shkollës: “Të gjitha vajzat po presin tani për ty”. Ajo e vendos në siklet djalin, duke vlerësuar e rritur shumë lart paraqitjen e tij, por ai e merr atë si një shuplakë sarkastike mbi mungesën e përvojës seksuale, duke krijuar një ndjenjë pasigurie rreth vetes. “Kjo nuk është për të qeshur, mami!”. Mësimi është: nëse ngacmimi nuk është i këndshëm apo për të qeshur, atëherë duhet eliminuar, nuk duhet ta bëni më.
Ose për të ruajtur ndikimin e tij të vjetër mbi vajzën adoleshente, babai i saj thotë diçka të sikletshme në lidhje me atë që ai ka frikë se ajo do të bëjë, duke pasur si qëllim që ta mbajë vajzën sa më larg nga ajo gjë. “Shko në festë ku do të kërkosh drogë dhe do të marrësh atë që të duket se je e gatshme për ta marrë”. Në këtë rast, atë që ai e ka menduar si një paralajmërim e tha të gjithë si një sulm të turpshëm për mbrëmjen sfiduese që kishte përpara. Në mbrojtje të saj, ajo me zemërim do të përgjigjet: “Droga dhe seksi janë gjithçka që ti mendon se unë s’do t’i bëj kurrë”. Mësimi është: në qoftë se keni disa shqetësime të rëndësishme në lidhje me fëmijën tuaj, mos e përdorni sikletin si një formë për të marrë informacion.
Të gjitha këto situata e dëmtojnë adoleshentin, pasi vetë adoleshenca si periudhë është e mbushur me momente të sikletshme, ndjenja faji dhe turpi dhe s’është nevoja të shtyhen më tutje nga prindërit. Të gjitha këto ngarkesa do të kenë pasoja në të ardhmen, ndaj prindërit duhet të tregohen sa më shumë të kujdesshëm.

NGA: Sc. ERVISA LULA