×

Aroma e rozmarinës përmirëson memorien

· 5 · 1651

Aroma e rozmarinës përmirëson memorien

· 5 · 1651

  • Postime: 12173
  • Gjinia: Femer
dreamm
ne: 11-04-2013, 18:55:30
BRITANI- Shkencëtarët pohojnë se aroma e rozmarinës mund t'u ndihmojë pacientëve, që t'i marrin ilaçet në kohë ose harrestarëve, që të dërgojnë urimet për ditëlindje.

Në një seri eksperimentesh është zbuluar se si njerëzit që kanë nuhatur vajin eterik të rozmarinës kanë për deri në 75 për qind shanse më shumë të mbajnë mend diçka, në krahasim me njerëzit, që nuk kanë nuhatur aromën e atij vaji. Përveç kësaj, vaji rrit dhe përmirëson memorien afatgjatë.

Ekipi i psikologëve nga Universiteti Northumbira në Newcastle (Britani) ka testuar efektin e vajit eterik të rozmarinës në njerëz. Dr. Marc Moss, një prej autorëve të studimit, ka pohuar se si dobia e kësaj arome tani është dëshmuar edhe shkencërisht.

"Studimin tonë e kemi bazuar në studimet e mëparshme për efektin e rozmarinës në memorien afatgjatë dhe në aritmetikën mendore, ndërsa jemi përqendruar në mbajtjen mend të ngjarjeve, të cilat priteshin të ndodhnin dhe disa detyra të caktuara".
(m.a/tg/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 88
  • Gjinia: Mashkull
KleantR
#1 ne: 25-04-2013, 00:31:16
Memorien qe kam une,te ha rozmarine dhe perseri nuk me ben efekt pritjaaaaaa)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 174
  • Gjinia: Mashkull
erand81
#2 ne: 17-11-2013, 20:26:14
Pershendetje,
Do te sugjeroja magnez lecitine vitamine b6 ginkgobiloba per te rritur kujtesen
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6619
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 26-03-2019, 19:35:00
Fanse e madhe e rosmarines nuk jam por nje lloj buke me rozmarinë e ullinj me pëlqen shumë.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 260
Monique
#4 ne: 26-03-2019, 19:52:23
Une memorien e kam tulle edhe pa ndihmen e rozes se marines lol
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super