×

Pesë arsye për të mos hequr dorë nga kafeja

Pesë arsye për të mos hequr dorë nga kafeja

· 3 · 976

  • Postime: 22774
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-03-2011, 01:01:15
Ekzistojnë pesë arsye përse përdorimi i kafes është i dobishëm për shëndetin e njeriut. Revista amerikane “Eatwell Magazine” ofroi sot shpjegimet përse është mirë të përdorësh kafen, por gjithmonë në doza të moderuara.

1. Ul riskun për infarkt. Pirësit e moderuar të kafesë, ata që konsumojnë nga një deri në tre kafe në ditë, kanë risk më të ulët për t’u prekur nga infarkti se sa ata që nuk e konsumojnë kafenë. Antioksiduesit që përmban kafja e bëjnë atë të dobishme për zemrën.

2. Lufton diabetin. Antioksiduesit që përmban substanca janë në gjendje të rrisin ndjeshmërinë e qelizave të trupit ndaj insulinës, duke bërë trupin më në gjendje të vetërregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Një studim tregon se ata që pinë katër ose më shumë kafe në ditë kanë më pak risk për t’u prekur prej diabetit të llojit të dytë.

3. I bën mirë mëlçisë. Ndonëse në këtë fushë studimet nuk janë shumë të thelluara, ka një statistikë që tregon se përdoruesit e kafesë janë më pak të prekur prej çirozës se sa ata që nuk e përdorin atë.

4. Rrit kapacitetin e trurit. Pirja e një deri në pesë kafe (ndonëse nuk rekomandohet m shumë se tre), shërben për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundja e alzaimerit dhe parkinsonit. Përbërësit e kafes ndihmojnë neurotransmetuesit të funksionojnë më mirë.

5. Qetëson dhembjet. Dihet se mos moskonsumimi i dozës ditore të kafes shkakton dhembje koke, por studimet tregojnë se kafeina e ndodhur në 200 miligramë kafe është në gjendje të qetësojë dhembjet trupore, përfshi atë të migrenës. /top channel

  • Postime: 22774
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 09-07-2011, 12:58:17
Sekreti pse kafeja na ben te ndihemi mirë

Kafeja redukton rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2, nuk provokon tek konsumatorët e shpeshtë rritje të tensioni apo një rrezik të patologjive kardiovaskulare dhe stimulon tretjen.
Konsumi i kafes, me pak fjalë, nuk bën keq.
E rëndësishme është që mos të ekzagjerojmë me diçka të tillë.
Duke pasur parasysh se kafeina është e pranishme dhe tek çaji, në çokollatë dhe tek kola, në një person të shëndetshëm, nuk duhet ti kalojë 300 mg në ditë, të barasvlershme më 4 mg për kilogramë, në peshë.
“Kafeina është një alkaloid, një substancë psikostimuluese, por që nuk krijon varësi. Madje ekziston një tolerancë, ku në konsumatorët e përditshëm efektet janë të “shprehura” më pak se tek konsumatorët e rrallë”, – shpjegon Marcello Tiça, një docent i lirë i Shkencave në Universitetin e Romës.
Në këtë mënyrë, kush nuk ka patologji të veçanta, mund të konsumojë deri në katër filxhanë kafeje në ditë, ndërsa në të kundërt këshillohet që persona që vuajnë nga sëmundje si, ulçra gastriti akut apo sëmundje kronike në veshka, të evitojnë sa më shumë kafen. /standard.al

  • Postime: 22774
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 27-09-2011, 23:43:21
Kafeja parandalon stresin dhe depresionin

Gratë që konsumojnë dy ose më shumë filxhanë kafe në ditë janë më pak të prirura të stresohen apo të bien pre e depresionit.

Kështu thotë një studim i kryer së fundmi. Ende nuk është e qartë përse mund të shkaktohet ky efekt, por autorët besojnë se kafeina në kafe mund të alternojë metabolizmin e trurit.

Kafeja e dekafeinuar nuk ka të njëjtin efekt. Zbulimi, i publikuar në Arkivën e Mjekësisë së Brendshme në SHBA, ka ardhur pas një studimi të kryer mbi 50 mijë gra amerikane, të cilat punojnë si infermiere.

Ekspertët tani po punojnë më shumë për të zbuluar këtë lidhje dhe shprehen të sigurtë që shumë shpejt do të provojnë që gratë që konsumojnë më shumë kafe janë në humor më të mirë.

Ekipi nga Shkolla e Mjekësisë në Harvard kontrolloi gjendjen shëndetësore të grave për një dekadë, nga viti 1996 në 2006 dhe e bazon rekomandimin e tij tek pyetësori që u është dhënë atyre mbi konsumimin e kafesë.

Vetëm rreth 2600 nga gratë e testuara shfaqnin shenja stresi dhe depresioni gjatë kësaj periudhe. Shumica e tyre preferonin të mos ishin kafepirëse, sesa ta konsumonin atë në mënyrë të shpeshtë.

Krahasuar me gratë që punë një kafe të kafeinuar ose më pak në javë, ato që konsumojnë dy ose tre filxhanë kafe në ditë kishin 15% më pak rrezik që të stresoheshin. Ato që pinë katër filxhanë e sipër gjasat që të rrezikonin ishin 20 për qind më pak.  /top channel