×

Sondazh

Qendrimi juaj ndaj vaksinave

Sigurisht qe jam PRO
4 (100%)
Jam kategorikisht KUNDER
0 (0%)
Mendoj se disa vaksina jane te nevojshme dhe disa te panevojshme
0 (0%)

Numri i anetareve qe votuan: 4

Vaksinimi i femijeve - Pro apo Kunder?!

Vaksinimi i femijeve - Pro apo Kunder?!

· 11 · 409

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-03-2019, 18:51:12
Qe vaksinimi sjell imunitet ndaj semundjeve eshte tashme e provuar shkencerisht dhe nuk ka nevoje te diskutohet.
Megjithate qe ne fillimet e metodes se vaksinimit per te parandaluar semundjet ka pasur individe ose grupe qe e kane mohuar efektin pozitiv, madje pretendohet fuqishem se ato jane te demshme per shendetin e njeriut. Vitet e fundit paradoksalisht keto individe jane shtuar dukshem dhe si rezultat kemi dhe nje rishfaqje dhe riperhapje te semundjeve qe ishin konsideruar te zhdukura, ose ishin harruar nga memoria kolektive.
Ka ketu nga ata qe jane kunder vaksinimit te femijeve?

Nje teme me interes: A shkaktojne vaksinat autizem? lexoni: https://www.zerion.net/shendeti/autizmi/msg1150216/#msg1150216
« Editimi i fundit: 13-10-2019, 23:45:02 nga M A X »

  • Postime: 7051
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 24-03-2019, 11:44:54
Pro edhe qe cke me te.
Ne Austri u be muajt e fundit teme e forte diskutimi: Vaksinimi apo mos vaksinimi i femijeve. Shkak u be perhapja ne mas e semundjes se Fruthit, ku i infektuan shumë foshnje. Këtu numri i personave qe jane kunder vaksinimit eshte i larte ndaj dhe semundja i perhap shume ndjeshem e ceshtja u be alarmante.
Tashme  për rregjistrimet ne kopshte e shkolla kerkohet dhe libreza e vaksinave.

P.s Si është çështja e fruthit ne Shqiperi, se do vij me bebe une 😍 Bebet faksinohen kunder fruthit sapo mbushin 11 muaj.

  • Postime: 12743
Mishel...............
#2 ne: 24-03-2019, 20:39:02
Sipas statistikave doli qe brezi 80 - 90 nuk eshte vaksinuar dhe pati nje virus ne mas ,para ca kohesh
Femijet vaksinohen sigurisht , por epidemi jane ,garanci nuk kane.

  • Postime: 7051
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 24-03-2019, 21:42:03
Zoti na ruajt 😊

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#4 ne: 10-05-2019, 19:10:57
Kam qenë kundër vaksinimit para shumë vitesh. Por jam e kënaqur që lejova fëmijë e mi të vaksinohen dhe kam kaluar me pak vështirësi periudhat e zakonshme të DI-TE-KI-POL.
Debate të njëjta ka edhe këtu, por ende nuk është vendosur nëse vaksinimi i fëmijëve do të jetë i obliguar ligjërisht.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 06-06-2019, 08:17:51
@Parloté cfare te bente atehere te ishe kunder vaksinimit dhe cfare te beri te ndryshosh mendim?

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#6 ne: 06-06-2019, 15:23:41
Max, kanë kaluar shumë vite (afë 20) po me sa e kujtoj kam qenë gjithmonë kundër medikamenteve, e ndoshta edhe fakti se fëmija nuk është i sëmurë në ato momente. Pastaj edhe njohuri jo të mjaftueshme, përvoja të këqija në fëmijëri....

Mendimi im u ndryshua nga konsultimet e ti themi mamitë se nuk e di ky profesion a egziston te trojet shqiptare (janë infermiere të specializuara që ndjekin fëmijën prej shtatzanisë deri kur të përfundojë shkolla fillore). Dhe jam e kënaqur me vendimin se kam patur vetëm përfitime. Ju a rekomandoj edhe prindërve të tjerë. :perqafim

  • Postime: 7051
  • Gjinia: Femer
erlehta
#7 ne: 06-06-2019, 15:49:01
A ofrohet ne Shqipëri vaksina kunder neningokokkut
Ketu tek ne është çështja e vazhdueshme sepse  ky lloj vaksinimi nuk eshte ne librezen e vaksinave e kush do e paguan privat. Nenat jane ne dileme, pse kjo vaksine  e rëndësishme nuk është ne libreze dhe shumica nuk i vaksinojne femijet e tyre. E ne shume vende te tjera po e niejta gje.Mesa kam dëgjuar vetem Britaniket e kane ne libreze.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#8 ne: 07-06-2019, 00:32:21
Edhe danezët e kanē. Ofrojnë edhe vaksinën Human papillomavirus (HPV) për vajzat prej moshës 12 vjeçe.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 23-12-2019, 00:08:05
 

Sëmundjet vdekjeprurëse janë duke u rikthyer në të gjitha vendet e botës, e kjo kryesisht për shkak se fëmijët nuk i marrin vaksinat dhe për shkak të ngrohjes globale.
Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej sëmundjeve më të frikshme që janë duke u rikthyer në komunitete përgjatë botës.

Fruthi
Fruthi është duke u shpërndarë në çdo vend të botës.
Vetëm në vitin 2018 kanë vdekur më shumë se 140,000 njerëz nga kjo sëmundje që mund të parandalohet nga vaksina.

Vlerësimet e hershme për vitin 2019 sugjerojnë se shkalla e vdekjes është rritur dukshëm qysh prej atëherë. Fruthi ndoshta është virusi që më së lehti transmetohet dhe vetëm vitin e kaluar kanë qenë të prekur 10 milionë njerëz.

Shumica e rasteve fatale janë te fëmijët nën moshën 5 vjeçare që nuk janë të vaksinuar.

Murtaja
Murtaja po ashtu është rikthyer në formën më të frikshme. Pavarësisht se a është bubonike, septikemike apo pneumonike, murtaja rrjedh nga një bakter i quajtur Yersinia pestis, i cili i ka vrarë rreth 25 milionë evropianë në vitet e 1300’ta dhe ende është endemike në perëndim të SHBA-së.

Sot, edhe pse ekzistojnë antibiotikët, murtaja prapëseprapë i vret rreth 1 në 10 njerëz që preken nga kjo sëmundje (murtaja bubonike krahasohet si më forma më pak e rrezikshme nga të trijat). Simptomat e murtajës përfshijnë ligështim, ethe, dhe (në raste më ekstreme) gishta të zi, dështim respirator, etj.

Infeksionet që janë rezistente ndaj antibiotikëve
Përdorimi i tepërt dhe keqpërdorimi i antibiotikëve shpeshherë e zmadhon problemin duke i inkurajuar patogjenët ta bëjnë veten më rezistentë ndaj tretmanëve.

Për shembull, tuberkulozi është në mesin e top 10 sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë dhe çdo vit qindra mijëra raste të sëmundjes bakteriale janë duke u bërë rezistente ndaj trajtimeve.

Sëmundjet që transmetohen seksualisht
Rastet e sifilizit, gonorresë dhe klamidisë kanë arritur majat së fundmi në SHBA, duke pasur edhe pasoja vdekjeprurëse. Raportet tregojnë se vdekjet e të porsalindurve që ndërlidhen me sifiliz janë rritur për 22% nga viti 2017 në vitin 2018.

Rastet e gonorresë janë mbi 580,000 diagnostikime (shifra më e lartë qysh prej vitit 1991) dhe po ashtu edhe rastet e klamidisë kanë shifra rekorde.

Kolera është në rritje gjithashtu
Kolera mund t’i vras pacientët brenda pak orëve nëse nuk trajtohet dhe shkencëtarët thonë se kjo sëmundje do të përhapet edhe më shumë në vitet e ardhshme. rd

  • Postime: 609
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#10 ne: 13-05-2020, 23:32:49