×

Artriti reumatizmal!

Artriti reumatizmal!

· 2 · 1730

  • Postime: 6715
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 30-12-2006, 18:57:52
Artriti reumatizmal: Gratë, tri herë më të prekura se burrat

Artriti reumatizmal prek tri herë më tepër gratë se burrat. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer mbi disa minj në kushte laboratorike, të krijuar enkas për të imituar reaksionet e njeriut përballë sistemit imunitar, që ndikon në shfaqjen e sëmundjes. Artriti ka si origjinë një problem në sistemin imunitar, që sulmon kockat. Studiuesit e “Mayo Clinic” të Nju Jorkut, duke vërejtur kafshët në laborator, kanë arritur të shohin se femrat preken më shpesh dhe me format më të rënda të artritit reumatizmal. Rezultatet e publikuara në “Arthritis & Rheumatism” janë nxjerrë nga studiuesi italian Maurizio Cutolo, i Universitetit të Xhenovës, sipas të cilit janë hormonet femërore, estrogenet, ato që saktësojnë ndryshimin në përhapjen e sëmundjes. “Bilanci hormonal është kyç në problemet e sistemit imunitar. Për këtë arsye, nëse arrijmë të simulojnë sëmundjen te minjtë, ky do të jetë një hap mjaft i rëndësishëm për të studiuar strategjitë e reja kundër kësaj sëmundjeje”, ka nënvizuar Cutolo.
gazetapanorama

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 14-05-2019, 18:35:15
Vaksinë për lehtësimin e dhimbjeve nga artriti
Shpresë në horizont për miliona njerëz që vuajnë nga artriti, pasi shkencëtarët kanë zbuluar një vaksinë që mund të lehtësojë dhimbjet.

Personat që vuajnë nga osteoartriti përdorin gjatë gjithë kohës ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve. Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit kanë zhvilluar një vaksinë që bllokon shkakun e këtyre dhimbjeve, faktori NGV. Në eksperimentet e kryer te minjtë, vaksina ka nxitur sistemin imunitar të bllokojë faktorin NGV, duke shkaktuar kështu mpirje të dhimbjeve.

Të dhënat tregojnë se gati 9 milionë njerëz vuajnë nga osteoartriti në Britani dhe 30 milionë në SHBA. Aktualisht nuk ka një kurë për këtë sëmundje, por studimet e fundit mund t’i hapin rrugë gjetjes së një trajtimi më efektiv.

Profesoreshë Tonia Vincent, bashkëautore e këtij studimi të publikuar në revistën e përvitshme Sëmundjet Reumatizmale, thotë: Është vaksina e parë që ka rezultuar e suksesshme në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti, një nga sfidat më të mëdha aktualisht në shëndetësi. Vaksina nxit sistemin imunitar të prodhojë antitrupa që bllokojnë faktorin nervor të rritjes (NGV).

Vaksina është quajtur  CuMVttNGF.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al