×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 01-12-2019, 14:33:50 »

 

Ka shumë debate sa i përket çështjes së dietave të shëndetshme. Veganët besojnë se shmangia e produkteve të kafshëve është dieta më e mirë, ndërkaq entuziastët e dietës ketogjenike duan të hanë vetëm yndyrë ep proteina. Por, ekziston një produkt që ndjekësit e thuajse çdo diete synojnë ta shmangin: sheqerin.
Heqja dorë nga sheqeri është sfiduese sepse ky produkt gjendet në vendet më të papritura, siç është salca e domates, burgerët vegjetarianë, etj.

Megjithatë, siç tregojnë ekspertët shëndetësorë, nëse arrini të hiqni dorë nga sheqeri artificial, trupi do të përfitojë thuajse menjëherë. Brenda një jave ju do të keni shtypje më të ulët të gjakut, nivele më të shëndetshme të yndyrës dhe nivele më të shëndetshme të insulinës.

Normalisht, mënyra se si trupi reagon ndaj mungesës së sheqerit varet nga ajo se sa sheqer konsumoni për momentin – dhe nga ajo se a konsumoni karbohidrate. P.sh. trupi i përpunon karbohidratet komplekse, si pemët dhe tërshërën, në sheqerna të thjeshtë që i përdorë si energji.

Por, çfarë nëse i shmangni të gjitha ushqimet e larta të glikemisë, siç provojnë ta bëjnë entuziastët e dietës ketogjenike? Për këta, ekspertët thonë se do t’i keni tri ditë të vështira.

Fillimisht, me siguri se do të ëndërroni për ëmbëlsira, nëse veç jeni një person që rregullisht hani gjëra të ëmbla në mëngjes apo darkë. Kjo ndodh sepse nuk keni sheqer për të ndihmuar ta stimuluar trurin.

Ndonëse mund të ndiheni më të trazuar, faktikisht ka shumë gjëra të mira që janë duke i ndodhur trupit tuaj gjatë asaj kohe. Insulina, hormoni që e rregullon glukozën, zvogëlohet dhe bëhet më stabile.

Në fillim do të ndiheni më të lodhur e të përgjumur, por kjo fazë kalon brenda pak ditëve. Adrenalina do të rritet dhe do t’ju ndihmojë ta përpunoni glikogjenin, apo sheqerin, që gjendet në trup. Kjo menjëherë pastaj lirohet në sistemin tuaj të gjakut.

Përgjatë kësaj do të kaloni në më pak se 24 orë. Brenda tre deri pesë ditëve, mëlçia do të fillojë të prodhojë ketone nga yndyra sepse nuk do të ketë më glukozë, kështu që trupi do t’i përdorë ketonet si burim kryesor i energjisë.

Kjo është faza kur trupi futet në gjendjen e njohur si ketozë apo në gjendjen ku e djegë yndyrën për të pasur energji. Si rezultat i kësaj, ju mund të përjetoni ngërçe në muskuj sepse jeni duke humbur ujë kur jeni në ketozë pasi e keni lënë sheqerin.

Disa njerëz mund të përjetojnë grip ketogjenike, që shoqërohet me dhimbje koke, lodhje, etj. – por që zgjatë rreth një javë! Posa të kalojë kjo periudhë, ju do të keni më shumë energji, do të jeni më të përqendruar dhe më të qetë. /rd.al
Postuar nga: M A X
« ne: 30-08-2011, 15:52:29 »

Sheqeri i tepërt shkakton kancerin e qafës së mitrës
Nga Brikena Bushi

Femrat të cilat tri ose më shumë herë në javë i lëshohen kënaqësisë së ëmbëlsirave, siç janë biskotat dhe tortat, duhet të kenë kujdes sepse këto ushqime nxisin shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës.
Këto të dhëna bazohen në studimin dhjetëvjeçar të institutit suedez Karolinska, gjatë të cilit janë analizuar shprehitë ushqyese të 60.000 femrave dhe është zbuluar se ato që konsumojnë më shumë sheqer janë për 33 për qind më të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës.
Te femrat të cilat këto ëmbëlsira i kanë konsumuar më shumë se tri herë në javë, rreziku për sëmurje ka qenë 42 për qind
Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat kishin konsumuar më shumë se 35 gramë sheqer në ditë, ishin më të prira për ta fituar sëmundjen.
Sipas studiuesve, ko ndodh sepse organizmi i ngarkuar me sheqer liron më shumë insulinë dhe estrogjen. /standard.al
Postuar nga: Berni
« ne: 12-12-2009, 21:58:16 »

Përdorimi në sasi të vogla është i domosdoshëm, por një konsum i pakontrolluar mund të ketë efekte shumë të dëmshme për organizmin tonë. Pasojat janë gjithnjë problematike

Sa i mirë dhe aq i dëmshëm për shëndetin: përdorimi i tepërt i sheqerit është gjithnjë i dëmshëm për organizmin tonë. Nuk flitet vetëm për sheqerin si produkt, por mënyrat se si ai serviret në trupin tonë, të cilat janë të shumta. Pavarësisht problemeve që sheqeri shkakton në organizëm, ai është shumë i nevojshëm për jetën e njeriut. Studimet e fundit të kryera nga shkencëtarët që punojnë në fushën e ushqimit, kanë zbuluar shumë sekrete e këshilla për t‘u mbrojtur nga ai produkt.
Dihet që përballë një pjate me brokoli, prodhime të shijshme deti dhe një fete torte, të paktë do të ishin ata që do kishin dyshime për të zgjedhur. Asnjë njeri nuk e kupton se sa i dëmshëm është ushqimi i pasur me shumë sheqer, dhe këtu nuk flitet për pak, një çokollatë ose ndonjë ëmbëlsirë të zakonshme që ne konsumojmë çdo ditë, por për të gjitha ushqimet që konsumojmë, pasi secili prej tyre mbart në vetvete një sasi të caktuar sheqeri.
Në fakt, sheqeri nuk është i dëmshëm në vetvete nëse konsumohet në sasi normale e të kontrollueshme (përafërsisht me 5-7% të kalorive të përditshme, ose më saktë nga 25 deri në 45 gramë). Por një dietë e pasur me sheqerna, sidomos kur ka në përbërje të saj një nga këto produkte industriale (këtu futen kokoshkat, kroasantët si edhe pijet e gazuara që konsumojmë në jetën e përditshme), është në gjendje që të vërë në një provë shumë të vështirë trupin tonë, ashtu siç edhe kanë zbuluar shumë studime shkencore të kryera në vitet e fundit. Por çfarë ndodh në të vërtetë për shembull kur ne pimë një filxhan çaj apo kafe?
Energjia e fituar dhe debulesa
Një festë e zakonshme familjare nuk do të kishte asnjë kuptim pa tortën në fund: çdo kafshatë që përtypim ka një shije të mrekullueshme, por efektet e tyre mbi shëndetin tonë nuk janë të tilla. Këtë ushqim arrijmë ta tresim shumë shpejt, pasi ai është i përbërë nga sheqerna të lehtë: ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak janë të larta, pankreasi sforcohet që të prodhojë një sasi më të madhe insuline se zakonisht, për ta shndërruar glukozën në glikogjen, ashtu sikundër edhe mëlçia e ‘magazinon‘ atë në muskuj ose pjesë të tjera solide të trupit. Kur bie niveli i sheqerit, na krijohet një ndjesi lodhjeje dhe këputjeje totale e trupit, e cila rrit në mënyrë të menjëhershme nevojën për sasi tjetër sheqer në trup. Hormonet si adrenalina dhe kortizoli veprojnë menjëherë në tepricat e sheqerit, të cilat ndodhen në pjesë të ndryshme të trupit, rrisin mundësinë e prekjes nga infarkti dhe i japin trurit tonë një sinjal të gabuar rreziku.
Ulja e imunitetit të trupit
Dy filxhanë me sheqer do të ishin të mjaftueshëm për të rritur rrezikun e ndjeshmërisë në organizëm. Kjo e dhënë është në sinkron të plotë me një studim të fundit, të publikuar në periodiken shkencore "American Journal of Clinical Nutrition", në të cilën studiuesit kanë zbuluar se numri i leukociteve reduktohet në harkun e pesë orëve nga momenti i përdorimit të 100 gramëve sheqer.
Konvertimi në yndyrë
Në pjesën më të madhe të rasteve, teprica e glikogjenit shndërrohet menjëherë në yndyrë. Disa persona mendojnë në mënyrë të gabuar që, nëse konsumojnë ushqime pa yndyrë ose të varfra në yndyrë mund të mos vënë peshë, por në të vërtetë edhe ushqimet që përmbajnë shumë sheqerna mund të na shëndoshin. Në shumë raste, sasia e tepërt e sheqerit që qarkullon në gjakun tonë shndërrohet në yndyrë.
Dëmtimi i sistemit kardiovaskular
Një studim i kryer në vitin 2007 në Universitetin e Calgary në Kanada dhe i publikuar në revistën shkencore "American Society for Nutrition" ka zbuluar se nëse konsumojmë një pjatë me makarona, që është e pasur me sasi të madhe yndyre, rritet ndjeshëm presioni i gjakut dhe në këto kushte, edhe puna e zemrës fillon të bëhet më e vështirë.
Humbja e kujtesës
Personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit, e tipit 2, duhet të bëjnë shumë kujdes me ngrënien e ëmbëlsirave, kjo sidomos për shkak të sheqerit, sepse sipas një studimi të fundit mësohet se mund të krijohen probleme edhe në rast të konsumimit të gjalpit ose vajit. Në qendrën e madhe studimore shkencore, "Bay Care Centre for Geriatric Care", në vitin 2008, studiuesit kanë arritur të testojnë kujtesën e disa vullnetarëve, të cilët më parë kishin konsumuar një pjatë me makarona me shumë yndyra, pak yndyra të tjera alternative dhe ujë. Ata që hëngrën rëndë demonstruan humbje shumë më të madhe të kujtesës, në krahasim me pjesën tjetër të grupit që iu nënshtrua këtij testimi.
Kushdo, duke filluar nga personat që janë mbipeshë, mund ta shohë këtë si avantazh për të kontrolluar linjat dhe shëndetin. Si produkti më i mirë i mundshëm për të ruajtur këto parametra është zgjedhur buka e bardhë: vlera e saj numerike është 100. Mishi dhe peshku kanë vlerë zero.

G.Shqip