×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 01-12-2019, 14:37:24 »

Si të merrni vitaminën D nëse nuk rrini mjaftueshëm në diell
 

Vitamina D është një nga vitaminat e tretshme në yndyra, së bashku me vitaminat A, E dhe K. Kjo vitaminë ka përfitime të ndryshme, të cilat përfshijnë përthithjen e kalciumit dhe ndërtimin e kockave.

Funksionet e tjera janë shtimi i qelizave, shtypja e kancerit, rregullimi i insulinës dhe sporti kardiorespirator. Ushqimet janë burime të mira për vitaminën D, megjithëse mund të merret edhe përmes suplementeve. Më poshtë janë disa prej tyre:

Vaji i mëlçisë së merlucit
Vaji i mëlçisë së merlucit është një nga burimet më të mira të vitaminës D. Së bashku me vitaminën D, ky vaj siguron acide yndyrore thelbësore për organizmin si ato omega 3 të cilat ju sigurojnë një lëkurë shkëlqyer dhe shëndet të mirë kardiovaskular.

Gjithashtu acidi yndyror omega-3 ndihmon gjithashtu në përthithjen e vitaminave dhe mineraleve si dhe një forcim të sistemit imunitar.

Kërpudhat
Kërpudhat janë një tjetër përzgjedhje e pasur kur është fjala për vitaminën D. Sipas Healthaliciousness, përveç sasive të larta të vitaminës D, parandalimi i kancerit është një tjetër përfitim nga kërpudhat.

Një eksperiment i publikuar në ‘Experimental Biology and Medicine’ ka zbuluar se disa lloje kërpudhash ulnin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit duke evituar rritjen dhe shumimin e qelizave kancerogjene.

Peshqit
Peshku është një burim i mirë i vitaminës D, sidomos trofta. Së bashku me vitaminë D ajo përmban edhe një makronutirent përgjegjës për rritjen, riparimin dhe zhvillimin e qelizave dhe indeve.

Sipas ‘Healthy Eating’, peshku përmban 21 gram proteina të cilat sigurojnë 37% t nevojave ditore të rekomanduara për një burrë të rritur dhe 46% të nevojave ditore për një grua të rritur.

Qumështi
Kur bëhet fjalë për vitaminë D, edhe qumështi është një nga top-burimet që na vjen në mendje. Qumështi me yndyra, kosi me pak yndyrë dhe qumështi i dhisë janë produktet më të mira të bulmetit për të siguruar vitaminën D.

Vitamina D është një nga lëndët ushqyese që i duhen më tepër trupit, por konsumi i saj vetëm është i pamjaftueshëm. Trupi ka nevojë për vitamina dhe minerale të tjera në mënyrë që të kryejë funksionet e tij në nivel mikroskopik dhe mikroskopik. rd.al
Postuar nga: M A X
« ne: 01-10-2019, 11:50:14 »

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj.

 


Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë.

Nivelet e ulëta të vitaminës D manifestohen me një sërë simptomash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit.

Fakte Të Rëndësishme Për Rolin e Vitaminës D Në Organizëm
Lexuesit e AgroWeb.org me siguri e dinë që burimi më i mirë i vitaminës D është dielli.

Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm që pasohet me probleme të tjera me shëndetin.

Vitamina D Ul Rrezikun e Kancerit Të Gjirit
Ekspertët thonë se të qëndruarit në diell për pak kohë çdo ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit.

Ekspozimi në diell, stimulon prodhimin dhe sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë dhe një gjë e tillë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit.

Ekspertët rekomandojnë qëndrimin në diell për 20-30 minuta në ditë.

Vitamina D Ul Rrezikun e Sklerozës së Shumëfishtë.
Shqipëtarët janë me fat sa i përket klimës së ngrohtë dhe ekspozimit në diell. Por një pjesë e konsiderueshme e vendeve të globit i gëzohet shumë pak ditëve me diell.

Në këto vende regjistrohen edhe shifrat më të larta të sklerozës së shumëfishtë.

Një gjë e tillë i ka shtyrë ekspertët të arrijnë në konkluzionin se ka një lidhje të fortë mes vitaminës D dhe shëndetit të trurit.

Mungesa e Vitaminës D
Gjetjet e shumë studimeve mbi ndikimin e mungesës së vitaminës D në shëndet janë shqetësuese.

Disa prej tyre paralajmërojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D kanë lidhje të fortë me vdekjen e parakohshme.

Madje mungesa e vitaminës D e dyfishon rrezikunh e vdekjes së parakohshme.

Vitamina D e mbron njeriun nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, madje edhe nga ishemia.

Megjithatë, frika për kancerin e lëkurës po i mban njerëzit larg diellit, duke ulur në mënyrë të pashmangshme nivelet e kësaj vitamine.

Mungesa e Vitaminës D  tek fëmijët
Me përdorimin në rritje të kremërave kundër diellit, uljen e nivelit të vitaminës dhe rritja e shifrave të rasteve të fëmijëve me autizëm, ekspertët thonë se ka një lidhje mes vitaminës D dhe autizmit.

Studimet kanë treguar se fëmijët autikë kanë nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me fëmijët jo autikë.

Klikoni këtu për të mësuar burimet më të mira ku mund të gjeni vitaminën D./AgroWeb.org
Postuar nga: M A X
« ne: 17-01-2012, 23:04:29 »

Marrja në doza të mëdha të vitaminës D tek njerëzit e moshuar parandalon përkeqësimin e shikimit dhe mund të shmangë verbërinë, ishte përfundimi i një studimi shkencor.

Testime në kavie të moshës së mesme apo të tretë treguan se marrja për gjashtë javë e vitaminës D, ishte në gjendje të ngadalësonte ose të ndërpriste procesin e degradimit të syve.

Tek kaviet, degradimi i aftësive pamore është shumë i ngjashëm me procesin që ndodh tek njeriu. Niveli i amiloid beta, një proteinë toksike e lidhur me shfaqjen e alzaimerit dhe dëmtimin e retinës midis të moshuarve, gjithashtu ishte pjesë e këtij studimi.

Ndonëse ekspertimenti nuk është bërë ende tek njeriu, shkencëtarët janë të sigurt që vitamina D ka impakte të qarta në përmirësimin e shikimit.

“Kërkuesit duhet të kryejnë testime të plota tek njeriu përpara se të këshillojnë marrjen e vitaminës D si një suplement, por ndërkohë ka gjithmonë e më shumë të dhëna se personat e moshuar në perëndim kanë një mungesë gjithmonë e më të mëdha të vitaminës D dhe kjo u shkakton probleme të mëdha shëndetësore”, deklaroi njëri prej ekspertëve që udhëhoqën studimin, profesori Glen Jeffry, i Universitetit të Londrës. /top channel
Postuar nga: M A X
« ne: 10-08-2011, 02:52:26 »

Vitamina D të zhvillon mendjen

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga një numër sëmundjesh që lidhen me moshën, si kanceri, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit se niveli i ulët i vitaminës D mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë për degradim mendor.
Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave, sistemin imunitar, si dhe absorbimin e kalciumit, por gati 1 miliard njerëz në mbarë botën nuk kanë nivele të mjaftueshme të vitaminës D.
Sipas një studimi të ri nga shkencëtarët në Universitetin e Exeterit, niveli i pamjaftueshëm i vitaminës D mund të jetë një shenjë e herëshme paralajmërimi për rrezikun e prekjes nga demenca. Në studim u përfshinë 850 persona të moshës 65 veç e sipër.

Në krahasim me ata që kishin nivele të mjaftueshme vitamine D, personat të cilët kishin mungesa të mëdha të kësaj vitamine kishin 60 për qind më shumë gjasa për të përjetuar rënie të konsiderueshme mendore, dhe 31 për qind më shumë gjasa për patur vështirësi për të menduar.

Vitamina D përftohet natyrshëm, kur lëkura bie në kontakt me rrezet e diellit. Lëkura e njerëzve të moshuar është më pak e aftë për të prodhuar vitaminë të nevojëshme. Demenca apo humbja e kujtesës është e zakonshme tek të moshuarit, dhe deri tani ka pak alternativa për parandalimin dhe trajtimin e saj.

Autorët thonë se studime të tjera janë të nevojëshme rreth lidhjes midis vitaminës D dhe demencës, me shpresë për të gjetur metoda më të mira për parandalimin e sëmundjes. /VOA/
Postuar nga: Berni
« ne: 25-08-2010, 17:24:09 »

Dihet që vitaminat i japin trupit të njeriut substanca të ndryshme të domosdoshme për të jetuar dhe e ndihmojnë në kryerjen e proceseve jetike. Së fundi, në lidhje me vitaminën D shkencëtarët kanë zbuluar se ajo arrin që të kontrollojë edhe veprimet e gjeneve.

Vitamina D mbron trupin ndaj një sërë sëmundjesh të rëndësishme, duke vepruar në mënyrë të drejtpërdrejtë me ADN-në tonë dhe me qelizat e trupit të njeriut. Ajo ka një efekt kontrolli ndaj gjeneve që përfshihen në sëmundje të tilla si skleroza, diabeti dhe kanceri. Këto janë rezultatet e një studimi të fundit shkencor që e nxjerrin më në pah vlerën e kësaj vitamine të çmuar. Është hera e parë që shkencëtarët kanë gjetur fakte direkte në lidhje me vlerat e mëdha të vitaminës që ndryshe konsiderohet edhe “Vitamina e diellit”. Kjo vitaminë përftohet në lëkurën e trupit në prani të diellit dhe kontrollon në mënyrë të drejtpërdrejtë rrjetin gjenetik që është i përfshirë në sëmundje të ndryshme të trupit njerëzor. Edhe më parë ndikimi pozitiv që ka kjo vitaminë me sëmundje të ndryshme ka qenë i njohur. Kështu për shembull, dihej përfshirja e saj në përmirësimin e sëmundjeve autoimunitare, artritit reumatoik dhe disa lloj diabeteve, por deri më tani shkencëtarët nuk kanë qenë të aftë që të tregojnë se në ç’mënyrë ndikon konkretisht vitamina në çrregullimet e ndryshme të trupit. Studimi i fundit sugjeron se ekziston një mekanizëm në trup që e dërgon këtë vitaminë direkt në pjesët e gjenit njerëzor që kanë lidhje me sëmundjet e sipërpërmendura, kryesisht sëmundje të çrregullimeve imunitare. Studimi nxjerr në dritë se një numër shumë më i madh gjenesh nga sa mendohej në fillim rregullohen nga ndikimi i vitaminës dhe madje çka është më e rëndësishme edhe vetë gjenet kanceroze. Në këtë rast kemi një ndikim jo direkt, por ajo çka është e rëndësishme është roli i madh i kësaj vitamine në mbrojtjen e gjeneve. Në botë, sipas disa vlerësimeve, mendohet se rreth 1 miliard njerëz vuajnë nga mungesa e vitaminës D që mund të përftohet në sasi të vogla përmes ushqimit, në sasi më të mëdha përftohet nga ekspozimi i lëkurës në dritën e diellit. Pra, ky studim është i vdekshëm edhe për atë kategori njerëzish që gjeografikisht janë shumë më tepër të ekspozuar ndaj diellit krahasuar me pjesë të tjera të popullsisë që jetojnë në vende më “të errëta” dhe jo me shumë diel. Shkencëtarët për të dalë në këto përfundime kanë marrë në shqyrtim qelizën njerëzore dhe e kanë stimuluar atë me një sasi të madhe vitamine D. Ata zbuluan se receptori proteinik i vitaminës D lidhej me shumë gjene dhe se ajo ka një ndikim shumë të madh edhe në ndryshimin dhe alternimin e aktivitetit të gjeneve të tjera. Shkencëtarët kanë skanuar gjithë rrjetin gjenetik dhe kanë parë se në cilat pjesë të tij ka një ndikim vitamina D, ndikim të drejtpërdrejtë, apo edhe dytësor. Tani është shumë e qartë se në ç’mënyrë ndikon ajo në veprimtarinë dhe drejtimin e shumë gjeneve. Dhe bëhet fjalë jo për ndikimin anësor, por për ndryshimin e funksionimit të gjeneve në fjalë. Në trupin e njeriut ka shumë gjene që janë shumë të prekura nga influenca të ndryshme autoimune dhe duket se e vetmja që mund të ndikojë në përmirësimin e tyre është vitamina D. Kjo është arsyeja se përse, siç dihet në fakt, kjo vitaminë ka një rol shumë të madh në një spektër të gjerë sëmundjesh dhe përse njerëzit që jetojnë pranë diellit janë më të shëndetshëm se ata që jetojnë më larg tij. Statusi i vitaminës D është një nga më të fuqishmit krahasuar me vitaminat e tjera dhe llogaritet që kjo vitaminë të ketë njërin prej ndikimeve më të mëdha për sa i përket funksionimit të disa gjeneve. Kjo është një gjetje shumë e rëndësishme, sepse në të tani do të bazohen jo vetëm medikamente të ndryshme, por edhe mënyra të reja jetese. Në këtë drejtim pajisja e trupit me vitaminë D, veçanërisht gjatë shtatzënisë është shumë e rëndësishme në formimin e mbarë të fetusit, por edhe në krijimin e një sistemi imunitar. Veç kësaj, prania e vitaminës D duhet që të jetë e madhe edhe gjatë viteve të para të jetës së fëmijës dhe kjo, madje mund të jetë thelbësore për shëndetin e mëpastajmë të individit.

Vitamina D përftohet në mënyrë natyrore nga lëkura, por vetëm në prani të diellit. Rrezatimi diellor përmban rrezet ultravjollcë B (UVB) të cilat krijojnë një substancë të veçantë në lëkurë që quhet 7-dehydrocholesterol. Shndërrimi mund të bëhet në mëlçi  dhe në veshka dhe prej këtij të përftohet edhe forma aktive e vitaminës D.

Vitamina është gjithashtu e pranishme në sasi relativisht të mëdha edhe në produktet e detit dhe deri diku te veza. Deri më tani, mënyra më e mirë për të përftuar vitaminën D është ajo e kompozimit të trupit në diell për disa minuta çdo ditë. Por njerëzit me lëkurë shumë të çelur rekomandohen që të mos e djegin lëkurën, sepse kështu do të kishin efekt të kundërt.

Gazeta Shqip