×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 13-10-2019, 20:38:04 »

Peter Ratcliffe nga Universiteti I Oksfordit, Francis Crick dhe Gregg Semenza nga Universiteti Johns Hopkins, kanë fituar çmimin Nobel për mjekësi, me hulumtimin e tyre shkencor mbi atë, se si qelizat e pranojnë dhe adaptohen me ndryshimin e sasisë së oksigjenit në organizëm.

“Rëndësia e oksigjenit për funksionimin e qelizave është ditur kohë më parë, mirëpo mekanizmi se si qelizat adaptohen me ndryshimin e nivelit të oksigjenit nuk është ditur deri tani”, kanë shpjeguar shkencëtarët, duke shpjeguar rëndësinë e këtij zbulimi.

Përdorimi I oksigjenit nga qelizat është një proces që fillon që nga periudha e embrionit.

Ky zbulim ka ardhur kur shkencëtarët kanë vërejtur se krahas uljes së nivelit të oksigjenit në organizëm rritej një hormon I quajtur- eritroproteinë. Kjo rritje ishte për shkak se disa proteina specifike e ndryshonin aktivitetin e ADN-së në rastet, kur niveli I oksigjenit binte.

Zbulimi i këtyre tre shkencëtarëve do të çojë në gjetjen e trajtimeve të reja për aneminë dhe disa lloje të kancerit. Gazeta Panorama
Postuar nga: M A X
« ne: 07-10-2019, 10:29:47 »


 

Eksperti i njohur turk për onkologji në spitalin “Memorial Atasehir”, prof. dr. Gokhan Kandemir, ka deklarua që çdo vit nga kanceri vdesin një numër i madh i personave, vdekja e të cilëve në 30-40 për qind të rasteve do të mund të parandalohej përmes intervenimit me kohë.

Sipas mendimit të mjekut Kandemir, ka dhjetë rregulla të arta për mbrojtjen nga kanceri.
Sipas tij, rregulla e parë është të mos konsumohet duhani, sepse, sipas disa hulumtimeve, tek të sëmurët nga kanceri pirja e duhanit në 87 për qind të rasteve është shkaku kryesor i sëmundjes. Po ashtu, pirja e duhanit nxit kancerin e fytit, laringut, ezofagut, mëlçisë, pankreasit, stomakut, veshkave dhe fshikëzës së urinës.

Rregulla e dytë është të mos konsumohet alkooli ose të reduktohet sasia, sepse alkooli shkakton kancerin e gojës, fytit, ezofagut, laringut, mëlçisë, zorrës së trashë, pankreasit dhe kancerin e gjirit.

Dr. Kandemir thekson që është shumë e rëndësishme të mos i ekspozohemi rrezatimit, derisa qëndrimi gjatë në diell mund të nxisë kancerin e lëkurës. E nevojshme është të ruheni nga infeksionet, sepse në botë një e pesta e kancereve janë të lidhura direkt me infeksionet kronike.

Duhet t’i kushtohet vëmendje edhe ushqyerjes së shëndetshme. Kështu, duhet që njeriu gjatë ditës të pijë deri 2.5 litra ujë, derisa duhet të shmanget suxhuku, sallami dhe virshllet. Po ashtu, një person në ditë nuk guxon të konsumojë më shumë se 2.3 gramë kripë.
Shumë i rëndësishëm është aktiviteti fizik. Duhet të bëhen 30 minuta ushtrime në ditë për t’u mbrojtur nga kanceri dhe sëmundjet e tjera.

Me rëndësi është të ruheni edhe nga pesha e tepërt, sepse pesha e tepërt trupore është e lidhur me kancerin e gjirit, zorrës së trashë, mitrës, ezofagut, veshkave, pankreasit, prostatës dhe vezorëve.

Shumë e rëndësishme është që me kohë të vërehen shenjat dhe simptomat e sëmundjes. Në mes simptomave kryesore të kancerit janë humbja e papritur e peshës, temperatura e lartë, ndjenja e dobësisë.

Ndryshimet në lëkurë, ndryshimet në funksionet e zorrëve dhe urinare, gjakderdhja e papritur dhe abnormale, plagët e pashërueshme, masa e prekshme në trup, ënjtjet, gëlltitja e vështirë, çrregullimet tretëse dhe ngjirja e zërit.

Rregulla tjetër është të kuptohet rreziku nga kanceri dhe të fillohet trajtimi në kohë.
Dhe në fund, sipas fjalëve të dr. Kandemir, është shumë e rëndësishme të luftohet kundër stresit, sepse stresi i tepërt mund të shkaktojë kancerin. Rd.al
Postuar nga: M A X
« ne: 09-06-2019, 21:33:10 »

Një doktor australian dhe ekipi i tij për një kohë të gjatë kanë qenë duke punuar për të sjell një mjekim revolucionar i cili besohet se mund të jetë kura për kancerin.

 

Dr. Ken Micklethwaite thotë se trajtimi i ri i përdor qelizat e modifikuara të imunitetit, të cilat quhen qeliza CAR T, e të cilat mund t’i kërkojnë qelizat kanceroze të cilat sistemi i imunitetit nuk i gjen dhe t’i shkatërrojë ato.

“Ne i marrim qelizat e imunitetit të cilat janë të paafta ta vërejnë kancerin, ua injektojmë atyre gjenin i cili u mundëson t’i vërejnë qelizat kanceroze dhe t’i vrasin ato”, ka deklaruar Dr. Micklethwaite për “60 minutes Australia”.

Trajtimi përfshin vetëm një injeksion të vetëm me qeliza të modifikuara – ndryshe nga trajtimet tradicionale me rrezatim dhe kimioterapi. Trajtimi është përdorur në SHBA me një shkallë suksesi deri në 80%, pasi së fundmi është aprovuar nga Administrata për Ushqim dhe Ilaçe.

Megjithatë, kostoja e këtij injeksioni është jashtëzakonisht e lartë – gjysmë milioni dollarë për një trajtim.

Megjithatë, Dr. Micklethwaite dhe ekipi i tij janë duke punuar për një metodë të re të krijimit të qelizave CAR T në mënyrë që ta zvogëlojnë çmimin në 10,000 dollarë për dozë. /rd.al
Postuar nga: M A X
« ne: 16-12-2011, 16:14:10 »

Askush nuk guxon të përfytyrojë se papritur jeta mund të pritet në mes. Ky djalë sapo e ka kaluar këtë traumë dhe madje në një moshë shumë të re.

Është 26 vjeç dhe pak muaj më parë është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë.

“Kisha një enjtje në këmbë dhe u vizitova tek Hygeia dhe gjatë ekzaminimeve më thanë që ishte masë tumorale”, shprehet djali.

Masa tumorale kishte fituar shumë territor dhe tanimë asgjë nuk ishte e sigurt për shëndetin e këtij djaloshi edhe pse ishte marrë përsipër të trajtohej nga një ekip i specializuar mjekësh.

“Fillimi ishte shumë i vështirë. Cdo sëmundje ka të vetat, por kjo është një sëmundje shumë e rëndë. Pothuajse mu prenë në mes ëndrrat”, tregon djali.

Duke qenë se rasti ishte shumë i vështirë, mjekët e spitalit Hygeia kërkuan ndihmë nga kolegët e tyre në spitalin Hygeia të Athinës. Radioterapeuti Kostas Dardoufas tregon: “Dolëm në përfundimin se duhej kryer një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë pasi kishte inde që duheshin trajtuar fillimisht me operacion e më pas me radioterapi.”

Nuk mund të pritej më. Mjekët ndërhynë shpejt për të pastruar masën tumorale, përparimi i së cilës sillte dyshime për prerjen e këmbës.

Doktori shqiptar tregon për operacionin: “Erdhi në një fazë të përparuar. Ishte operacion i vështirë pranë enëve të gjakut dhe nervave të këmbës me rrezik për amputim.”

“Kisha frikë për humbjen e këmbës dhe do ishte shumë e rëndë një gjë e tillë”, thekson djali.

Pas operacionit filloi trajtimi me rreze përmes akseleratorit të radioterapisë, pajisje e cila është unike në vend. Doktor Arianit Kokobobo, tregon për rezultatin: “Kur ke të bësh me një tumor malinj duhet t’i nënshtrohesh patjetër rrezatimit sepse digjen qelizat tumorale.”

Tanimë djali nuk ka asnjë lloj pengese për të vijuar normalitetin, madje edhe dyshimet për jetën janë shuar: “Pas rezultateve të mira tani vazhdoj jetën si më parë.” /top channel
Postuar nga: M A X
« ne: 17-08-2011, 16:02:22 »

Proteina stimuluese e kancerit JAK, arma për eleminimin e tij

Një hap i madh është hedhur përpara në shkencë sa i përket neutralizimit të kancerit. Pas një sërë eksperimentesh, shkencëtarët e Qëndrës Kërkimore të Kancerit në Britani kanë zbuluar proteinën që ndihmon përhapjen e tumorit.

Bëhet fjalë për një proteinë të quajtur JAK, e cila ndihmon qelizat kancerogjene që të përhapen në trup. Kjo lloj proteine i fuqizon këto qeliza njësoj si muskujt dhe mundëson përhapjen e tumorit, proces ky që në gjuhën mjeksore njihet si “metastazë”.

Në 90 % të rasteve, nëse procesi i metastazës ka ndodhur, kjo do të thotë vdekje e sigurt. Nëse shkencëtarët arrijnë që përmes neutrlizimit të kësaj proteine, të frenojnë përhapjen e kancerit, kjo do të ishte arritja më e madhe e këtij shekulli. /Telegrafi/ 
Postuar nga: M A X
« ne: 16-08-2011, 16:30:56 »

Zbulohet ndryshimi gjenetik që të bën të vullnetshëm ndaj formave të ndryshme të kancerit.
Kërkuesit e universitetit të New South Wales dhe Western Australia kanë studiuar tre gjenerata të një familjeje anëtarët e së cilës janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse në moshë të vogël.

Anëtarë të ndryshëm kishin një etiketë gjenetike që çaktivizon genin antikancer MLH1.

Shkencëtarët kanë zbuluar një ndryshim pranë genit që tërheq këtë etiketë dhe ndryshimi në ADN i kalon gjeneratës pasardhëse. /Top channel