×

Disa nga librat me te demshem

Disa nga librat me te demshem

· 15 · 5111

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 04-09-2005, 06:45:29
Disa nga librat me te demshem te shekujve 19 dhe 20.



1. Manifesti Komunist
Autore: Karl Marx dhe Frederik Engels
Data e publikimit: 1848
Shkurt: Marksi dhe Englesi u linden ne Gjermani ne 1818 dhe 1820, ata jane baballaret e komunizmit.  Englesi qe nje trashgimtar i nje fabrike tekstilesh, dhe me parate financoi Marksin gjate jetes se tij.  Ne vitin 1848 ata qene bashke autore te librit famekeq "Manifestoja Komuniste" si nje platforme veprmi i nje grupi qe e quanin veten Liga Komuniste. Libri i tij kishte si vizion historine e luftes midis klases puntore dhe klases se pronareve.  Sipas tyre puntoret qene te shfrytezuar nga pronaret, dhe u bene thirrje puntoreve per nje revolucion, ku pronat familiare dhe shteterore te bashkoheshin ne nje Utopi ploretariate.  Thuhet se Manifestoja ka dhene rruge per vrasjen e mese 50 milion njerzve, ne vendet te cilat praktikuan teorite e dy enderrimtarve famekeq.


2. Mein Kampf (Perpjekja ime)
Autor: Adolf Hitler
Data e publikimit: 1925-26
Shkurt: Mein Kampf u publikua fillimisht ne dy pjese, ne vitin 1925 dhe 1926 pasi Hitleri u fut ne burg pasu kreu Pucin e Korridorit te Birres, e cial kishte per qellim te merrte pushtetin nga qeverisa Bavareze.  Ne kete liber Hitleri shprehu mendimet e tij raciste dhe anti-semitike (anti Hebre), ai shtroi programin e tij per qeverine Naziste qe piketoi drejt tek Holokasti dhe Lufta e II Boterore. Ai parashikoi  vrasjen masive te Hebrenjve dhe nje lufte kundra Frances e ndjekur nga nje konflikt me Rusine, per te ndertuar nje "dhome zbavitje" per Gjermanet ne Europe.  Ky liber mund  te kishte marre dhe vendin e pare, sepse jo vetem qe Hitleri me sistemine tij ishte shkaktar i nje lufte gjakatare, por edhe solli ne bote filozofine sekulariste atesite, ku njeri nuk eshte gje tjeter vec nje kafshe  e evoluar dhe nuk ka vlere.


3. Thenie nga Kryetari Mao
Autor: Mao Zedong
Data e publikimit: 1966
Shkurt: Mao, qe vdiq me vitin 1976, ishte udheheqesi i Ushtrise se Kuqe ne luften per kontrollin e Kines, kundra forcave te Chiang Kai-shek. Ai doli fitimtar ne vitin 1949, dhe formoi Republiken Popullore te Kines, duke skllaveruar shtetin me te madh ne bote nen kthetrat e komunizmit. Ne vitin 1966, ai publikoi "Thenie nga  Kryetari Mao Zedong", ose i njohur si "Libiri i vogel i kuq", si nje vegel ne revolucionin kulturor qe perfshiu Kinen.  Ironik titulli i revolucionit Kinez, sepse gjate ketij revolucioni u ndalua muzika klasike dhe letersia boterore. "Eshte detyra e kombeve te botes te ndalojne imperializmin Amerikan" shkruajti Mao.


4. Raporti i Kinseit
Autor: Alfred Kinsey
Data e publikimit: 1948
Shkurt: Alfred Kinsei ishte nje zoologjist tek Universiteti Indianes ne SHBA ne vitin  1948, publikoi nje studim te titulluar "Sjellja seksuale e mashkullit" ose i quajtur si Raporti i Kinseit. Pese vjet me vone ai publikoi nje studim per femrat. Raporti i tij kishte per qellim te ti jepte nje pamje normaliteti taktikave jo normale seksuale.  Sipas libirt te tij 95%e meshkujve Ameirkane qene te prire kaq shume ndaj seksit sa mundte akuzoheshin per ofendime seksuale. "Raporti i tij kishte studime seksuale mbi femijet dhe vajzat nen 4 vjec. Gjithashtu tha se 37% e meshkujve  Ameirkane kishin provuar seks me partnere te seksit te njejte"



5. Demokracia dhe Edukimi
Autor: John Dewey
Data e publikimit: 1916
Shkurt: John Dewey, qe jetoi midis viteve 1859 dhel 1952, ishte nje filozofist progresiv ,dhe avokati me i madh per paganizimin e shoqerise. Ai i perkiste filozofise Humaniste e cila citon se nuk ka asgje te keqe me njeriun, dhe gjithcka e keqe qe ndodh jane thjesht pasoja te rrethanave, sepse njeriu ne vetvete eshte i mire dhe jo i keq. Sipas librit te tij menyra se si edukohen femijet duhet te ndryshohet dhe ne vend te menyrave te zakonshme femijet nuk duhen te mesohen me rregulla apo ligje morale.


6. Das Kapital
Autor: Karl Marx
Data e publikimit : 1867-1894
Shkurt:  Karl Marksi vdiq pasi botoi vellimin e pare te librit te tij, bashkepuntori i tij Englesi botoi vellimet e tjera pasi i redaktoi.  Das Kapital e pikturoi kapitalizmin si nje sistem skllavo-pronanr, ku pronaret keq paguajne dhe keq trajtojne punojesit.  Ai mendoi si pasoje e praktikave te kapitalizmit nje revolucion nderkombetar duhet te ndodhte, ku te vendosej pushteti i puntoreve ne nje shoqeri pa klasa sociale.  Ky liber u be Bibla e shume diktatoreve boterore, qe jo vetem nuk munden te krijonin barazi per punonjesit por edhe thellesuan diferencat midis klasave sociale.

7. Misticiteti i Femres
Autor: Betty Friedan
Data e publikimit: 1963
Shkurt: Ne librin e saj "Misticiteti i Femres" autorja zbertheu rolin e femres ne shoqeri duke denuar cdo gje qe femrat bejne ne familje.  Mamate qe kujdesen per femijet ne shtepi, u quajten nga autorja si skllave dhe jo te emancipuara.  Roli i gruas si nene per autoren qe  roli me degradues per femren. Ajo themeloi dhe Organizaten Feministe, ku qellimi i tyre ishte te konkuronin me burrat.  Edhe pse libri dhe autorja kishin per qellim te mbronin femrat nga diktatura e burrave, duke perdorur burrat si pike referimi per sukses dhe qellim ne jete, nuk bene gje tjeter vec se ju bene nje kompliment burrave.  Ajo qe nje Marksiste e flakte, e cila si dhe e thame e shikonte rolin e gruas ne familje si rolin e nje skllavi.




8. Pertej te Mires dhe te Keqes
Autor: Freidrik Nice
Data e publikimit: 1886
Shkurt: Nje grafit (shkrim) ne nje mur universiteti shkruan "Zoti ka vdekur - Nicja", ndersa me poshte "Nicja ka  vdekur - Zoti". Nicja tha ne librin e tij Shkenca e Lumtur se Zoti ka vdekur, dhe se njeriu eshte i shtyre per pushtet nga deshira te pamoralshme.  Do te vije nje kohe tha ai, qe super njeriu do te shtyje ne grope njeriun moralist fetar, dhe do te hype vete ne fronin e pushtetit boteror.  Ai i shikonte ligjet morale si burgje rreth njerzve qe i ndalonjne ata te hypin ne krye te aftesive te tyre.  "Jeta eshte ne esence, shembja, qellimi dhe shkaterrimi i te mekurve, dhe fuqia, pushteti dhe pamundesia per te ndaluar me te fortin" u shpreh Nice.  Nazistet e morren filozofine e Nices dhe e bene makinen mendore qe shtyri kahsapanen e Luftes se Dyte Boterore.
 
Tepelena.Com

  • Postime: 25
gjinkrasniqi
#1 ne: 10-11-2005, 08:29:26
tung,

parimisht ju i keni thyer rregullat me univerzale te individuumit tend intelektual.
Ata jo qe nuk jane te demshem per nje individ, i cili eshte nje njeri qe mendon me koken e vet(COGITO ERGO SUM), e i cili ne filozofine ekzistencialiste njihet, sic e metaforone Nice, si nje mbinjeri, e ky mbinjeri nuk eshte askush perpos ai njeri qe manifestet e librat i ka si pasqyrim intelektual per veten e tij,d.m.dh
librat interpretohen ne menyra te ndryshme, varesishte nga c'pozite e studiohet libri, kurse kur eshte fjala tek interpretimi filozofike atehere cdo g je merre kahjen e nje studimi human qe nenkupton edukimin e nje shoqerie, e cila do te jetonte mbi bazat e nje kapitalizmi human, sic eshte amerika dhe evropa.
Capkenja
#2 ne: 01-12-2005, 10:05:12
shiqo çdo njeri ka mejtimet e veta, po nji liber nuk i ka ba dam njaiu ne k'te dynja. jane njarzit e çekuilibrum qi nuk munden me i kuptue ose mirkupute mejtimet e nji shkrimatri.

Ty asgje ste ben dem o cun,se ti  i demton vet librat.

  • Postime: 782
ilir elb
#3 ne: 01-12-2005, 10:47:54
Ty asgje ste ben dem o çun,se ti i demton vet librat.

hallal capkene

  • Postime: 48
  • Gjinia: Mashkull
88
#4 ne: 01-12-2005, 13:41:04
HALLALL analfabet.
nigjo ai a mendim teper personal. psh kapitali eshte gjith ai liber, nje ne kaptine e te la ne vend. pertej te mires e te keqes a me i vogel, nuk ban shum dam.

 

  • Postime: 141
The Sphinx
#5 ne: 21-04-2006, 07:40:42
Te them te drejten nuk i kam lexuar te gjithe keta libra, me teper kam degjuar per ta.

Se pari, mendoj se nje pjese e mire e tyre kerkojne njefare niveli intelektual per t'u kuptuar, keshtu qe personi qe bie ne kontakt me ta, me shume mundesi, nuk influencohet ne menyre te tille sa keta libra te konsiderohen si te rrezikshem.

Se dyti, do thoja se ne shume prej tyre ka gjera me vlere prej nga mund te perfitohet, keshtu qe nuk mund te hidhen ne kosh, duke u vene nje titull i demshem.

Se treti, demi eshte diçka relative. Per shume njerez Bibla dhe Kur'ani jane libra te demshem, per shembull, nderkohe qe per nje pjese te mire te njerezve ata jane burim jete, frymezim dhe udhezim.

Konkretisht, ndokush qe ka lexuar diçka prej ketyre librave, nuk do thoje diçka?  hmmmmm:

  • Postime: 653
  • Gjinia: Mashkull
KingS00l
#6 ne: 21-04-2006, 08:01:04
Jam Kotra me temen ketu ...

Megjithese gjej veten te kem lexuar te pakten 70% te librave ...(mos ja thoni njeriut)
mendimi im eshte qe librat nuk kane asnje faje. Duhet dikush te ket pjekurine mendore
qe te mund lexoj disa libra ...me ate po...me ate mendim jam pro.

Per shembull kam gjetur disa libra qe behet fjale per magji e per Vodoo...
Ato jo vetem nuk kam gjetur kohe ti lexoj ...po besoj se duhet te jesh i nje mendimi
para se te fillosh ti lexosh ...Ta kesh da menjen. Kane filozofi brenda e cila "mbeshtet"
mendime te gabuara. Sidoqofte mendimi duhet te jet i kthjelluar ...

Pra, nuk lexohen te gjitha librat nga te gjitha moshat ....
Ama librat nuk ndalohen e nuk digjen. Ato jan metoda pa efekt, nga njerez pa dituri.

-King

  • Postime: 5949
SmiLey
#7 ne: 21-04-2006, 13:41:56
Ata jo qe nuk janë te demshem për një individ, i cili është një njeri qe mendon me koken e vet(COGITO ERGO SUM), e i cili ne filozofine ekzistencialiste njihet, siç e metaforone Nice, si një mbinjeri, e ky mbinjeri nuk është askush perpos ai njeri qe manifestet e librat i ka si pasqyrim intelektual për veten e tij, d.m.dh librat interpretohen ne mënyra të ndryshme, varesishte nga c'pozite e studiohet libri, kurse kur është fjala tek interpretimi filozofike atëherë çdo gjë merr kahjen e një studimi human qe nenkupton edukimin e një shoqerie, e cila do të jetonte mbi bazat e një kapitalizmi human, siç është amerika dhe evropa.

Jam me te njëjtin mendim :)
Duhet te merret parasysh dhe kapaciteti intelektual i individit rreth një fushe te caktuar, gjithashtu. Jo çdo kush është i aftë te kuptoj drejtë se çfarë shkruhet e percillet nga një autor ose libër. [P.sh.., një njeri qe nuk ka 'dituri' rreth fushes se matematikes/statistikes, nëse merr ne dorë për te lexuar një libër me studime e analiza rreth kësaj fushe, nuk do të kuptonte asnjë gjë (do t'i dukej sikur lexonte -greek). Sepse qe tek simbolet matematikore qe përdoren, ai nuk do të dinte se çfarë kuptimi përfaqëson ne vetvete qoftë edhe një.]

Polemika e kritika nga me te ndryshmet ngrihen rreth çdo libri qe del ne shitje... qoftë dhe ato qe janë thjesht fantastiko-shkencor, apo me përralla... lere këto qe janë me revolucionar e filozofik, qe gjithmonë tërheqin një kritikë akoma e me te ashper.
Librat e Karlit, Marksit, Engelsit e Maos mendoj se janë pare te demshem për shkak se regjimin komunist shumë shtete e njerëz të tyre e kanë pare si kancer, një diktaturë e pergjakshme, e varferi e pamenduar. Mgjth, nuk mendoj se duke i lexuar ato, qoftë dhe për njohuri shtese/informuese-plotesuese... një njeri me mendje te shendosh, e me individualizem te plotë, te influencohet negativisht. Njoh njerëz qe i kanë studiuar këto libra si lende mësimi nëpër universitetet ne Shqipëri, e sot e kësaj ditë janë përsëri njerëz me intelekt, optimista e me këmbë ne toke, e jo me koken nën re.
E sa për librin e Nices (Përtej se Mires, dhe se Keqes), sikurse permendi njeri anëtar me sipër... varet se ne c'kendveshtrim e sheh. Ata te një religjioni fetar, sigurisht nuk mund ta perkrahin, por për dike qe është ateist, sigurisht, qe edhe mund te shihet si aspirus, normal dhe i vërtetë.

Edhe libri i Dan Brown (Kodi i DaVincit) pavarësisht se është vleresuar/brohoritur ne maksimum nga një mori e gjerë lexuesish & kritikesh letrar, përsëri ka gjetur dhe nga ata qe s'e kanë perzemer fare, ku ndjehen te kercenuar e nervoz. A mund ta quajmë dhe atë një libër te demshem?!

Mendoj se nuk ka pse njerëzitë te bëhen te verber, apo qoftë dhe te ndjejne sensacione te tilla... sepse sot me shumë se kurrë, gjenden plot mjete të ndryshme ne dispozicion për të mos e ngushtuar, apo kushtëzuar arsyetimin/analizen tonë duke u bazuar nga ç'ka shkruhet ne një rrjesht apo qoftë dhe ne një libër te tërë.
Është njohuria qe zevendeson opinionin, jo e kundërta!!!! ;)

  • Postime: 50
oiseau en vol
#8 ne: 01-06-2006, 15:56:03
Lista ime :

1. Adolph Hitler - Mein Kampf
2. Arthur de Gobineau - Ese mbi pabarazine e racave
3. Bibla
4. Kurani

Kaq nxora. Dy sqarime sepse e di qe do te hidhet perpjete ndokush.

Bibla dhe Kurani jane shume te demshem nqs nuk veprohet me to siç me filmat X. Ne hyrje te ketyre dy librave duhet vendosur nje shenje ndaluese per te gjithe ata njerez qorra, te dobet, te ndikueshem, qe lexojne per te mesuar permendsh, qe mendojne qe e gjeten me ne fund çelesin e jetes, qe besojne qe gomari ka flatra dhe zogu veshe te gjate.

Ato libra ku flitet per Zot dhe ne menyre te drejtperdrejte jane librat me genjeshtare qe mund te gjenden. Kategorizimi i Zotit eshte menxyra me e madhe qe mund te na kete ndodhur.

Shkurt, duhet lexuar me rradhe : kur te keni mbaruar me gjerat tokesore, me gjerat e jetes ketu-poshte, me jeten ashtu siç ajo eshte, atehere hidhuni lart dhe mendoni ç'do beni ne ate jeten andej.

Kalofshi mire.

  • Postime: 63
  • Gjinia: Mashkull
valmi
#9 ne: 04-11-2006, 18:59:42
Lista ime :

1. Adolph Hitler - Mein Kampf
2. Arthur de Gobineau - Ese mbi pabarazine e racave
3. Bibla
4. Kurani

Kaq nxora. Dy sqarime sepse e di qe do të hidhet përpjetë ndokush.

Bibla dhe Kurani janë shumë te demshem n.q.s. nuk veprohet me to siç me filmat X. Ne hyrje te këtyre dy librave duhet vendosur një shenjë ndaluese për te gjithë ata njerëz qorra, te dobët, te ndikueshem, qe lexojnë për te mësuar permendsh, qe mendojnë qe e gjeten me në fund çelesin e jetës, qe besojnë qe gomari ka flatra dhe zogu veshe te gjatë.

Ato libra ku flitet për Zot dhe ne mënyrë te drejtperdrejte janë librat me genjeshtare qe mund te gjenden. Kategorizimi i Zotit është menxyra me e madhe qe mund te na këtë ndodhur.

Shkurt, duhet lexuar me rradhë : kur te keni mbaruar me gjërat tokësore, me gjërat e jetës këtu-poshtë, me jetën ashtu siç ajo është, atëherë hidhuni lart dhe mendoni ç'do bëni ne atë jetën andej.

Kalofshi mirë.
nuk ka libra te keqinj por lexues mizerabel

  • Postime: 50
oiseau en vol
#10 ne: 09-11-2006, 00:39:14
nuk ka libra te keqinj por lexues mizerabel

...duke mos harruar qe lexuesi i pare eshte vete... autori i librit. Per rrjedhoje, ka maskarenj qe shkruajne idiotlleqe per toça qe nuk shohin me larg se hunda e tyre.

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#11 ne: 09-11-2006, 00:45:58
Na sill nga ato librat qe flasin per Zot dhe qe nuk jane te demshme, sipas teje.

  • Postime: 50
oiseau en vol
#12 ne: 09-11-2006, 00:50:50
Na sill nga ato librat qe flasin për Zot dhe qe nuk janë te dëmshme, sipas teje.

Mos deshe te thuash : na sill nga ata librat qe flasin per Zot dhe qe jane te demshme ?

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#13 ne: 09-11-2006, 01:00:11
Jo lal, se na ke sjelle nja dy nga "te demshmet". ;)

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#14 ne: 03-06-2007, 23:32:00
Mua te them te drejten nuk me pelqen libri i Mataharit sidomos per te rinj eshte nje liber i keq
 

Disa pyetje per faktorin nderkombetar

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 25-05-2020, 21:46:29
nga M A X
AMA dhe AKEP mbyll disa webfaqe me kerkese te Ermal Mamaqit

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 29-04-2020, 11:54:39
nga Poshnjari
Ja se si ne Kine ndertohet nje spital brenda disa ditesh

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 03-02-2020, 12:56:18
nga M A X
Disa nga gjuhët kryesore programuese dhe shpjegimi i tyre

Nisur nga M A XRubrika AlbDEVs

Postimi i fundit 02-02-2020, 20:25:11
nga M A X
Lodhja emocionale - Disa arsye

Nisur nga M A XRubrika PsiSoc

Postimi i fundit 22-12-2019, 23:34:16
nga M A X