×

Historia e Shahut

Historia e Shahut

· 3 · 3233

  • Postime: 653
  • Gjinia: Mashkull
KingS00l
ne: 27-03-2006, 10:06:48
Shah ne Persin e athershme quhej Mbreti
Mat ishte fjala qe deklaronte te vdekurin.

Shahu është një loje me histori te lashtë e qe nuk është ende identifikuar.
Para shumë vitesh njerëzitë filluan te shpikin lojra prej druri dhe ti zhvendosin ato duke i vënë ne vende specifike lart ne një "tabula". Ne të kishin vizatuar vija te drejta duke pershkruar kështu dhe terenin.
Këto lloj vizatimesh jan gjetur ne Egjipt (4000) dhe ne Indi 2000 vjet me pare.

Përsa i përket origjines te shahut siç duket sot ...asgjë nuk është e sigurt.Ne baze te kerkimeve te shahistit Juri Averbakh thuhet se Shahu filloi si loje ne Indi dhe ka të gjitha karakteristikat e ushtrise se athershme.
Një "kaste" (aristokratet) e saj kohe loznin me zara dhe jepnin kaq rëndësi saqë ky show ishte si beteje e vërtetë. Duelet, ne kohe pa lufte, bëheshin ne karroca me kuaj. Ky lloje dueli u transferua dhe ne lojen e shahut te asaj kohe dhe njihet sot si "Ksatriya`s war game".
Me pas loja filloi te këtë ndikime nga jeta e ushtareve te asaj kohëve dhe futen shumë karakteristika te tjera siç janë luftetaret mbi elefante, kavaleri e kembesore.
Mbasi mbaroi dhe kjo periudhe kishte ardhur koha ku veprimet e lojtari te bëhen pa zara. Ky si kendqendrim thyente athere traditat e Indise dhe filozofia mbrapa lojes filloi te ndroje. Mjafton të themi se athere e gjithë India besonte (dhe beson akoma) ne "Karma" dhe ky evoluim ishte shumë i pa pritur. Nga ajo kohe e pastaj fati i lojtarit ishte ne doren e tij ....

Mbasi ky është vete fakti qe Shahu ende konsiderohet si "loje" dhe jo "sport".
« Editimi i fundit: 17-04-2006, 18:33:29 nga KingS00l »

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#1 ne: 01-05-2006, 16:55:05
Arkeologet kan gjetur ne Shqiperi nje figur shahu, nga mendafshi, qe eshte me e vjetra ne europe, daton pra qe nga shekulli i VI te eres sone..

Tani hudhet poshte teza se shahu erdhi ne europe pas depertimit arap.
Ketu pra qendron misteri se nga erdhi kjo figur shahu ne Shqiperi, direkt nga indija apo ka bere ndonje gjiro duke kaluar nga afrika ?
Pergjate empirit romake per çudi nuk kemi te dhena se eshte luajtur shahu, pra une mendoje se kjo loje erdhi ne europe e sidomos ne ballkane gjate kohes se sundimit te emperorit justinian i cili e zgjeroi perandorin e tije deri ne skajin tjeter te lindjes me popujt armen e qe kendeje mendoje se vjene shahu per here te pare edhe tek ne.

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#2 ne: 07-02-2007, 10:27:29
Fusha e drunjtë e shahut është prodhuar për herë të parë në New York, në vitin 1946. 
 
Artisti Sir Peter Blake ka krijuar një lojë të famshme shahu mes surrealistit Marcel Duchamp dhe modelit nudo Eve Babitz përpara një ankandi të madh. Fusha e shahut, e krijuar nga Duchamp në 1946 dhe e përjetësuar në lojë në Muzeun e Arteve në Pasadena Art Museum, në 1963, ka dalë në ankand javën që shkoi në Londër. Vlera e saj ka kapur shifrat nga 180.000 sterlina në 250.000 sterlina. Artistja modele Carol Holt ka luajtur përballë Blake. Duchamp është shumë i famshëm për punët e tij prej artisti dhe sidomos për veprën e tij “Shatërvani”, që ka çuditur botën e artit, kur ai ekspozoi një oturak me emrin e tij dhe e vendosi në muzeu më 1917. Shatërvani është konsideruar një kulm në artin e modernizmit. Vepra ishte vlerësuar si më e madhja e artit modern gjatë gjithë ditëve të ekspozitës në këtë muze, në vitin 2004, dhe është votuar si e tillë nga 500 ekspertë të artit. Një francez e sulmoi oturakun me çekiç në fillim të muajit kur po lëvizej për në Qendrën “Pompidou”, në Paris. Ai është detyruar të paguajë një gjobë prej 214.000 euro. Duchamp ka inspiruar shumë artistë kontemporanë. Shahu ishte një fiksim për artistin e lindur në Francë. Ai ia kushtoi jetën e tij studimit të kësaj loje në Kampionatin Francez të Shahut. 
 

Historia e panjohur e Sandër Prosit

Nisur nga InfoZRubrika Filmi Shqiptar

Postimi i fundit 25-05-2020, 12:50:27
nga InfoZ
Historia e panjohur e Vasil Laçit, të riut që qëlloi mbi Viktor Emanuel III

Nisur nga InfoZRubrika Historia

Postimi i fundit 25-05-2020, 12:47:54
nga InfoZ
Historia e shejtanit

Nisur nga M A XRubrika Libraria Islame

Postimi i fundit 07-05-2020, 14:08:32
nga M A X
Cfare eshte Historia?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 16:34:30
nga M A X
Historia e Suedisë

Nisur nga M A XRubrika Historia Bashkekohore

Postimi i fundit 10-04-2020, 10:54:06
nga M A X