×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: Poshnjari
« ne: 28-06-2019, 10:47:08 »

Dhe mua me kujtohen kjo metode 😁.
Thoshte nëna Jaja, domatja kuqe është me e mire se kosi 😁
Kur ma thanë mendova se po benin shaka, por është e vërtet.
Postuar nga: erlehta
« ne: 28-06-2019, 08:34:14 »

Dhe mua me kujtohen kjo metode 😁.
Thoshte nëna Jaja, domatja kuqe është me e mire se kosi 😁
Postuar nga: Poshnjari
« ne: 27-06-2019, 22:08:21 »

 


Shumë nga ju mund tu duket e çuditshme, ndoshta për faktin se nuk e keni dëgjuar kurrë, por një perime shumë rezultative në rast djegie nga dielli është terapia me domate. Lëngu i domates ka aftësinë për të lehtësuar ndjesinë e djegies, dhe jo vetëm nga dielli. Domatja është shumë e mirë për të shëruar djegiet nga dielli dhe të përshpejtojë përtharjen. 

Ekzistojnë disa metoda, por ajo më e thjeshta është të prisni një domate të pjekur në feta dhe t’i vendosni tek pjesët e djegura nga dielli. Një metodë tjetër aplikimi është të grini domaten dhe ta hapni si krem tek pjesët e djegura nga dielli. Do të vëreni që do ndjeni menjëherë freski dhe lehtësim.

Një metodë tjetër është për tu shëruar nga djegia e diellit është të krijoni një krem me purenë e domates dhe akull të grirë. Hapeni në pjesët e djegura nga dielli dhe do ndjeni lehtësim nga dhimbjet.

Keni vaskë? Atëherë mund ta mbushni me uji të freskët dhe të hidhni 2 filxhanë lëng domateje. Futuni brenda dhe rehatohuni për 10-15 minuta duke nxjerrë dobi nga vetitë kuruese.

Si përfundim, mund të krijoni një përzierje duke trazuar ¼ e një filxhani çaj me lëng domateje ose 1,5 lugë pastë, me qumësht të pasterizuar dhe lyeni pjesët e djegura në trup ose në fytyrë për rreth 30 minuta. Pastaj, shpëlajeni ujë të ftohtë. Do të shikoni “mrekullinë” që mund të bëjë domatja. Këto ishin disa këshilla në rast djegie nga dielli.
Burimi: djegie nga dielli