×

Ndihma e shpejtë - si ta japim atë [Guide per ndihmen e shpejte]

· 4 · 2074

Ndihma e shpejtë - si ta japim atë [Guide per ndihmen e shpejte]

· 4 · 2074

  • Postime: 30
lauraa
ne: 14-09-2008, 12:14:21
Ushtrimet dhe rekomandimet e specialistëve për të gjithë njerëzit.

Të gjithë njerëzit mund të gjenden në një situatë aspak të përshtatshme, e cila lidhet me humbjen e ndjenjave të një afërmi, reaksionin e medikamenteve të ndryshme (kryesisht penicilina), apo edhe gjakderdhje e madhe që nuk pushon. Por vetëm një pjesë shumë e vogël di se si të reagojë përballë këtyre situatave, të cilat, përveçse nuk janë aspak të këndshme, mund të venë në rrezik edhe jetën e të afërmve, miqve etj. Pikërisht për këtë arsye gazeta boton ushtrimet kryesore që duhen kryer në raste emergjente.

Frymëmarrja gojë më gojë:

Kur nuk ka ngritje e ulje të gjoksit, e ju nuk ndjeni lëvizje nga ajri i nxjerrë, atëherë menjëherë filloni frymëmarrjen nga goja: Uleni viktimën në kurriz në një sipërfaqe të fortë. Pastroni gojën nga të vjellat, materiale të huaja e nga dhëmbët false (protezat). Hapni rrugët e frymëmarrjes, me dy gishta (tregues e të mesit) nga poshtë mjekrës dhe ngrijani kokën pacientit. Njëkohësisht dorën tjetër duhet ta vini mbi ballë për t`ja shtyrë kokën nga pas. Pra këndi duhet të jetë 90 gradë. Viza nga mjekra te veshët duhet të jetë pingul me dyshemenë. Hapi i tretë që duhet të bëni është t'i mbyllni hundën (me dorën që kishit në ballë, tjetra vazhdon të rrijë nën mjekër). Merr frymë thellë, jepi frymë shpejt. Kontrollo pulsin. Nëse ka puls, vazhdoni përsëri, pra, dy frymëdhënie të shpejta një pas një, por pauzat duhet të ndahen me 5 sekonda. Pas çdo frymëdhënie, kthehu e shiko a po lëviz gjoksi, dëgjo për zhurmën e ajrit që del nga goja e viktimës. Vazhdo, deri sa viktima fillon të marrë frymë, a deri sa të vijë ndihma mjekësore.

Kompresion kardiak (shtypja e zemrës)

Kjo teknikë përdoret së bashku me frymëmarrjen gojë më gojë, për të vazhduar lëvizjen e gjakut nga një zemër që ka pushuar, normalisht duhet bërë nga dikush i trajnuar për këtë problem. Kompresioni kardiak konsiston në shtypjen e gjoksit (në qendër) të viktimës me 80 kompresione/minutë (për të rriturit).
15 shtypje/2 frymëdhënie.
Si e dimë se a ka ndaluar zemra? Kontrollojmë pulsin. Zakonisht në qafë (nga të dy anët) janë dy arterie (damarë) që quhen arterie karodite. Nëse puls nuk ka, vazhdo kompresionin. Pozicioni i sigurisë, është pozicioni më i sigurte për një të shpëtuar nga mbytja ose për një që ka humbur ndjenjat, kjo mënyrë lejon që personi të marrë frymë me lehtësi, dhe parandalon mbytjen e tij nga të vjellat. Një viktimë nga overdoza duhet vënë në këtë pozicion, kur ndihma e parë urgjente nuk është e nevojshme (p.sh gojë më gojë- frymëmarrje) e kur nuk ka dyshim për shok. Vini viktimën përmbys (me bark në dysheme) hapini njërën këmbë e përkuljani atë. Kthejani kokën anash e çojani pak lart, që rrugët e ajrit të jenë të hapura, veni dorën e viktimës nën mjekër (që ta mbajë kokën në këtë pozicion) dhe në fund mbulojeni për ngrohtësi.

Praktikisht

Jeni prezent në një krizë epileptike/ose disa tipe barnash provokojnë dridhje, veproni kështu: Mos tentoni ta mbani personin, mos tentoni të fusni asnjë gjë në gojën e tij. Sigurohu që ai nuk ka dëmtime, duke e larguar nga objektet e rrezikshme/mobiliet etj. Kur dridhjet/konvulsionet mbarojnë, vëreni në pozicionin e sigurisë. Kurse në rastin e një reaksioni nga barnat, ose shoku anafilaktik që vjen nga një alergji tepër e rëndë nga një ilaç (p.sh penicilina) ka një mënyrë tjetër veprimi. Presioni i gjakut bie në mënyrë dramatike dhe rrugët e ajrit mund të ngushtohen. Reaksioni ndodh disa minuta pas marrjes së ilaçit, zakonisht simptomat janë: Zbardhje, humbje ngjyre, shtrëngim në gjoks, vështirësi në frymëmarrje. Të skuqura (në formë pullash e njollash),fryrje faciale, kolaps, pra humbje ndjenjash. Duhen marre këto masa:
Fillimisht sigurohu që personi po merr frymë. Nëse frymëmarrja ka ndaluar, menjëherë fillo frymëmarrjen gojë më gojë. Nëse ka frymëmarrje normale, vendose në kurriz, me fytyrë lart, këmbët ngrihen mbi nivelin e zemrës, për të siguruar nivel adekuat të qarkullimit të gjakut. Përdor një stol, kuti a jastëk për të mbështetur këmbët. Mbuloje personin me batanije a rroba dhe telefono për ndihmë mjekësore. Mos jepni asgjë nga goja.

Keshilla

1- Rekomandohet që ushtrimet për dhënien e ndihmës së shpejtë duhet të shkruhen në një letër të madhe dhe të vendosen në dhomën e gjumit.
2- Ato duhet të praktikohen herë pas here me njerëzit e afërm të familjes, qoftë edhe me fëmijët
3- Ndihma e shpejtë jepet në gjithë ato raste kur personi humbet ndjenjat, ka gjakderdhje të madhe dhe helmohet
4- Gjithashtu ndihma e shpejtë mund të merren në kushtet e shtëpisë edhe në rast se të kanë bërë reaksion barnat, veçanërisht penicilinat
5- Për të gjitha rastet është e nevojshme që personit t'i matet pulsi dhe temperatura
6- Gjithashtu domosdoshmërisht, pas dhënies së ndihmës së parë i sëmuri duhet dërguar tek specialisti.

Ndihma e shpejtë

Hemoragjia, me dy gishta ndalon gjakderdhjen
Për të ndalur gjakderdhjen shtypni fuqishëm dy buzët e plagës me anë të dy gishtave të mëdhenj. Pastroni plagën përreth, duke u kujdesur të mos ngacmoni gjakun e mpiksur në të. Mbajeni të shtypur pjesën e gjakosur me rroba ose me një copë pambuk të pastër dhe lidheni. Nëse rrjedhja nuk pushon shtrëngoni fort me dorë ose me fashaturë tjetër.

Helmimi, qumësht për ta "shpëlarë" organizmin
Nëse i dëmtuari është pa ndjenja përdorni vetëm frymëmarrjen artificiale. Ata që janë të ndërgjegjshëm se janë dëmtuar nga helme gërryese që shkatërrojnë indet (siç janë acidet, etj.) të pinë sasi të mëdha qumështi. Në rastet e helmimeve me ilaçe gjumëdhënëse ose qetësuese duhet provokuar vjellja, duke ngacmuar fytin.

Uje te ftohte dhe amoniak per te fiktit
Uleni personin që i merren mendtë. Lagini fytyrën me ujë të ftohtë. Ulni kokën më poshtë se gjunjët. Nëse humbet ndjenjat shtrijeni për tokë, i ktheni kokën anash dhe jepini të nuhasë amoniak. Nëse gjendja nuk përmirësohet, mbajeni në qetësi absolute dhe njoftoni mjekun.
« Editimi i fundit: 14-05-2019, 18:16:19 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1399
  • Gjinia: Femer
Parloté
#1 ne: 28-09-2008, 22:55:37
Ushtrimet dhe rekomandimet e specialistëve për të gjithë njerëzit.


Kompresion kardiak (shtypja e zemrës)

Kjo teknikë përdoret së bashku me frymëmarrjen gojë më gojë, për të vazhduar lëvizjen e gjakut nga një zemër që ka pushuar, normalisht duhet bërë nga dikush i trajnuar për këtë problem. Kompresioni kardiak konsiston në shtypjen e gjoksit (në qendër) të viktimës me 80 kompresione/minutë (për të rriturit).
15 shtypje/2 frymëdhënie.





Ketu desha te bej nje permirsim.

Ne fakt duhet te behen 30 kompresione (shtypje)/2 frymedhenie ne interval 100 kompresione ne minute.
Keto ndryshime jane bere ketu ne Dk tre vitet e fundit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 30
lauraa
#2 ne: 07-10-2008, 20:16:45
flm per kete permirsim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20998
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 14-05-2019, 18:20:53
Si të japim ndihmën e parë?
 

Në plagët, djegiet, ndalimin e hemoragjisë dhe luftimin e gjendjes së shokut.

Çdo ditë ndodh që nga aksidente, sëmundje akute apo helmime, shumë njerëz humbasin jetën ose vuajnë, për shkak se ata nuk dinë si të japin ndihmë vetes dhe të tjerëve.

ndihma e pare zuzu 2Në kohë normale mësoni sesi me anë të masave të ndihmës së parë, të jeni i aftë të shpëtoni veten tuaj dhe të tjerët në rast se dikush ka:

Plagë;
Gjegie;
Hemorragji etj.
Të dish si të japësh ndihmën e parë dhe tëmësosh të tjerët të japin atë për të shpëtuar jetë njerëzore është veprim human. Këto mësohen në kurset që kryen Kryqi i Kuq Shqiptar.

Plagët
Plagët krijohen nga dëmtimi pjesërisht ose tërësisht i lëkurës nga faktorë të ndryshëm mekanikëm etj.

Plagët shoqërohen me:

-dhimbje;

-hemorragji;

-prirje infeksioni nga mikrobe që formojnë qelb, mikrobet e tetanosit dhe të tërbimit në rastin e plagëve kafshuese nga kafshët etj.

Ndihma e parë
-vendoset i plagosuri ndenjur ose shtrirë në një pozicion të rehatshëm për të.

-veproni shpejt duke ushtruar presion.

Lidhet plaga me material steril dhe gjatë kësaj:
-mënjanohet prekja e plagës me duar, përdorni doreza ose qese plastike;

-nuk ndërmiret pastrimi ose dezinfektimi i plagës;

-nuk përdoren medikamente mjekësore apo barna popullore;

-nëse ka trupa të huaj në plagë mos i hiq ato;

-pjesa e plagosur e trupit vendoset në pozicion të qetë;

-rekomandohet vizitë e menjëhershme te mjeku jo më vonë se 6 orë. Në rast të kundërt mund të ndodhin komplikacione të rënda madje jetë kërcënuese.

Ndihma e pare zuzuDjegia
Si duhet të veproni?

-freskoni vendin e djegies sa më shpejt që të jetë e mundur me ujë të rrjedhshëm në një rubinet me ujë të ftohtë ose të vakët.

-ftohja me ujë të bëhet për një periudhë 15-20 minuta, deri sa të largohen dhimbjet.

-largoni rrobat apo bizhuteritë nëse nuk janë ngjitur me lëkurën.

-vendosni një rrobe të njomë pasi keni freskuar djegien.

-mos i hapni flluskat e shkaktuara nga djegia.

-mos përdorni (antibiotik) kremra kur jeni duke dhënë ndihmën e parë.

-këshilloni të aksidentuarin që të shkoj tek mjeku.

Ndalimi i hemorragjisë

Kur ndodh një hemorragji dhe kur ajo vazhdon gjatë mund të shkaktojë humbje jete për fatkeqin.

Evitoni kontaktet me gjakun e të aksidentuarit. Kërkojini të aksidentuarot që të ushtrojë vetë presion mbi plagë. Vendosni të aksidentuarin me kujdes në pozicionin shtrirë.
Ushtroni presion drejtpërdrej mbi plagë me dorën tuaj. Vendosni doreza nëse është e mundur. Ju mund të vendosni dhe një rrobe të pastër si p.sh. një peshqir mbo plagë.
Nëse plaga vazhdon të rrjedhë gjak, vendosni një fasho rreth saj. Sigurohuni që fasho është shtrënguar mjaftueshëm për të ndaluar rrjedhjen e gjakut.
Ndihma e pare zuzuShoku

Gjendja e shokut vjen si pasojë e çrregullimit të sistemit të qarkullimit të gjakut dhe nga hemoragjitë e ndryshme. Ai është një reagim i organizmit që zhvillohet gradualisht dhe që mund të çojë në kërcënim për jetën

Në rast gjendje shoku jepet kjo ndihmë e parë:

Ndalo shpejt hemoragjinë;
Kujdesu për plagën;
Vendos fatkeqin mbi një mbulesë;
Vendos fatkeqin në një pozicion të rehatshëm që nuk i shkakton dhimbje (psh. Shtrirë në kurriz, me këmbët në pozicion të ngritur etj.);
Liro veshjet që e ngushtojnë;
Mbulo fatkeqin me ndonjë rrobe;
Bëj ajrosjen e mjedisit ku gjendet i aksidentuari;
Siguro qetësi;
Jepi zemër fatkeqit për t’a qetësuar;
Bëj kontroll të herëpashërshëm të vetëdijës, frymëmarrjes dhe qarkullit të gjakut.
https://shendeti.com.al/si-te-japim-ndihmen-e-pare/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super