×

Gjumi

· 16 · 1280

Gjumi

· 16 · 1280

  • Postime: 22178
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 06-09-2011, 13:20:12
Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Gjumi është i domosdoshëm për trupin dhe mendjen, por po kaq i rëndësishëm është edhe pozicioni në të cilin flemë. Këtë theksojnë ekspertët amerikanë, të cilët kanë analizuar pozicionet kryesore të gjumit dhe kanë dalë në përfundimin se ai më i miri është pozicioni shtrirë në shpinë.

Sipas ekspertëve të Convenant Health System, fjetja në shpinë ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të shpinës e qafës, pakëson refluksin e acideve gastrike dhe favorizon mosshfaqjen e rrudhave. Shtrirja në shpinë redukton në maksimum kontraktimet dhe rezulton një pozicion i përshtatshëm për shtyllën kurrizore. Ana negative e këtij pozicioni? Favorizon gërhitjen, sidomos tek ata që janë të predispozuar.

Një tjetër pozicion i mirë për trupin është shtrirja në krah. Edhe ky pozicion parandalon dhimbjet e shpinës dhe qafës. Ai u rekomandohet sidomos grave shtatzëna, pasi favorizon lëvizjen e gjakut në fetus. Ekspertët nuk ua këshillojnë këtë pozicion atyre që duan të parandalojnë rrudhat.

Pozicioni më i keq? Ai shtrirë në bark, pasi shtyp stomakun, lehtëson refluksin e acideve gastrike dhe favorizon tendencën për të gërhitur. Gjithashtu, në këtë pozicion shtylla kurrizore nuk ka mundësinë të çlodhet dhe presioni mbi muskujt dhe kyçet është kaq i fortë saqë mund të shkaktojë edhe inflamacionin e nervave apo ndjesi shpimi në gjymtyrë.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22178
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 11-09-2011, 14:00:46
Gjumi, shtyrja e alarmit, mënyra më e keqe

 Trupi para zgjimit përgatitet për ditë të re, por shtyrja e zgjimit mund t’ju kthejë përsëri në fazën e gjumit të thellë dhe të shkaktojë shok pas tingëllimës së re të alarmit. Meshkujt rrallë flenë në gjumë të thellë dhe zgjohen disa herë në natë ç’ka rrit rrezikun nga tensioni i rritur i gjakut dhe problemet me zemër, sipas një zstudimi të Universitetit të Harvardit.

“Edhe pse femrat nuk ishin të përfshira në këtë studim, ka shumë mundësi që ato që kanë gjumë më të lehtë mund të kenë rrezik më të lartë nga tensioni i lartë i gjakut”, pohon udhëheqësja e studimit, Susan Redline. Gjumi është i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit. Me rëndësi është që gjumi të na bëhet prioritet dhe të tentojmë të flemë së paku gjashtë deri tetë orë në ditë, thekson Natasha Steëart nga Fondacioni britanik për zemër.

Pse fshiheni nën mbulesë?
Trupi e do ritmin dhe parashikueshmërinë. Shumica ndiejnë lodhje sepse nuk i janë përmbajtur ritmit të zakonshëm të gjumit. Një orë para së të fillojë zgjimi trupi përgatitet. Gjumi bëhet më i lehtë, temperatura trupore fillon të rritet dhe fillon lirimi i kortizolit, hormonit të stresit, çka jep energji për zgjim, thekson eksperti për fjetje, doktor Neil Stanley.Nëse trupi juaj nuk ka ritëm dhe nuk e di që është koha për t’u zgjuar pasi që cingëron alarmi, do të përjetojë shok. Pikërisht kjo është arsyeja pse pas ziles së alarmit do të ndiheni të lodhur, thekson Stanley.

Mos e shtyni zgjimin
Shumë e shtyjnë zgjimin duke e shtyrë alarmin për dhjetë ose 20 minuta për të kompensuar gjumin. Por, kjo është më e keqja që mund të bëni, pohojnë ekspertët. Trupi para zgjimit përgatitet për këtë dhe shtyrja e tij mund t’ju kthejë në fazën e gjumit të thellë dhe të shkaktojë shok pasi që alarmi të bjerë përsëri.



Përdoreni diellin
Ndryshimi prej gjumit në zgjim është shok i madh për organizmin, thotë Leon Kreitzman, autor i librit “Seasons of life”.“Derisa flini, temperatura trupore si dhe tensioni i gjakut bien, prandaj gjatë zgjimit zemrës por edhe tërë organizmit i duhet pak më shumë kohë për të lëvizur”, thekson Kreitzman. Kjo shpjegon pse shumica e sulmeve në zemër ndodh në orët e mëngjesit. Njerëzit janë më aktivë gjatë ditës, ndërsa flenë gjatë natës dhe kanë mekanizëm natyror i cili kontrollon ndjenjën e përgjumësisë dhe zgjimit. Mekanizmi është i sinkronizuar me lindjen dhe perëndimin e diellit. Nëse keni probleme me fjetjen apo me zgjimin, e rëndësishme është që të kaloni shumë kohë në vend të hapur, këshillon Kreitzman. Derisa është në vend të hapur trupi ngadalë mbushet me energji dhe i përshtatet kohës.

Nervozizmi i mëngjesit është në gjene
Disa njerëz thjesht nuk janë tipa të mëngjesit sepse vuajnë nga e ashtuquajtura inerci e gjumit, ndjenja e ngadalësisë dhe irritimit, madje edhe deri dy orë pas zgjimit, derisa të tjerët pa problem zgjohen nga shtrati dhe fillojnë ditën, pohon Stanley. Rreth 12 gjene janë të lidhura me sistemin e brendshëm të trupit, i cili rregullon fjetjen dhe zgjimin. Gjenet punojnë së bashku për të krijuar proteinat dhe nxitur hormonet për shkak të të cilave flemë gjatë natës, ndërsa jemi aktivë gjatë ditës. Tek ata që zgjohen herët organizmi punon më shpejt, kështu që ata më herët lodhen dhe shkojnë në shtrat për të fjetur, ndërsa tek “zogjtë e natës” është e kundërta, shpjegon neurologu Russell Foster nga Universiteti i Oxfordit.

Adoleshentët janë botë më vete
Adoleshentët kanë nevojë për më shumë gjumë sesa njerëzit tjerë, sepse duhet të përballen me shumë ndryshime emocionale dhe fizike nëpër të cilat kalon trupi i tyre, thekson Kreitzman.“Hormonet seksuale, si testosteronet dhe progjesteronet, niveli i të cilave rritet në pubertet, mund të çrregullojnë ritmin e gjumit, prandaj nuk është çudi që adoleshentët zgjohen vonë”, thotë Foster.
(m.a/kohaditore/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22178
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 18-11-2011, 16:20:01
Gjumi i ëmbli gjumë, si t’ia bëjmë që të flemë më mirë!

Në vendet e industrializuara, një person në tre në moshë madhore vuan nga shqetësimet e lidhura me ritmet kardiake. Një c’ekulibër delikat i cili lidhet edhe me mënyrën e fjetjes tek të rriturit. Specialistët rekomandojnë se rregulli i artë është që zgjimi i mëngjesit duhet repektuar gjithmonë edhe nëse nata ka qenë e tmerrshme.

Mjekët thonë se nga vitet 80 e në vijim, njerëzit në të gjtihë globin e kanë prishur gjumin e natës, duke i marrë një mesatare prej 1 ore e gjysëm. Më shumë se një sasi, gjumi është frut i një ekulibri shumë delikat të organizmit.

Për mjekët ekziston një rregull i artë: “kurrë mos e prishni gjumin e mëngjesit, pasi ai nuk zëvendësoet me atë të orëve gjatë ditës, ose sic e quajmë gjumi i drekës, pasi pas orës 8:00 të mëngjesit gjumi nuk është një pushim sipas mjekëve, por një shqetësim fiziologjik i trupit të njeriut.

Ndërkohë, për personat që rrinë zgjuar deri në orët e vona të mbrëmjes, mjekët rekomandojnë që të rrinë zgjuar deri në orët e drekës dhe vetëm pastaj të flihet gjumë.
(el.me/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22178
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 02-03-2012, 23:05:03
 Në ndryshim me atë që besohet shpesh, cilësia e gjumit rritet me kalimin e viteve. Ky është konkluzioni në të cilin kanë arritur studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë, i publikuar së fundmi edhe në revistën Sleep.

Sipas këtij studimi në moshën 70 vjeçare e bën gjumin më cilësor se më parë, por është edhe kulmi. Në studim janë përfshirë 155,877 burra dhe gra dhe është arritur në konkluzionin se gjumi përmirësohet me moshën.

Studiuesit kanë thënë gjithashtu se përjashtohen nga ky studim personat që vuajnë nga depresioni, apo nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Krahasuar me meshkujt, femrat janë ato që janë ankuar më shumë për probleme me gjumin dhe lodhjen gjatë ditës. Në mënyrë të ngjashme, mosha që në përgjithësi paraqet probleme të mëdha është mosha e mesme, thonë studiuesit më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6648
  • Gjinia: Femer
erlehta
#5 ne: 02-05-2012, 01:04:34
Harrojini orët e zgjatura në palestër dhe llogaritjen e pafund të kalorive, pasi ka një mënyrë shumë më të thjeshtë për të humbur në peshë.

Një dietë “gjumi” është përgjigja më e mirë për të humbur kile, pretendojnë disa shkencëtarë pas një studimi.

Fjetja e më pak se shtatë orëve gjatë natës duket se “inkurajon” gjenet që shkaktojnë fitimin e peshës, ndërsa më shumë se nëntë orë gjumë është në gjendje të prodhojë efektin e kundërt.

Studimi u fokusua në më shumë se një mijë çifte binjakësh identikë, të cilët kanë trashëguar të njëjtat gjene që komandojnë peshën, në mënyrë që të përjashtohej faktori gjenetik në shëndetin e tyre, duke u fokusuar vetëm tek faktorët e jashtëm.

Studimi tregoi se për ata që flinin rregullisht më pak se shtatë orë në natë, 70% e mbipeshës së tyre i detyrohej faktorit gjenetik, ndërsa për ata që flinin mbi nëntë orë, kjo statistikë reduktohej në mënyrë drastike në 32%.

Kjo u tregoi shkencëtarëve se në persona me të njëjtin gjen, mënyra se si ai funksionon është e ndryshme dhe se gjumi ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në këtë aktivitet.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super x 1

  • Postime: 22178
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 21-05-2019, 12:13:19
Ja kush është çelësi për një gjumë të qetë 

Ne shpenzojmë një të tretën e jetës tonë, në gjumë dhe nuk mund të jetojmë pa atë. Është një proces shumë i rëndësishëm që ndikon në shëndetin tonë

Kur ne jemi në gjumë, truri jonë fillon të memorizojë dhe të përpunojë informacion. Trupi jonë çlirohet nga toksinat dhe relaksohet, në mënyrë që të jemi të freskët kur të zgjohemi.

Një studim sugjeron që pas 17-19 orësh zgjuar, performanca e detyrave të zakonshme mund të jetë e njëjtë si të keni konsumuar shumë alkool.

Periudha më e gjatë pa gjumë, e dokumentuar, më tepër se 11 ditë sjell ndryshime serioze të njohjes dhe të sjelljes. Këto janë disa mënyra si të bëni një gjumë të qetë:
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12733
Mishel...............
#7 ne: 21-05-2019, 15:44:50
Une qe fle 3-4 ore , i bie te behem 300 kg :P , do thyej rekordin gines :P
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3105
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#8 ne: 24-05-2019, 07:29:51
kam shumë të shkruaj për gjumin. por sdo arri se do me zë gjumi.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6648
  • Gjinia: Femer
erlehta
#9 ne: 24-05-2019, 07:56:29
Une qe fle 3-4 ore , i bie te behem 300 kg :P , do thyej rekordin gines :P
Ne kete periudhë une fle  4 ore, me shume sben vaki 😁.
Ndihesh ndonjehere si e humbur po kalon shpejt 😂
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super x 1

  • Postime: 6648
  • Gjinia: Femer
erlehta
#10 ne: 24-05-2019, 07:58:14
kam shumë të shkruaj për gjumin. por sdo arri se do me zë gjumi.

Eh kush mund te flas me bukur per gjumin se ti o Gjumasho 😂
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2106
Grens(Wiliams)
#11 ne: 26-05-2019, 14:25:41
Une qe fle 3-4 ore , i bie te behem 300 kg :P , do thyej rekordin gines :P
Une qe fle 3-4 ore , i bie te behem 300 kg :P , do thyej rekordin gines :P
...Do plasin armiqte..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22178
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#12 ne: 02-07-2019, 19:17:02
 

Shumë njerëz nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm, e një studim i kohëve të fundit po pretendon se mesatarja është vetëm gjashtë orë gjumë në Britani.
Arsyet për netët pa gjumë ndryshojnë dhe shpesh janë të lidhura më çështjet psikologjike, por studimi pohon se mund të jetë mungesa e ujit gjatë ditës për mungesën e gjumit gjatë natës, transmeton Klan Kosova.

Sipas hulumtimit të bërë nga akademikët në Penn State University, Pennsylvania, njerëzit që flinin për gjashtë orë në natë kishin urinën dukshëm më të koncentruar dhe ishin më të dehidratuar krahasuar me ata që rregullisht flinin tetë orë në natë, që është koha e rekomanduar.

Studimi përfshinte më shumë se 20 mijë të rritur në SHBA dhe Kinë, autorët konkluduan se lidhjet midis cilësisë së gjumit dhe hidratimit janë në harmoni për gjumë të mirë.

“Ky studim sugjeron që nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, dhe të ndjeheni keq ose të lodhur ditën tjetër, pini ujë shtesë” tha autori kryesor Asher Rosinger, profesor asistent në Penn State.

Dehidrimi mund të ketë një numër efektesh të padëshirueshme në trup, të tilla si marramendje, ndjesi të përgjumur dhe që kanë urinë me ngjyrë të errët, me erë të fortë.

Mënyra më e dukshme për të qëndruar e hidratuar është të pini shumë lëngje gjatë gjithë ditës dhe të shmangni ose kufizoni pije të tilla si kafeina, çaji dhe alkooli, të cilat mund të dehidrojnë trupin.

Por kur bëhet fjalë për sa ujë duhet të pijë çdo ditë, këshilla është kontradiktore, me disa ekspertë që sugjerojnë deri në katër litra ndërsa të tjerët thonë dy. https://www.koha.mk/kjo-eshte-arsyeja-pse-nuk-beni-gjume-te-mjaftueshem/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6648
  • Gjinia: Femer
erlehta
#13 ne: 06-07-2019, 06:40:50
Mungesa e ujit🤔.
Ndoshta e vertete
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1516
  • Gjinia: Femer
Parloté
#14 ne: 10-07-2019, 06:57:48
Duhet patur kujdes mos të pihet ujë aq shumë pas orës 18:00 se përndryshe gjumi do të zëvendësohet me vizita të tualetit. :D
Katër litra ujë preferohet për persona të lëvizshëm, ndërsa mesatarja është dy litra.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super x 1

  • Postime: 6648
  • Gjinia: Femer
erlehta
#15 ne: 13-07-2019, 04:56:46
Duhet patur kujdes mos të pihet ujë aq shumë pas orës 18:00 se përndryshe gjumi do të zëvendësohet me vizita të tualetit. :D


Kjo, e vlefshme vetëm per stinen e dimrit. Ne periudhën e veres eshte e pamundur 😁
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super