×

Semundjet me vdekjeprurese te kohes se sotme

· 1 · 33

Semundjet me vdekjeprurese te kohes se sotme

· 1 · 33

  • Postime: 22262
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 03-09-2019, 21:20:00
Sëmundjet e zemrës konsideroheshin deri tani shkaktari kryesor i vdekjeve në botë. Por studimet e fundit tregojnë se në shtetet e pasura, vendin në krye të listës e ka zënë kanceri, qe merr më shume jetë njerëzish sesa sëmundjet kardiovaskulare.

Në vendet e varfra, problemet e zemrës vazhdojnë të mbeten shqetësimi kryesor për moshat e mesme. Studimi i publikuar nga revista prestigjioze “The Lancet”, ka ndjekur jetët e mijëra njerëzve nga 21 shtete për periudhën e viteve 2005-2016.

Nëse trendi aktual vazhdon, kanceri do të bëhet vrasësi më i madh në botë”, thonë shkencëtaret.

“Raporti ynë zbuloi se kanceri ishte shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve globalisht në vitin 2017, duke përbërë 26% të tyre. Por, ndërsa shkalla e sëmundjeve të zemrës vazhdon të bjerë, kanceri ka të ngjarë të bëhet arsyeja kryesore e vdekjeve në të gjithë botën, brenda vetëm disa dekadave”, u shpreh Gilles Dagenais, profesor në Universitetin Laval të Quebeckut në Kanada.

Ekspertët e përfshirë në studim ndoqën fatin e 160.000 personavë të regjistruar në këtë program, mosha mesatare e të cilëve ishte 50 vjeç.

 

Top Channel