×

A duhet mbajtur teshtima?

A duhet mbajtur teshtima?

· 3 · 452

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 14-07-2011, 00:08:47
Më shumë se një e treta e femrave e mban teshtimën për arsye edukate. Teshtima konsiderohet si jo elegante, veçanërisht kur je në shoqëri. Por, gabim nga këndvështrimi mjekësor.
Në këtë mënyrë krijohet presion në sinuse, i cili i shtyn agjentët e sëmundjes në sinuse apo madje në drejtim të veshit të mesëm. Aty mund të krijohet një inflamacion. Vetëm kush teshtin me një ‘apshu’ të fortë, shporr mikrobet nga hunda. Megjithatë, duhet që personi i sëmurë të bëjë kujdes gjatë teshtimës duke kthyer kokën në anën tjetër dhe duke përdorur një shami hundësh. Përndryshe viruset lëshohen si raketë për disa metra në dhomë.
Mjekët këshillojnë të vërehen mire sekrecionet e hundës. Nëse ato janë të verdha apo të gjelbra, mund të tregojnë për një infeksion bakterial. Atëherë duhet mjeku. Shfryrjen e hundës bëjeni lehtë, pa shumë presion. Mbani një vrimë të hundës mbyllur. Duhen larguar sekrecionet që mund të largohen lehtë, pa ushtruar shumë presion. Presioni i lartë mund të çojë sekrecionet e ngarkuara me viruse në çdo të shfryrë, drejt sinuseve.
Fatkeqësisht, kalimi i një viroze nuk të bën imun ndaj të tjerave.
Ka rreth 200 viruse të ndryshme, të cilat konsiderohen si shkaktar sëmundjesh. Nëse trupi sapo ka luftuar me sukses një virus, mundet që teorikisht, të ndjekë menjëherë një infeksion tjetër me një lloj tjetër virusi.
Mbrojtja më e mirë nga riinfektimi është forcimi i sistemit imunitar. Dhe kjo arrihet me anë të një ushqimi të pasur me vitamina dhe sa më shumë lëvizje. /standard.al

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#1 ne: 14-07-2011, 12:50:50
dhe une nje gje te tille dija qe s'eshte mire mgjthse dhe vet e mbaj gjithmone,me eshte bere zakon :S

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 28-10-2019, 22:12:42
 

Rasti i një burri i cili pasi pësoi rupturë në pjesën e pasme të fytit teksa mbajti shpërthimin e ajrit që sjell tështima, ka çuar në shkrimin e shumë artikujve dhe në analizën e doktorëve se çfarë ndodh në trupin tonë, sidmos në pjesën e kokës dhe të qafës në raste të tilla.

34 vjeçari i lartpërmendur u shtrua në spital pasi ndjeu dhimbjen në qafë, në gjendje pamundësie për të folur ose për tu përtypur, e gjithashtu doktorët gjatë ekzaminimit dëgjonin një kërcitje të lehtë që vinte nga zona e qafës deri tek kockat e vertebrës. Një skanim konfirmoi se ajri nga mushkëritë e tij kishte gjetur një rrugë për tu future në indet lidhore dhe muskujt e kraharorit, ku nuk mund të dilte jashtë. Pikërisht kjo ishte shkaktuar nga mbajtja e asaj që duhet të dalë jashtë nga tështima.Mjekët e specializuar të veshit, hundës dhe fytit në Britani paraljamërojnë, nisur dhe nga ky rast, se të përpiqesh ta mbash një tështimë duke u sforcuar apo duke i zënë dhe rrugët e ajrit, mund të çojë në një numër komplikimesh, deri në aneurizma vdekjeprurëse të trurit.
Dr Wanding Yang nga ekipi kërkimor të Universitetit të Leiçesterit thotë: “Të mbash teshtimën nëpërmjet bllokimit të nostrileve (vrimave të hundës) dhe gojës është një manovër shumë e rrrezikshme dhe duhet të shmanget në çdo rast. Mund të çojë drejt komplikacioneve si: ajër i bllokuar mes mushkërive, perforacion i membranës timpanike të veshit dhe rupturë të aneurizmave të trurit, që do të thotë me fjalë të thjeshta një fryrje si tollumbac i enëve të gjakut në kokë.

Doktorët thonë se këto shenja janë të njëjta me sindromën e Boerhaave, e cila çon në shkatërrimin e ezofagut nga të vjellat, vetëm se në këtë rast, presioni i ajrit nga teshtima e bllokuar në zonën oro-laringo-faringeale, ushtrohet pak më sipër, pikërisht në fyt, në faring, menjëherë pas gjuhës.