×

8 dobitë shëndetësore të çajit jeshil

8 dobitë shëndetësore të çajit jeshil

· 2 · 402

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 13-09-2011, 12:14:50
Deri më tani janë bërë studime të ndryshme në çajin jeshil dhe kancer dhe është vërtetuar se EGCG që gjendet në çajin jeshil rregullon dhe parandalon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin. Të pish vetëm dy gota në ditë të këtij çaji jeshil të mrekullueshëm ju do të zvogëloni rrezikun e kancerit të mushkërive për 18%. Është një hap shumë i lehtë i parandalimit të kanceri, pse të mos përfitosh?

1. Çaji jeshil zvogëlon rrezikun e kancerit
Nga studime teë ndryshme është vërtetuar se se EGCG që gjendet në çajin jeshil rregullon dhe parandalon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin. Të pish vetëm dy gota në ditë të këtij çaji jeshil zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive për 18%.

2. Çaji jeshil lehtëson dhembjet nga artriti reumatoid
Nëse ke vuajtur nga artriti reumatoid për disa vite dhe je ballafaquar me dhembjet atëherë çaji jeshil mund të ndihmoj të lehtësosh dhembjet. Prapë ECEG mbron të gjitha dëmtimet e kërcit dhe zvogëlon të gjitha ënjtjet e shkaktuara nga ky çrregullim.

3. Çaji jeshil stabilizon nivelet e kolesterolit
Çaji jeshil zvogëlon të niveleve të kolesterolit. Çaji jeshil parandalon trupin tuaj në konvertimin e LDL (kolesteroli keq) në formë oksiduese. Çaji jeshil ndihmon në sigurimin që arteriet tua të janë të pastra dhe gjithashtu ulë gjasat e sulmit në zemër apo në tru.

4. Çaji jeshil forcon sistemin e imunitetit
Çaji forcon sistemin e imunitetit kështu që gjatë sezoneve të ftohta. Çaji forcon aktivitetin e qelizave T Gama Delta, të cilat të mbajnë të shëndetshëm.

5. Çaji jeshil ju ndihmon të humbni peshë
Vetëm me dy gota në ditë ju mund të rritni metabolizmin tuaj. Sigurisht që të pish çaj jeshil natyral të ndihmon të humbësh disa nga kilogramë etë padëshirueshëm.

6. Çaji jeshil zvogëlon prishjen e dhëmbëve
Një dobi tjetër shëndetësore e çajit jeshil është edhe aftësia e parandalimit të kalbjes së dhëmbëve. Në fakt ndihmon në vrasjen e baktereve që shkaktojnë pllakëzimin në dhëmbët e tu dhe nëse pini çaj jeshil ju do të zvogëloni rrezikun e sëmundjes së mishit të dhëmbëve.

7. Çaji jeshil lufton alergjitë
Çaji jeshil jo vetëm që të ndihmon të mos teshtish, kollitsh dhe të kesh sy të përlotur, por gjithashtu bllokon prodhimin e histamines dhe imunoglobulines E. Që të dyja janë vërtetuar që nxisin dhe krijojnë reaksion alergjik.

8. Çaji jeshil zvogëlon dhe parandalon aknet
Përbërësit antibakterial të çajit jeshil sulmojnë dhe vrasin aknet para se të fillojnë! Nëse rastësisht ndodh të kesh ndonjë ndonjëherë atëherë çaji jeshil të ndihmon në zvogëlimin e skuqjes dhe ënjtjes.

Diçka që duhet të mbani mend është se kur të filloni të pini çaj jeshil mos e teproni duke e rënduar me sheqer. Pije çajin me shumë pak sheqer që t'i arrish të gjitha dobitë shëndetësore!

(e.m/Shëndeti/BalkanWeb)

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 18-06-2019, 10:58:16
Si ia bëjnë që duken gjithmonë elegante dukeshat? Sepse pijnë të njëjtin çaj të mrekullive
 

Po njësoj si Mbretëresha Elizabeth edhe dukeshat Kate Middleton dhe Meghan Markle preferojnë të njëjtin çaj.

Anglia është vendi i mbretërve dhe i çajit. Çaji është një pjesë jetike e kulturës angleze, gjithashtu fsheh dhe sekretin e elegancës së princeshave dhe dukeshave. Po njësoj si Mbretëresha Elizabeth edhe dukeshat Kate Middleton dhe Meghan Markle preferojnë të njëjtin çaj.

Çaji i preferuar i dukeshave dhe mbretëreshës është çaji jeshil . Ky është një burim antioksidantësh që ju ndihmon të humbni peshë dhe metabolizmi përshpejtohet. Gjithashtu dhe çaji i xhenxhefilit sjell përfitime pozitive në dietën tuaj. Nëse konsumoni një gotë nga këto çajra para se të shkoni në palestër, ju mund të digjni dy herë më shumë kalori në krahasim me rastet kur konsumoni ujë.