×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 01-12-2019, 14:31:03 »

 

Nuk është e pazakontë të ndjeheni të lodhur pas një vakti. Nëse kjo ndjenjë është e pranishme herë pas here, nuk ka asnjë arsye për shqetësim, megjithatë, nëse ndodh çdo ditë, atëherë mund të dëmtojë shëndetin tone. Kjo gjendje është e njohur në mjekësi si përgjumje postprandiale, dhe ekspertët kanë zbuluar disa arsye pse ajo ndodh. Ushqimet e pasura me karbohidrate dhe sheqerna, dhe që përpunohen në mënyrë industriale, shumë lehtë shkaktojnë përgjumje postprandiale.

Kjo është arsyeja pse ne ndjehemi letargjik pasi të konsumojmë një shërbim oriz, makarona, pica ose hamburger. Duke marrë parasysh madhësinë e porcionit, mund të zvogëlojë ndjeshëm një ndjenjë të tillë, e cila është e lidhur ngushtë me hormonet.

Hormoni grilin shkakton uri, ndërsa hormoni leptin sinjalizon se jemi të ngopur. Nëse hamë shpejt dhe nuk përtypim mjaftueshëm ushqimin, trupi nuk do të jetë në gjendje të reagojë me kohë, domethënë nuk do të jetë në gjendje të sekretojë leptin. Prandaj, ndjenja e ngopjes do të vijë shumë më vonë, kur tashmë kemi konsumuar më shumë ushqim. Vetëm atëherë krijohet një ndjenjë e fryrjes.

Mungesa e mineraleve dhe vitaminave të caktuara në trup, të tilla si B12 dhe hekuri, luan një rol të madh në këtë, dhe kjo gjendje nxit dëshirën për një lloj të caktuar ushqimi, më së shpeshti përplot karbohidrate dhe sheqerna.

Fillimi i lodhjes pas një vakti ndikohet gjithashtu nga mikrobiomi, një grup mikroorganizmash që jetojnë në trupin e njeriut.

Nëse mjedisi në të cilin ata banojnë nuk është i shëndetshëm, ato mund të bien ndesh me thithjen e ushqimit të konsumuar, ndërsa një mikrobiomë e fortë në një mjedis të shëndetshëm mund të ketë efektin e zbutjes së rritjes së niveleve të sheqerit dhe ekuilibrit hormonal.

“Njerëzit të cilët janë alergjikë ose jo tolerantë ndaj përbërësve të tillë si laktoza duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë mënyrës sesi ushqimet e caktuara ndikojnë në gjendjen e tyre pas konsumimit”, tha Richard Fischain, specialist në Mjekësinë Intergent – mjekësi që integron të gjitha trajtimet, mjekësinë klasike , ilaç kuantik, homeopati, akupunkturë…

Shumë njerëz mund të kenë reagime ndaj ushqimeve për të cilat as nuk janë në dijeni, dhe këto shpesh janë arsyet kryesore për lodhjen pas një vakti.

Si të parandaloni lodhjen pas një vakti?
Para së gjithash, dieta duhet të jetë e ekuilibruar, plot fibra, karbohidrate, proteina, minerale dhe vitamina. Ju gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje shpejtësisë me të cilën hamë. Është e nevojshme të përtypni çdo kafshim mirë në mënyrë që hormoni leptin të ketë kohë për t’u aktivizuar.

Duhet mbajtur mend se tretja nuk fillon në zorrë, por në zgavrën e gojës kur përtypet.
Dhe më e rëndësishmja – një shëtitje më e shkurtër pas një vakti, nëse është e mundur. Gjatë vetë vaktit, shkalla e frymëmarrjes zvogëlohet, duke rezultuar në një rritje të dyoksidit të karbonit në trup që çon në një ndjenjë lodhjeje.

Ecja përsëri do të përshpejtojë prodhimin e sasive më të larta të oksigjenit dhe do ta mbushë trupin me energjinë që i nevojitet. /rd.al
Postuar nga: M A X
« ne: 27-06-2019, 08:38:39 »

Përse ndiheni vazhdimisht të lodhur?
 

A mendoni që më nuk mund të arrini aq gjëra sa keni mundur më herët? A ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të rraskapitur, madje edhe kur keni fjetur mjaftueshëm? A e fajësoni punën tuaj dhe vitet për shkak të kësaj? A mendoni që nuk mund të arrini aq gjëra sa keni menduar më herët? A e dini se nga vjen e gjithë kjo lodhje të cilën e ndjeni?

Njerëzit shpesh ndihen kështu sikurse edhe ju. Sot ekzistojnë madje edhe sëmundja e cila quhet lodhje kronike. Ka shumë shpjegime të ndryshme mjekësore për atë se çfarë ndjeni.
Nëse flini mjaftueshëm natën, respektivisht, nëse flini në mes shtatë dhe nëntë orë në ditë por ende jeni të lodhur, atëherë është koha ta vizitoni mjekun tuaj dhe të bëni disa analiza për të zbuluar shkakun e lodhjes suaj.

Ndonjëherë lodhja është simptomë e sëmundjes serioze, edhe pse në shumicën e rasteve bëhet fjalë për diçka të lehtë që mund të largohet dhe shërohet lehtë.

Anemia mund të jetë një nga këto arsye. Anemia është shkaku kryesor i lodhjes tek femrat. Deri tek ajo vjen kur gjatë ciklit menstrual femra humb shumë gjak, dhe kështu edhe shumë hemoglobinë. Hemoglobina është proteinë e pasur me hekur e cila bart oksigjenin nga mushkëritë në pjesët tjera të trupit.

Kështu nëse keni mungesë të hemoglobinës në organizëm, organet dhe indet tuaja nuk marrin mjaft oksigjen për ç’arsye ju ndiheni të lodhur. Shkaqet tjera mund të jenë gjakderdhja e brendshme, mungesa e hekurit, acidit folik ose vitaminës B12. Për të përcaktuar nëse keni anemi, mjafton të bëni analizat e gjakut.

Nëse e keni mundeni që ta zgjidhni këtë problem lehtë. Mjafton të merrni disa shtesa dhe përmes ushqimit të konsumoni mjaftueshëm vitamina dhe minerale. Me terapi adekuate, lodhja do të zhduket për më së shumti një muaj.

Arsyeja e dytë me radhë e lodhjes është hipotireoza. Nëse ndiheni të lodhur, dembel dhe pak depresivë, kjo mund të jetë shenjë e funksionit të reduktuar të gjëndrës tiroide. Gjëndra tiroide është gjëndër e vogël në formë fluture e cila gjendet në pjesën e poshtme të qafës tonë dhe kontrollon metabolizmin tonë.

Deri në moshën gjashtëdhjetëvjeçar e të jetës gati çdo e pesta femër sëmuret nga hipotireoza, ndërsa më së shpeshti është në pyetje ndonjë sëmundje autoimune. Ajo shpesh është e pranishme me vite dhe nuk shërohet sepse simptomat e hipotireozës i shpjegojmë në mënyra tjera.

Atë në fakt mund ta zbulojmë lehtë, vetëm duhet të kontrollohet niveli i hormoneve T3 dhe T4 në gjak. Aplikimi i hormoneve sintetike do të na e zgjidhë shpejt problemin dhe lodhja do të zhduket si me magji.

Infeksionet e traktit urinar po ashtu janë një nga shkaqet kryesore të lodhjes kronike. Në fakt, ndonjëherë lodhja është edhe simptoma e vetme e kësaj sëmundje. Këtë sëmundje e shkaktojnë bakteret që i marrim nga ndonjë sipërfaqe e ndotur si kapaku i tualetit ose nga duart e ndotura.

Marrëdhënia seksuale po ashtu mund të jetë arsye e shfaqjes së kësaj sëmundje sepse në këtë mënyrë bakteret arrijnë deri tek uretra. Aplikimi i antibiotikëve mund të përmirësojë gjendjen shpejt.

Sa i përket sëmundjeve tjera, apnea si edhe sëmundjet e ndryshme të zëmrës mund të çojnë deri te shfaqja e lodhjes. Shumë kanë apne në gjumë dhe nuk e dinë këtë gjë. Nëse keni apne, gjumi juaj është i ndërprerë, çka do të thotë që nuk pushoni mjaftueshëm gjatë natës. Atë e shkakton pengimi i sistemi respirator, kështu që përveç se nuk flini edhe nuk merrni mjaft oksigjen gjatë natës. Nëse nuk e shëroni apnenë rreziku nga sulmi në tru ose zemër rritet. Terapia adekuate si dhe ndryshimi i stilit të jetesës dhe ndërprerja e duhanit mund t’ju ndihmojë tek kjo sëmundje.
Po ashtu, nëse keni ndonjë sëmundje të zemrës, me siguri do të ndjeni lodhje si dhe dhimbje në gjoks. Më së miri është të kontaktoni mjekun tuaj për të vërtetuar se për çka bëhet fjalë.

Secila sëmundje e zemrës, nëse nuk shërohet mund të ketë pasoja fatale.
Përveç këtyre, konsumimi i sasisë së madhe të kafeinës si dhe ushqimi i keq mund të jenë një nga shkaqet e lodhjes kronike.

Nëse keni testuar gjithçka dhe keni kuptuar që organizmi juaj funksionin si duhet, por ende jeni të lodhur, kjo është shenjë që duhet të ndërroni shprehitë tuaja dhe t’i ktheheni stilit më të shëndetshëm të jetesës. Nuk është e rëndësishme se sa gjatë flini, por kur shkoni në shtrat.

Reduktoni konsumimin e kafeinës, ndaleni duhanin, ushqehuni më shëndetshëm, merruni me ndonjë aktivitet fizik dhe do të keni mjaft energji për çdo punë ose detyrë që ju pret. /rd.al