×

Simptomat e shëndetit mendor që nuk duhet t’i injoroni

· 2 · 39

Simptomat e shëndetit mendor që nuk duhet t’i injoroni

· 2 · 39

  • Postime: 22183
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-04-2019, 08:33:56
Kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa ushtrimet fizike. Psikologia Anita Sanz, në platformën “Quora” ka ndarë me përdoruesit disa këshilla se cilat simptoma të shëndetit mendor asnjëherë nuk duhet të injorohen.

Fillimisht, duhet të keni parasysh se janë pesë aspekte të përgjithshme të jetës tuaj ku prireni më së shumti të vëreni vështirësi:

– Në disponim
– Në energji
në Apetit
– Në gjumë
– Në epsh seksual

Këto pesë aspekte ndikohen shumë nga luhatjet në stres, nga luhatjet hormonale, nga shëndeti fizik, traumat dhe predispozitat gjenetike ndaj problemeve të shëndetit mendor.

Shpeshherë problemet në njërën prej këtyre aspekteve mund të ndikojnë në aftësinë e personit për të funksionuar siç duhet emocionalisht, shoqërisht dhe fizikisht.

Për t’i vërejtur simptomat e shëndetit mendor që nuk duhet t’i injoroni, atëherë kërkoni këto pesë gjëra brenda atyre pesë aspekteve të lartcekura:

1: Ekstremet: P.sh., disponimin ose energjinë e keni shumë të ulët apo të lartë, apetiti është jashtë kontrollit ose nuk keni fare, jeni duke fjetur tërë kohën ose vetëm pak orë, epsh shumë të madh seksual ose fare hiç.

2: Ndryshime të shpejta: Disponimi ju ndryshon shumë shpejt, njësoj edhe gjumi iu është bërë i paparashikueshëm.

3: Anomali: Diçka rreth simptomave në ndonjërin aspekt të lartcekur është shumë ndryshe nga ajo si jeni zakonisht.

4: Ndonjë mos-funksionalitetit: Është fjala për diçka që ju parandalon të funksioni normal në aspektet e rëndësishme të jetës tuaj, siç është puna, shkolla, etj.

5: Brengat: Të afërmit tuaj janë duke shpreh shqetësimin për shprehitë që i keni përvetësuar apo për mënyrën si silleni. http://www.rd.al/2019/04/simptomat-e-shendetit-mendor-qe-nuk-duhet-ti-injoroni/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22183
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 09-06-2019, 20:57:21
 

Ka disa zakone në stilin tuaj të jetesës që kërcënojnë shëndetin e trurit në mënyrë serioze. Zakonisht janë shprehi të cilat i mohojnë trurit nutrientët e rëndësishëm ose me shpejtësi i vrasin qelizat e trurit në mënyrë që t’ju bëjnë më të rrezikuar nga çrregullimet mendore si depresioni apo ankthi.

Shmangia e vaktit të mëngjesit
Kur duhet të nxitoni për në zyre, gjëja më e lehtë që e bëni është ta shmangni mëngjesin. Kjo ju jep kënaqësinë e arritjes në zyre më herët, por është diçka që ju kushton në shëndet më vonë. Veç kësaj, shmangia e vaktit të mëngjesit nuk ju ndihmon në zvogëlimin e peshës.

Të flini vonë
Është shumë e zakonshme që njerëzit të flenë vonë, vecanërisht në fundjavë. Por, kjo është e rrezikshme për shëndetin e trurit. Kur qëndroni zgjuar deri vonë, ju vuani nga shtimi i peshës, rënia e flokëve dhe problemet e ndryshme të lëkurës.

Konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer
Këto ushqime e rrisin rrezikun e sëmundjes së alzheimerit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu ndikojnë në aftësitë tuaja për të mësuar dhe e rrisin depresionin.

Pirja e duhanit
Jo vetëm se pirja e duhanit është e dëmshme për mushkëritë, por është tejet e rrezikshme edhe për trurin. Kur pini duhan, ju ia rritni vetes shanset për të pësuar sulm në tru, për t’u sëmurë nga Alzheimeri, etj. /rd
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super