×
Hyrja
Profili

Epilepsia, kur nevojitet ndihma e parë?

Epilepsia, kur nevojitet ndihma e parë?

· 1 · 554

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 01-05-2012, 12:02:21
TIRANE - Epilepsia është një prej sëmundjeve më të shpeshta në neurologji. Ajo i takon grupit te sëmundjeve konvulsive, e cila manifestohet me ngërçe të muskujve dhe ndryshim të furishëm të vetëdijes. Emërtimi i sëmundjes vjen nga fjala greke ‘epilepsi’ që nënkupton sulmin.

Disa prej llojeve të epilepsisë janë:
1. Grand mal: ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes abnormale elektrike të korës së trurit e cila manifestohet me humbje të shpejtë të vetëdijes, shtangim të muskujve të trupit dhe shkumën në gojë.
Shpesh në fazën e atakut i sëmuri ka urinim të pakontrolluar. Pas kësaj, pacienti është pa vetëdije dhe zgjohet gradualisht. Për një kohë ndihet konfuz dhe i përgjumur.

2. Petit mal: sulme të vogla, më të shpeshta te fëmijët e vegjël. Fëmija ³ sëmurë rëndom ka shumë sulme gjatë 24 orëve. Sulmet ndodhin më shpesh në mëngjes dhe gjatë aktivitetit fizik. Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet kohëshkurtra të muskujve (rëndom të fytyrës ose ekstremiteteve). I sëmuri nuk e humb vetëdijen, por meqenëse ndonjëherë vjen deri të çrregullimi i të folurit merr pamjen sikur ka humbur vetëdijen.

3. Epilepsia psikomotore: Zakonisht te adultet, ndonjëherë ngatërrohet me psikozën. Karakterizohet me sjellje të përsëritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lëvizje të pakontrolluara të ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja).
Të sëmuret herë nuk janë të qetë, por agresive. Personi është i dezorientuar ndaj vetvetes, personave tjerë, kohës dhe hapësirës.

4. Status epileptikus: Ataku ³ zgjatur ose i përsëritur. Zgjat se paku 30 minuta. E rrezikon jetën dhe çdo herë në një masë të caktuar e dëmton edhe trurin.

Shkaktaret e epilepsisë
- Çrregullimet e sistemit nervor qendror (çrregullimet natyrale gjatë zhvillimit, infeksionet, neoplazmat, sëmundjet e enëve të gjakut, sëmundjet e lindura të cilat shkaktojnë dëmtimin e trurit).
- Çrregullimet metabolike
- Lëndimet e kokës
- Temperatura e lartë
- Përdorimi pa masë i alkoolit ose drogave
- Stresi emocional
- Epilepsia idiopatike (baza ose substrati trashëgues)

Simptomat:
1. Aura-nënkupton vërejtjen, parandien, sikur halucinacion i zërit dhe shikimit, ndjenja e erës së çuditshme ose shijes, ndjenja e shtangimit, mundimit të barkut e cila zgjatë disa sekonda.
2. Humbja e vetëdijes
3. Shtangimet e muskujve dhe lirimi në çdo 15 deri 20 sekonda.
4. Gulçim pas atakut dhe apatia
5. Ndonjëherë dhimbja e kokës.

Ndihma e parë
1. Të sigurohet kalueshmëria e rrugëve të frymëmarrjes me rrotullimin anësor në pozitë të krahut.
2. Të sigurohet qëi  sëmuri të mos e godasë kokën në bazë të fortë, nën kokë vendoset ndonjë mjet i butë (jastëk, batanije etj)
3. Lirohet rripi dhe kravata
4. Largohet e gjithë ajo që mund ta lëndoj të sëmurin në rrethinën e tij.
5. Thirret ndihma e shpejtë
6. Gjithmonë pritet në vendin e ngjarjes që i sëmuri të kthehet në vetëdije ose deri sa të vijë ndihma e shpejtë.

Ndihma e shpejtë nuk nevojitet:
* Nëse ataku ka kaluar brenda 5 minutave
* Nëse nuk ka sulme të reja
* Nëse i sëmuri nuk është i lënduar gjatë rënies

Veni re?
* Në atak, gjuha nuk preket pasi mund të lëndohet pas ngërçeve të muskujve të fytyrës ose nofullës
* Nuk tentohet me forcë të ndërpriten ngërçet
* Vendosja e sendeve metalike në dorë si p.sh. çelësave nuk ka arsyetim mjekësor
* Nuk vendoset asgjë në gojë (p.sh. luga, shpatulla etj.)
* Nuk i jepet pacientit kurrfarë lëngu në gojë në fazën e atakut.
Shumica e fëmijëve me epilepsi, prej tyre rreth 90%, shkojnë në shkollë dhe mund të inkuadrohen në çerdhe. Është me rëndësi që prindërit ose kujdestari ta informojnë ekspertin për praninë e sëmundjes që të ketë kujdes e në rast nevoje të reagohet me kohë.

Si ta konstatoni se a është personi pa vetëdije?
Nëse hasni në personin i cili nuk lëviz është i shtrirë ose në praninë tuaj papritur është shtrirë në tokë, lehtas e tronditni në krah ose drejtoni disa pyetje, psh: “Çka ka ndodhur? A po më dëgjon? Si quheni?”
Te humbjet sipërfaqësore, i pavetëdijshmi mund të lëvizë disa pjesë të trupit ose të vjellë. Nëse nuk ka kurrfarë reaksioni, atëherë personi është në gjendje të humbjes së thellë të vetëdijes (koma).

Veprimet
* Thirrni mjekun për ndihmë, nëse është e mundur, sa më shpejtë pa humbur kohë.
* Kontrolloni frymëmarrjen, qarkullimin dhe sipas nevojës filloni me veprimet e ringjalljes.
* Nëse i pavetëdijshmi merr frymë, kthejeni në pozitë të krahut. Herë-herë kontrolloni frymëmarrjen.
* Mbuloje të pavetëdijshmin që të evitoni ftohjen.
* I pavetëdijshmi guxon të transportohet vetëm në pozitë të shtrirë (në krah)
* MOS tentoni të pavetëdijshmit t’i jepni ushqim ose pije.
* MOS e leni të pavetëdijshmin pa mbikëqyrje.

Simptomat dhe ekzaminimet
1. era (si e acetonit, alkoolit, dheut të lagësht, urinës)
2. lagështia e lëkurës
3. shenjat e lëndimit (njolla elektrike, gjakderdhja, gjurmët e injeksioneve)
4. tonusi i muskujve (hemipareza, hemiplegjia)
5. përgjigjja ndaj ngacmimeve të dhembjes-shpimi (hemipareza, hemiplegjia)
6. shenjat meningjeale
7. frymëmarrja
8. bebëza e syrit (shikimi në drejtim të lëndimit: ICV; mioza: morfina, gjakderdhjet ne pons; midriaza: atropin)
9. pulsi, TA, (kriza hipertenzive, shoku)
10. abdomeni (prania e defanses)
11. Babinski dhe reflekset e tjera: reaksioni ndaj dhembjes
12. gjaku të ekzaminohet me traken – Glukohemotest

Pozita e dëshirueshme: pozita e të pavetëdijshmit (pozita në krah)

Ndihma urgjente mjekësore:
1. infuzioni 500mL tretje infuzive 1 gtt/sek
2. terapia simptomatike, kontrolli i funksioneve vitale
3. terapia e diferencuar nëse dihet shkaktari

Trajtimi i mëtejshëm
* Derisa jeni duke pritur autoambulancën regjistroni shenjat vitale.
* Shikoni për shenja të traumës.
* Gjatë transportit të keni kujdes për funksionet vitale: frymëmarrjen dhe punën e zemrës (mjeku ose infermierja).

(er.nu/telegrafi/BalkanWeb)
 

Epilepsia - Sëmundja e tokës

Nisur nga M A XRubrika Shkenca

Postimi i fundit 27-04-2012, 23:23:12
nga M A X