×

Dhëmbët dhe kujdesi per to

· 2 · 374

Dhëmbët dhe kujdesi per to

· 2 · 374

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 30-09-2011, 01:29:08
Dhjetë armiqtë e dhëmbëve


Me një ushqim të shëndetshëm në mëngjes, pasuar nga një higjienë e kujdesshme orale, duke shmangur ngrëniet jashtë orarit, duke reduktuar konsumimin e ushqimeve të thata dhe karbohidrateve, si edhe duke shtuar sasinë e frutave, zarzavateve dhe të qumështit, të jeni të bindur se do të keni gojë dhe dhëmbë më të shëndetshëm

Frutat e ëmbla, prodhimet e sheqerosura, ëmbëlsirat dhe ushqimet acide. Të gjitha këto janë produkte të shijshme, por që kërkojnë një kujdes të veçantë, sidomos në procesin e larjes së dhëmbëve. Sipas mjekëve stomatologë, ushqimet e lartpërmendura kërcënojnë më shumë shëndetin e gojës dhe dhëmbëve. Duke pasur një edukim të mirë ushqimor, nuk ka dyshim që do të keni edhe dhëmbë më të bukur. Me një ushqim të shëndetshëm në mëngjes, pasuar nga një higjienë e kujdesshme orale, duke shmangur ngrëniet midis vakteve, duke reduktuar konsumimin e ushqimeve të thata dhe karbohidrateve, duke shtuar sasinë e frutave, zarzavateve dhe të qumështit, të jeni të bindur se do të keni dhëmbë më të shëndetshëm. Zakonet e mira në të ngrënë ndikojnë jo vetëm në gjendjen e mirë shëndetësore, por edhe në atë orale. Përveç kësaj, një kulturë e mirë ushqimore luan një rol tepër të rëndësishëm e vendimtar edhe në parandalimin e kariesit dentar. Ja disa këshilla të vlefshme për shëndetin e gojës. Më poshtë keni të rreshtuara ushqimet që rrezikojnë shëndetin e dhëmbëve tanë dhe disa këshilla për të mbajtur në gjendje të mirë kavitetin oral. Ekspertët kanë veçuar disa prej tyre:
- Frutat, lëngjet dhe puretë e frutave të shtuara me sheqer.
- Pijet e sheqerosura acide, shpesh ato të gazuara (“cola”, aranxhatat, limonadat).
- Pijet e ëmbla me bazë maltin, si edhe pijet e lehta.
- Sheqeri dhe mjalti që përdoren për të ëmbëlsuar ushqimet dhe pijet e ndryshme.
- Reçelet e frutave, xhelatina, mjalti, kremrat e ëmbël (çokokremi).
- Karamelet dhe ëmbëlsirat e ndryshme (kek, tortë etj.).
- Çokollatë me qumësht.
- Shurupe dhe ilaçe të ëmbla që ndonjëherë përdoren për të rregulluar shijen e keqe të gojës.
- Ushqimet e paketuara (kroisantë, biskota, çibukë).
- Ushqimet tepër acide: agrumet, mollët, ananasi, rrushi, luleshtrydhet, uthulla, vera, domatet.
Përveç këtyre, janë edhe pesë faktorë të tjerë që ndikojnë për keq në veprimin e sheqernave:
- Konsumimi i tepruar i sheqerit.
- Shpeshtësia e marrjes së karbohidrateve.
- Përbërësit e pakontrolluar të produkteve ushqimore.
- Sëmundjet orale individuale.
- Zakonet e këqija ushqimore (konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve të ndenjura, i pijeve të ëmbla, acide dhe të gazuara, vaktet jashtë orarit) si edhe mungesa e higjienës orale, veçanërisht pas konsumit të ushqimeve midis vakteve.
Në fund, mund të lexoni këshillat e specialistëve për një shëndet të mirë dentar:
- Ulni konsumin e përditshëm të sheqernave dhe rrisni konsumin e perimeve dhe fibrave: përtypja dhe pështyma ndihmojnë në largimin e mbetjeve ushqimore dhe neutralizimin e substancave acide që mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve.
- Përdorni ëmbëlsirat që nuk kanë shumë yndyrë dhe karbohidrate komplekse, siç janë zakonisht produktet e bëra në shtëpi. 
- Shmangni ushqimet që përmbajnë sasi të madhe sheqeri dhe që kanë veti ngjitëse (të tilla janë karamelet).
- Mos përdorni produkte të ëmbla për të lyer bukën apo biskotat (këtu përfshihen marmelata, çokokremi, mjalti).
- Mos përdorni ushqime të pasura me karbohidrate dhe që mbahen gjatë në kavitetin oral (është fjala për karamelet që shkrihen ngadalë në gojë).
- Gjithmonë prisni 25-30 minuta para se të lani dhëmbët pas ngrënies së ushqimeve të ëmbla dhe njëkohësisht acide (agrumet, lëngjet e frutave, marmelata, domatet). Në fakt, aciditeti e dobëson smaltin. Një këshillë: në mëngjes duhet të pini gjithmonë një gotë lëng portokalli, i cili ju bën shumë mirë, para qumështit ose çajit, varet çfarë përdorni zakonisht.
- Përdorni substanca zëvendësuese të sheqerit në doza të vogla.
- Përtypni çamçakëz.
- Kjo këshillë është për prindërit: pasi t’u japin fëmijëve ilaçet, kryesisht shurupet, t’ua shpërlajnë gojën me ujë.
- Të paktën dy herë në vit duhet të bëni vizitë te mjeku stomatolog për të bërë një kontroll, ose pastrim më profesional. /top channel
« Editimi i fundit: 09-06-2019, 21:00:51 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 09-06-2019, 21:00:15
Është mirë ta keni një shok/shoqe që është dentist, apo jo? Normalisht se nuk do t’ju trajtojnë falas, por megjithatë munden gjithmonë t’ju japin këshilla dhe t’ju paralajmërojnë për rreziqet që nuk i keni menduar më parë.

Dhe, në mënyrë befasuese, shëndeti jonë oral varet edhe nga detajet më të vogla që ekzistojnë. Më poshtë jua sjellim disa prej këshillave dentale që nuk bën t’i injoroni.

Mos i pastroni dhëmbët menjëherë pasi të keni ngrënë
Është shumë e lehtë ta dëmtoni smaltin në këtë mënyrë – e veçanërisht nëse keni furçë të fortë të dhëmbëve. Ushqimi dhe pijet e pengojnë balancimin e pH-së në gojë dhe e bëjnë smaltin e dhëmbëve më të butë për një periudhë të shkurtë kohore. Dentistët rekomandojnë t’i pastroni dhëmbët pas 30-40 minutave që keni ngrënë.

Vizitorët e pishinave janë më të rrezikuar
Normalisht, askush nuk thotë se noti nuk është fitimprurës për shëndetin. Por, problemi është se kimikalet që përdoren për ta dezinfektuar ujin në pishina kanë efekt të tmerrshëm në dhëmbë.

Në vitet e 80’ta, shkencëtarët amerikanë kanë publikuar rezultatet e një studimi që përqendrohej në shëndetin e dhëmbëve të notues profesionalë, 40% prej të cilëve kishin vuajtur nga dëmet në smalt të dhëmbëve. Nëse vizitoni pishina shpesh, mbajeni ujin e pishinës larg gojës.

Kafenë duhet ta pini menjëherë e jo përgjatë 30 minutave
Mendojeni mënyrën se si e pimë kafenë apo çajin në punë. Këtë e bëjmë shumë ngadalë, duke biseduar me kolegët dhe duke iu përgjigjur e-maileve.

Gjatë kohës kur jemi duke e bërë këtë, kafja (veçanërisht kafja me sheqer) është duke punuar për ta shkatërruar smaltin në dhëmbë. Prandaj, mënyra më e mirë për ta pirë këtë është sa më shpejt që është e mundur.

Fasulet i dëmtojnë edhe më shumë dhëmbët e këqij
Kush mund ta kishte menduar se ushqimi i preferuar i shumë njerëzve – fasulet – mund t’i dëmtojnë dhëmbët? E gjitha ka të bëjë me një përbërës të caktuar që ato e përmbajnë, i cili është proteinë që e provokon ndarjen e shpejtë të qelizave.

Nëse keni gropë të dhëmbëve, ngrënia e fasuleve mund të shpijë në granulomë. Normalisht, rreziku është shumë i ulët, por është mirë të siguroheni se nuk keni probleme dentale para se të hani fasule.

Shëndeti oral lidhet me memorien
Shkencëtarët kanë kryer një hulumtim me qindra vullnetarë të moshës mbi 55 vjet. Dhe ata kanë ardhur në përfundim se ata që nuk i kanë të gjithë dhëmbët kanë memorie më të dobët, janë më të zemëruar dhe më të prirë të kenë luhatje disponimit. Si rezultat i kësaj, ekziston një teori se humbja e dhëmbëve e zvogëlon numrin e sensorëve që dërgojnë sinjale në tru. /rd.al
 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super