×

Sistemi imunitar, si të mbrohemi nga virozat

· 2 · 92

Sistemi imunitar, si të mbrohemi nga virozat

· 2 · 92

  • Postime: 17722
Lajmet
ne: 23-01-2012, 10:50:03
Çfarë duhet të konsumoni për të forcuar sistemin imunitar? Provoni “dietën e ylbertë”
Ndërkohë që sezoni i gripit dhe i ftohjes vazhdon, është mirë të dihet se ajo çka hani ndihmon sistemin imunitar të luftojë kollën, teshtimat apo rrufën.

Edhe pse nuk ka ndonjë ushqim apo dietë specifike që mund të parandalojë gripin apo ftohjen, duke konsumuar ushqime të pasura në lëndë ushqyese mund të forconi sistemin imunitar.

Sistemi imunitar ka nevojë për të gjtiha lëndët ushqyese që të funksionojë normalisht. Këtu përfshihen vitaminat, mineralet, yndyrat, karbohidratet, proteinat dhe fitonutrientët.

Për të marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit, mendojeni dietën si një ylber. Ashtu si ylberi që ka 7 ngjyra, ja cilat janë disa ushqimet e shumëngjyrshme që mund të forcojnë sitemin imunitar.

Ushqimet në ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë janë të pasura kryesisht me vitaminë C

Vitamina C njihet si një ndër vitaminat kryesore që forcon sistemin imunitar. Çdo produkt ushqimor në ngjyrë të portokall dhe të verdhë është e pasur kryesisht me vitaminë C. Disa nga ushqimet më të pasura në vitaminë C janë: qitrot (portokalli, mandarina, grejpfruti), karota, luleshtrydhet, kivi, specat e kuq gogozhare, domatet, lulelakra etj. E mira e këtyre ushqimeve është se zakonisht konsumohen ashtu siç janë, pa pasur nevojë që të zihen apo skuqen, duke mos humbur kështu vlerat ushqyese.

Jeshillëqet përmbajnë shumë lëndë ushqyese

Çdo ushqim që është i pasur në vitaminë D, si jeshillëqet për shembull, ndihmon me sistemin imunitar. Studime të ndryshme kanë treguar se kjo vitaminë luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar.

Ka disa perime të familjes së lulelakrës, si brokoli, kalë, lakra, arugula, lakra e Brukselit etj, të cilat janë të pasura në shumë lëndë ushqyese, si vitaminat C, E dhe K, karotenoide, folate dhe minerale – të gjitha këto lëndë ushqyese që forcojnë sistemin imunitar.

Ushqimet në ngjyrë blu dhe vjollcë duhet të jenë patjetër pjesë e dietës

Edhe pse me një madhësi shumë të vogël, ushqimet në ngjyrë vjollcë, si kumbullat, fiqtë, hurmat arabe, janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese.

Si të freskëta ashtu edhe të thata këto fruta kanë në përmbajtje të lartë lëndë ushqyese, fibra, antioksidues dhe folate.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

 
« Editimi i fundit: 14-05-2019, 18:42:19 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 09-06-2019, 21:16:39
Si të forcojmë sistemin imunitar
 

Trupi i njeriut ka një mekanizëm të brendshëm që e mbron veten. Ky mekanizëm njihet si sistemi i imunitetit. Sistemi i imunitetit është një rrjet i ndërlikuar i qelizave, indeve dhe organeve që punojnë së bashku për ta mbrojtur trupin nga “pushtuesit e huaj” apo nga mikrobet.

Qelizat e bardha të gjakut, që njihen si leukocite, e përbëjnë një grup shumë të rëndësishëm të qelizave që e bëjnë sistemin e imunitetit. Ato janë në dy lloje bazike dhe punojnë së bashku për t’i kërkuar dhe shkatërruar mikrobet që shkaktojnë sëmundje.

Mikrobet mund të jenë baktere, parazite, etj. që mund të shkaktojnë infeksione. Veç kësaj, viruset gjithashtu e sulmojnë trupin e njeriut. Në shumicën e rasteve trupi e mbron veten me efikasitet pa e ditur personi se është sulmuar.

Por, kur sistemi i imunitetit dështon ta kryejë rolin mbrojtës, një mikrob e pushton trupin dhe e shkakton ndonjë sëmundje. Në mënyrë që sistemi i imunitetit të funksionojë siç duhet, komponentët duhet ta mirëmbajnë balancimin dhe harmoninë.

Është zbuluar se një numër i madh i faktorëve janë të rëndësishme që kjo të ndodh. Mes tyre janë ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm. Në përgjithësi, mënyrë e mirë për ta forcuar sistemin e imunitetit është duke adoptuar një stil të shëndetshëm të jetesës që ndihmon në forcimin dhe mbështetjen e rolit vital që ka sistemi për ta mbrojtur trupin.

Në esencë, njeriu duhet të bëjë modifikime në stil të jetesës dhe t’i shmangë shprehitë e caktuara që janë të dëmshme për shëndetin e trupit. Adoptimi i një stili të shëndetshëm të jetesës

Linja e parë e mbrojtjes është ta zgjedhni një stil të shëndetshëm të jetesës. Ushqimi i shëndetshëm është hapi më i mirë për ta mbajtur sistemin e imunitetit të fortë. Çdo pjesë e trupit, përfshirë sistemin e imunitetit, funksionon më mirë kur mbrohet nga sulmuesit ambientalë dhe forcohet nga strategjitë e stilit të shëndetshëm të jetesës, siç janë këto:

– Mos konsumimi i duhanit
– Konsumimi i dietave që përmbajnë shumë pemë, perime, drithëra dhe ushqime që kanë sasi të vogla të acideve të ngopura yndyrore. P.sh., ju duhet ta shmangni gjalpin, që përbëhet nga yndyra e kafshëve dhe margarinën që prodhohet nga vaji i hidrogjenizuar
-Bëni ushtrime fizike rregullisht
– Mbani peshë normale
– Shmangni alkoolin
– Bëni gjumë mjaftueshëm

Roli i dietës
Sistemi i imunitetit kryesisht mbështetet në ushqim të shëndetshëm.
Shkencëtarët për një kohë kanë dëshmuar se kequshqyerja i bën njerëzit më të rrezikuar nga sëmundjet infektuese.

Ushqimi i shëndetshëm e furnizon trupin me mikronutrientë si vitaminat dhe mineralet të cilat janë shumë të rëndësishme që sistemi i imunitetit të funksionojë siç duhet.
Hulumtimet mjekësore e kanë dëshmuar se mungesa e mikronutrientëve vërtet ndikon në sistem të imunitetit.

Rrjedhimisht, ju duhet të hani më shumë perime dhe drithëra, por edhe t’i merrni dozat ditore të rekomanduara të multivitaminave.

Ushtrimet fizike: Të mahnitshme për forcim të sistemit të imunitetit
Ushtrimet e rregullta fizike janë të mahnitshme për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, për uljen e shtypjes së gjakut, ndihmojnë në kontrollimin e peshës dhe na mbrojnë nga sëmundje të ndryshme.

Njësoj si dieta e shëndetshme, ushtrimet fizike mund të kontribuojnë në një shëndet të mirë të përgjithshëm dhe në një sistem të fortë të imunitetit.

Madje, mund të kontribuojë edhe më drejtpërdrejt duke promovuar qarkullim të mirë të gjakut, gjë e cila u mundëson qelizave dhe substancave të sistemit të imunitetit të lëvizin përgjatë trupit lirshëm dhe ta kryejnë me efikasitet punën e tyre. /rd.al

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super