×

Çaji Malit

Çaji Malit

· 7 · 96

  • Postime: 22693
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-06-2019, 22:05:37
 

Çaji i malit, (Sideritis Gr: σιδηρίτις) është një barishte e mirënjohur për vetitë mjekësore, është një bimë që rritet kryesisht në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan. Ndryshe ai njihet me emrin Sideritis është një bimë e egër, që është përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë.

Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra. Në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale.

Përgatitja e çajit bëhet në këtë mënyrë: Pasi pastrohet, hidhet në ujë të valuar. Mbulohet me kapak dhe si të marrë valë hiqet duke e lënë të mbuluar me kapak, që të mos i dalë aroma deri në momentin e servirjes.

Kur serviret mund t’i hidhet mjaltë dhe limon. Çaji i malit ndihmon tretjen, forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj./tesheshi.com/

******

Provat moderne kanë treguar se çaji ndihmon në parandalimin e osteoporozës, ndërsa vetitë e tij anti-oxidante ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Studimet tregojnë gjithashtu një efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. Sideritis është i njohur shkencërisht të jetë anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oxidant. Elementet aktive përfshijnë diterpenoidin, flavonoidin dhe vajrat esenciale të tij. Hulumtime të rëndësishme të bëra për sideritisin konfirmojnë përdorimin e tij popullor për të parandaluar ftohjet, gripi, dhe alergjitë. Shumica e këtyre hulumtimeve janë bërë në universitete në Holandë dhe në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi, ku bima është autoktone. /Mjeksiaislame.com

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 24-06-2019, 08:20:47
Caji i malit është caji im i preferuar.
Koleget e mija nuk e njihnin me pare kete lloj caji, e pasi e provuan e cilesuan si një nga cajrat me te mire e me arome super te këndshme. Ne Turqi ky caj njihet vërtetë, por ne supermarketet apo dyqanet turke ketu nuk e gjen.

  • Postime: 134
Passion
#2 ne: 24-06-2019, 11:26:37
Çajin e malit e blej nga ata qe e mbledhin ne male.

Kohet e fundit edhe e kultivojne. :)


Une e bej dallimin. :D

Jam nje konsumator i rregullt i cajit,por dy vitet e fundit konsumoj trendafil te eger.

Ai eshte fantastik fantastik.
Me pak.mjalt eshte mrekulli.

Madje ben shume.mire e per melcine.
Mjeket na e rekomanduan per time më,edhe pat nje permiresim shume te mire ,fal trendafilit te eger.

Kush do bim medicinale klikoni
passion zeristi.com.al :D

Porosute tuaja kryhen nepermjet postes DHL. :P

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 24-06-2019, 20:21:22



Une e bej dallimin. :D

Jam nje konsumator i rregullt i cajit,por dy vitet e fundit konsumoj trendafil te eger.



Kush do bim medicinale klikoni
passion zeristi.com.al :D

Porosute tuaja kryhen nepermjet postes DHL. :P

😂😂😂

  • Postime: 411
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#4 ne: 24-06-2019, 23:49:54
Une pi caj mali vetem kur jam me grip ose ftohje. Ilaci me i mire 👍

  • Postime: 3142
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#5 ne: 25-06-2019, 09:59:40
Une e perdore shume :D Jo per gje, por me duket me i shishem nga keto tjere me aroma lol

  • Postime: 134
Passion
#6 ne: 26-06-2019, 12:51:34