×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: Belinaa
« ne: 03-06-2007, 23:32:00 »

Mua te them te drejten nuk me pelqen libri i Mataharit sidomos per te rinj eshte nje liber i keq
Postuar nga: Bekimi
« ne: 09-11-2006, 01:00:11 »

Jo lal, se na ke sjelle nja dy nga "te demshmet". ;)

Postuar nga: oiseau en vol
« ne: 09-11-2006, 00:50:50 »

Na sill nga ato librat qe flasin për Zot dhe qe nuk janë te dëmshme, sipas teje.

Mos deshe te thuash : na sill nga ata librat qe flasin per Zot dhe qe jane te demshme ?
Postuar nga: Bekimi
« ne: 09-11-2006, 00:45:58 »

Na sill nga ato librat qe flasin per Zot dhe qe nuk jane te demshme, sipas teje.
Postuar nga: oiseau en vol
« ne: 09-11-2006, 00:39:14 »

nuk ka libra te keqinj por lexues mizerabel

...duke mos harruar qe lexuesi i pare eshte vete... autori i librit. Per rrjedhoje, ka maskarenj qe shkruajne idiotlleqe per toça qe nuk shohin me larg se hunda e tyre.
Postuar nga: valmi
« ne: 04-11-2006, 18:59:42 »

Lista ime :

1. Adolph Hitler - Mein Kampf
2. Arthur de Gobineau - Ese mbi pabarazine e racave
3. Bibla
4. Kurani

Kaq nxora. Dy sqarime sepse e di qe do të hidhet përpjetë ndokush.

Bibla dhe Kurani janë shumë te demshem n.q.s. nuk veprohet me to siç me filmat X. Ne hyrje te këtyre dy librave duhet vendosur një shenjë ndaluese për te gjithë ata njerëz qorra, te dobët, te ndikueshem, qe lexojnë për te mësuar permendsh, qe mendojnë qe e gjeten me në fund çelesin e jetës, qe besojnë qe gomari ka flatra dhe zogu veshe te gjatë.

Ato libra ku flitet për Zot dhe ne mënyrë te drejtperdrejte janë librat me genjeshtare qe mund te gjenden. Kategorizimi i Zotit është menxyra me e madhe qe mund te na këtë ndodhur.

Shkurt, duhet lexuar me rradhë : kur te keni mbaruar me gjërat tokësore, me gjërat e jetës këtu-poshtë, me jetën ashtu siç ajo është, atëherë hidhuni lart dhe mendoni ç'do bëni ne atë jetën andej.

Kalofshi mirë.
nuk ka libra te keqinj por lexues mizerabel
Postuar nga: oiseau en vol
« ne: 01-06-2006, 15:56:03 »

Lista ime :

1. Adolph Hitler - Mein Kampf
2. Arthur de Gobineau - Ese mbi pabarazine e racave
3. Bibla
4. Kurani

Kaq nxora. Dy sqarime sepse e di qe do te hidhet perpjete ndokush.

Bibla dhe Kurani jane shume te demshem nqs nuk veprohet me to siç me filmat X. Ne hyrje te ketyre dy librave duhet vendosur nje shenje ndaluese per te gjithe ata njerez qorra, te dobet, te ndikueshem, qe lexojne per te mesuar permendsh, qe mendojne qe e gjeten me ne fund çelesin e jetes, qe besojne qe gomari ka flatra dhe zogu veshe te gjate.

Ato libra ku flitet per Zot dhe ne menyre te drejtperdrejte jane librat me genjeshtare qe mund te gjenden. Kategorizimi i Zotit eshte menxyra me e madhe qe mund te na kete ndodhur.

Shkurt, duhet lexuar me rradhe : kur te keni mbaruar me gjerat tokesore, me gjerat e jetes ketu-poshte, me jeten ashtu siç ajo eshte, atehere hidhuni lart dhe mendoni ç'do beni ne ate jeten andej.

Kalofshi mire.
Postuar nga: SmiLey
« ne: 21-04-2006, 13:41:56 »

Ata jo qe nuk janë te demshem për një individ, i cili është një njeri qe mendon me koken e vet(COGITO ERGO SUM), e i cili ne filozofine ekzistencialiste njihet, siç e metaforone Nice, si një mbinjeri, e ky mbinjeri nuk është askush perpos ai njeri qe manifestet e librat i ka si pasqyrim intelektual për veten e tij, d.m.dh librat interpretohen ne mënyra të ndryshme, varesishte nga c'pozite e studiohet libri, kurse kur është fjala tek interpretimi filozofike atëherë çdo gjë merr kahjen e një studimi human qe nenkupton edukimin e një shoqerie, e cila do të jetonte mbi bazat e një kapitalizmi human, siç është amerika dhe evropa.

Jam me te njëjtin mendim :)
Duhet te merret parasysh dhe kapaciteti intelektual i individit rreth një fushe te caktuar, gjithashtu. Jo çdo kush është i aftë te kuptoj drejtë se çfarë shkruhet e percillet nga një autor ose libër. [P.sh.., një njeri qe nuk ka 'dituri' rreth fushes se matematikes/statistikes, nëse merr ne dorë për te lexuar një libër me studime e analiza rreth kësaj fushe, nuk do të kuptonte asnjë gjë (do t'i dukej sikur lexonte -greek). Sepse qe tek simbolet matematikore qe përdoren, ai nuk do të dinte se çfarë kuptimi përfaqëson ne vetvete qoftë edhe një.]

Polemika e kritika nga me te ndryshmet ngrihen rreth çdo libri qe del ne shitje... qoftë dhe ato qe janë thjesht fantastiko-shkencor, apo me përralla... lere këto qe janë me revolucionar e filozofik, qe gjithmonë tërheqin një kritikë akoma e me te ashper.
Librat e Karlit, Marksit, Engelsit e Maos mendoj se janë pare te demshem për shkak se regjimin komunist shumë shtete e njerëz të tyre e kanë pare si kancer, një diktaturë e pergjakshme, e varferi e pamenduar. Mgjth, nuk mendoj se duke i lexuar ato, qoftë dhe për njohuri shtese/informuese-plotesuese... një njeri me mendje te shendosh, e me individualizem te plotë, te influencohet negativisht. Njoh njerëz qe i kanë studiuar këto libra si lende mësimi nëpër universitetet ne Shqipëri, e sot e kësaj ditë janë përsëri njerëz me intelekt, optimista e me këmbë ne toke, e jo me koken nën re.
E sa për librin e Nices (Përtej se Mires, dhe se Keqes), sikurse permendi njeri anëtar me sipër... varet se ne c'kendveshtrim e sheh. Ata te një religjioni fetar, sigurisht nuk mund ta perkrahin, por për dike qe është ateist, sigurisht, qe edhe mund te shihet si aspirus, normal dhe i vërtetë.

Edhe libri i Dan Brown (Kodi i DaVincit) pavarësisht se është vleresuar/brohoritur ne maksimum nga një mori e gjerë lexuesish & kritikesh letrar, përsëri ka gjetur dhe nga ata qe s'e kanë perzemer fare, ku ndjehen te kercenuar e nervoz. A mund ta quajmë dhe atë një libër te demshem?!

Mendoj se nuk ka pse njerëzitë te bëhen te verber, apo qoftë dhe te ndjejne sensacione te tilla... sepse sot me shumë se kurrë, gjenden plot mjete të ndryshme ne dispozicion për të mos e ngushtuar, apo kushtëzuar arsyetimin/analizen tonë duke u bazuar nga ç'ka shkruhet ne një rrjesht apo qoftë dhe ne një libër te tërë.
Është njohuria qe zevendeson opinionin, jo e kundërta!!!! ;)
Postuar nga: KingS00l
« ne: 21-04-2006, 08:01:04 »

Jam Kotra me temen ketu ...

Megjithese gjej veten te kem lexuar te pakten 70% te librave ...(mos ja thoni njeriut)
mendimi im eshte qe librat nuk kane asnje faje. Duhet dikush te ket pjekurine mendore
qe te mund lexoj disa libra ...me ate po...me ate mendim jam pro.

Per shembull kam gjetur disa libra qe behet fjale per magji e per Vodoo...
Ato jo vetem nuk kam gjetur kohe ti lexoj ...po besoj se duhet te jesh i nje mendimi
para se te fillosh ti lexosh ...Ta kesh da menjen. Kane filozofi brenda e cila "mbeshtet"
mendime te gabuara. Sidoqofte mendimi duhet te jet i kthjelluar ...

Pra, nuk lexohen te gjitha librat nga te gjitha moshat ....
Ama librat nuk ndalohen e nuk digjen. Ato jan metoda pa efekt, nga njerez pa dituri.

-King
Postuar nga: The Sphinx
« ne: 21-04-2006, 07:40:42 »

Te them te drejten nuk i kam lexuar te gjithe keta libra, me teper kam degjuar per ta.

Se pari, mendoj se nje pjese e mire e tyre kerkojne njefare niveli intelektual per t'u kuptuar, keshtu qe personi qe bie ne kontakt me ta, me shume mundesi, nuk influencohet ne menyre te tille sa keta libra te konsiderohen si te rrezikshem.

Se dyti, do thoja se ne shume prej tyre ka gjera me vlere prej nga mund te perfitohet, keshtu qe nuk mund te hidhen ne kosh, duke u vene nje titull i demshem.

Se treti, demi eshte diçka relative. Per shume njerez Bibla dhe Kur'ani jane libra te demshem, per shembull, nderkohe qe per nje pjese te mire te njerezve ata jane burim jete, frymezim dhe udhezim.

Konkretisht, ndokush qe ka lexuar diçka prej ketyre librave, nuk do thoje diçka?  hmmmmm: