×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 12-11-2019, 22:46:01 »

 

Një ndër faktorët më shkatërrues është konsumimi i tepërt i yndyrave shtazore dhe depozitimi i sasisë së tepërt të proteinave në mëlçi, gjë që është rasti më i madh te adhuruesit e mishit dhe ushqimi i pashëndetshëm, por edhe te sportistët profesionistë

Në qoftë se mëlçia e yndyrshme injorohet dhe vazhdohet me mënyrën e vjetër të jetës dhe ushqimit, pashmangshëm do të arrihet deri te cirroza, sëmundje e rëndë kronike e mëlçisë, e cila në fund mund të rezultojë me humbjen e plotë të funksionimit të mëlçisë, transmeton Telegrafi.

Si shërohet mëlçia e yndyrshme?

Faktori më i rëndësishëm në shërimin e mëlçisë së yndyrshme gjithsesi është ushqimi, i cili nënkupton nivel të ulët yndyre dhe kufizim të konsumimit të artikujve të cilët potencialisht mund ta dëmtojnë mëlçinë.

Si e dëmton ushqimi mëlçinë?

Ushqimin të cilin e hamë hyn në stomak dhe pastaj në zorrë. Në zorrë zbërthehet, tretet dhe absorbohet në gjak. Pastaj nëpërmjet qarkullimit të gjakut barten nutrienët, të cilët nëpërmjet enëve të gjakut arrijnë edhe deri te mëlçia.

Teprica e yndyrave me prejardhje shtazore e marrë nëpërmjet ushqimit të rëndë gjithashtu arrin deri në mëlçi, e cila është filtër i llojit të vet në organizëm. Kur ka tepër yndyra të tilla, mëlçia nuk ka zgjedhje tjetër sa që yndyrat i absorbon në vete.

Qelizat e mëlçisë gjithashtu me kalimin e kohës shkatërrohen, ndërkaq mëlçia humb fuqinë dhe mundësinë që të neutralizojë yndyrat e shumta, kolesterina fillon lirshëm të qarkullojë nëpër gjaku, duke u shtresuar në organe të tjera vitale dhe inde.

Yndyrat e depozituara dhe shtresat e kolesterinës në enët e gjakut dhe në kapilarë tutje çojnë deri në zhvillimin e sklerozës vaskulare (arteroskleroza), ndërkaq në të ardhmen mund të jetë shkak i sulmit në tru, si edhe i sëmundjeve koronare të zemrës.

Shtresat e kolesterinës dhe yndyrat shkatërrojnë edhe pankreasin, gjë që mund të çojë deri te zhvillimi i diabetit.

Si të pengohet apo të zgjidhet ku problem?

Nga ushqimi do të duhej të eliminohen trans-yndyrat dhe të kufizohet përgjithësisht marrja e yndyrave. Për menynë e hollësishme më së miri është të konsultoheni me mjekun.

Për çdo rast, duhet ngrënë sa më shumë artikuj të cilët konsiderohen melhem për mëlçinë – artiçoka, kungujt, sallatat të gjelbra, hirrë, karota, panxhar të kuq, lakra… /Telegrafi/
Postuar nga: Niki™
« ne: 13-05-2011, 13:31:42 »

Citim
Ju lutem kam nje pyetje nese mundeni te me pergjigjeni ?

Cilit sistem i takon melcia dhe pankreasi ?

Pres pergjigje te shpejt nese ka mundesi se nuk kam shume kohe ?

Me mirkuptim Laurina  buzeqeshje  hmmmmm

Pankreasi ben pjese tek sistemi endokrin edhe gastrointestinal... tek endokrina per shkak te hormoneve qe tajon ( Insullina, somatostatin, glucagon etj ... )
Tek gastrointestinale per shkak te enzimeve qe tajon te cilat derdhen ne duoden ( lipaza, amilaza, tripsina etj... )

Melqia eshte organ multifunskional, ben pjese tek sis. gastrointestinal pasi ne te prodhohen kriperat biliare qe tajohen ne zorre, pastaj ka role detoksifikues, luan rol KYQ ne metabolizem, sherben si depo e vitaminave ( B12 ) dhe shume funksione tjera, prandaj nuk mund te klasifikohet brenda nje sitemi te vetem.
Postuar nga: Laurina
« ne: 12-05-2011, 16:17:45 »

Ju lutem kam nje pyetje nese mundeni te me pergjigjeni ?

Cilit sistem i takon melcia dhe pankreasi ?

Pres pergjigje te shpejt nese ka mundesi se nuk kam shume kohe ?

Me mirkuptim Laurina  :)  hmmmmm:
Postuar nga: Arsenita
« ne: 12-09-2009, 04:20:52 »

burri im nuk pi  dhe ka melcine e dhjamosur cfar diete duhet te perdori
Postuar nga: erlehta
« ne: 23-01-2007, 22:10:34 »

Dëmi në mëlçi

Abuzimi me alkoolin bëhet shkak për shfaqjen e problemeve serioze me mëlçinë. Nga statistikat botërore rezulton se 80 % e personave që konsumojnë alkool zhvillojnë steatozë (dhjamosje e mëlçisë), 10-35% zhvillojnë hepatit akoolik dhe 10% zhvillojnë cirrozë alkoolike. Nga statistikat është parë se nga 26000 njerëz që vdesin çdo vit nga cirroza të paktën 40% e tyre kanë histori të abuzimit me alkoolin.

 

Shenjat

Pacienti i prekur prej cirrozës nga alkooli mund të shfaqë:

dobësi dhe lodhje
humbje të oreksit
humbje të peshës
humbje të masës muskulare dhe krampe (ngërç) muskulare
ikter ose zverdhje të syve dhe të lëkurës
ënjtje të këmbëve
ascit ose fryrje e barkut nga grumbullimi i ujit në të
të përziera dhe të vjella
humbje të qimeve të trupit dhe të aftësisë seksuale tek burrat
rritje të qimeve në fytyrë, zë të thellë, çrregullime menstruale tek gratë.
panorama.com
Postuar nga: erlehta
« ne: 23-01-2007, 22:09:07 »

Çfarë funksioni luan mëlçia në organizmin e njeriut?
Mëlçia, duke vepruar si fabrika me e madhe kimike e organizmit tonë, ka shumë funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme. Po ashtu ndikon në metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glukogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të përqendrimit të sheqerit në gjak. Por dhe në rregullimin e hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë alkoolin.



Alkooli konsiderohet “armiku“ kryesor i mëlçisë. Si ndikon konkretisht alkooli në dëmtimin e këtij organi?
Alkooli dëmton shumë organe, por në mënyrë të veçantë dëmton sistemin nervor qendror dhe mëlçinë. Alkooli metabolizohet në mëlçi dhe sasia e tepërt e tij çon në sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë. Abuzimi me alkoolin çon në tre patologji të sëmundjeve të mëlçisë, të cilat në klinikën praktike mund të shfaqen së bashku në të njëjtën kohë, në të njëjtin pacient.
Patologjia e parë është steatoza (dhjamosja e mëlçisë), e cila çon në akumulimin e yndyrës në qelizat e mëlçisë. Kjo gjendje është e rikthyeshme në qoftë se pacienti ndërpret alkoolin. Megjithatë, dhjamosja e mëlçisë mund të çojë në steatohepatit, që është dhjamosje e mëlçisë e shoqëruar me inflamacion. Kjo gjendje mund të çojë në dëmtime të mëlçisë dhe cirrozë.
Patologji tjetër që mund të shfaqet është hepatiti. Alkooli mund të shkaktojë hepatit akut, ose kronik. Hepatiti alkoolik mund të ndryshojë nga një formë e butë e hepatitit me teste anomale laboratorike, në një formë të ashpër më ndërlikime, si ikter (zverdhje e lëkurës shkaktuar nga mbajtja e bilirubinës), me encefalopati hepatike (disfunksion neurologjik shkaktuar nga pamjaftueshmëria e mëlçisë), ascit (grumbullimi i ujit në bark), hemorragji nga variçet e ezofagut. Patologji tjetër që shfaqet është cirroza, që karakterizohet anatomikisht nga përhapja në mëlçi e nodujve të rigjenerimit të kombinuar me fibrozë. Këto dëmtime përfshijnë të gjithë mëlçinë dhe shkaktojnë çrregullim të madh të qarkullimit intrahepatik të gjakut. Mëlçia cirrotike ka një sipërfaqe të nodozuar dhe konsistencë të fortë e margo të mprehtë. Madhësia e mëlçisë ndryshon nga një i sëmurë te tjetri. Kjo do të thotë që një mëlçi cirrotike mund të jetë e zmadhuar, (hipertrofike), ose e zvogëluar (atrofike). Ekziston edhe forma mikse, ku atrofia e një lobi të mëlçisë kombinohet me hipertrofinë e një lobi tjetër. Në varësi nga noduset që formohen, cirroza klasifikohet në mikro dhe makronodulare.