×

Xhenxhefili

· 3 · 166

Xhenxhefili

· 3 · 166

  • Postime: 22301
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-04-2019, 08:39:43
Xhenxhefili, bima që bën mrekulli për shëndetin
 

Xhenxhefili është përbërës i njohur në kuzhinën indiane dhe aziatike, ndërkaq është përdorur qysh nga kohërat e lashta për shkak të vetive të mira që ka. Kjo bimë fantastike jua përmirëson shëndetin e përgjithshëm në mënyra të ndryshme. Është e pasur me shumë minerale dhe vitamina.

Madje, xhenxhefili ka një profil mjaft të mirë nutricional, ku 100 gramë xhenxhefil ju furnizojnë me:
* 80 kalori
* 17.8 gramë karbohidrate

* 1.8 gramë proteina
* 0.7 gramë yndyrë
* 2 gramë fibra
* 415 mg kalium

* 43 mg magnez
* 5 mg vitaminë C
* 34 mg fosfor
* 0.2 mg vitaminë B6, etj.

Xhenxhefili ndër tjerash përmban kalcium, zink, riboflavin, etj.
Nëse filloni të konsumoni xhenxhefil çdo ditë për 1 muaj, ju do t’i përjetoni efektet e mëposhtme shëndetësore:

– Xhenxhefili do t’jua forcojë sistemin e imunitetit, do t’i vret bakteret e dëmshme dhe t’i parandalojë problemet e ndryshme shëndetësore, duke përfshirë gripat dhe infeksionet
– Vetitë e veta antipezmatuese i lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga osteoporoza

– Konsumimi i rregullt i xhenxhefilit do t’jua ulë nivelet e sheqerit në gjak, dhe rrjedhimisht i ndihmon personat me tip 2 të diabetit
– Xhenxhefili i zvogëlon edhe nivelet e kolesterolit dhe i ulë rreziqet e sëmundjeve të zemrës

– Xhenxhefili është zbuluar se i lehtëson dhimbjet e muskujve deri në 25%
– Përbërësit bioaktivë dhe antioksiduesit që gjenden në xhenxhefil e luftojnë inflamacionin në trup, e përmirësojnë kujtesën, shëndetin e trurit, e ulin rrezikun e demencës, etj. http://www.rd.al/2019/04/xhenxhefili-bima-qe-ben-mrekulli-per-shendetin/

  • Postime: 22301
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 09-06-2019, 21:01:46
Një numër i madh i llojeve të kancerit shkaktohen vetëm nga ushqimi i keq. Sipas studimeve të fundit, xhenxhefili natyral përmban përbërës që janë deri në 10,000 fish sesa ilaçet e kimioterapisë për luftimin e qelizave amë kanceroze.

Kjo për shkak se xhenxhefili përmban një kimikal i cili jo vetëm se ndihmon në trajtimin e problemeve të vogla, por edhe ju ndihmon nga sëmundjet e ndryshme vdekjeprurëse.

Gjatë trajtimit të kancerit, fokusi është në vrasjen e qelizave të cilat janë përgjegjëse për shkaktimin e kancerit dhe largimi i tyre është i domosdoshëm për shërimin e përgjithshëm të trupit.

Qelizat amë ndryshojnë në qeliza të ndryshme të dëmshme të cilat e zhvillojnë një koloni tumori. Në çdo tumor, ato e përbëjnë vetëm 1% të qelizave dhe qelizat amë janë indiferente ndaj të gjithë agjentëve eksperimentalë të kimioterapisë.

Qelizat kanceroze e kanë aftësinë të shumohen në një numër të pafundmë dhe mund ta fillojnë një tumor të ri edhe ndokund tjetër. Në procesin e metastazës, ato janë përgjegjëse për thuajse 90% të vdekjeve.

Sidoqoftë, ka shumë pak përbërës kimioterapeutik që mund t’i vrasin qelizat kanceroze siç duhet.
Sipas hulumtuesve, përbërësit që gjenden në një numër të madh të ushqimeve janë shumë të mirë për luftimin dhe parandalimin e kancerit.

Një nga këta përbërës është edhe 6-shogoal, i cili është rezent në xhenxhefil. Ky përbërës në mënyrë direkte i helmon qelizat kanceroze në trupin e njeriut dhe i vret ato pa shkaktuar ndonjë efekt anësor në qelizat e shëndetshme.

Përbërësi ndihmon në trajtimin e të gjitha llojeve të kancerit, siç është ai i prostatës, vezoreve, pankreasit, etj. Vlen të ceket se ky artikull për herë të parë është publikuar në “Doctor.NDTV”. /rd.al

  • Postime: 22301
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 21-09-2019, 09:34:46
 


Hudhra dhe xhenxhefili janë dy produkte që përmbajnë vlera të shumëfishta terapeutike dhe shëndetësore, për të mos përmendur këtu efikasitetin e tyre në recetat e gatimit.

AgroWeb.org ju tregon se të dyja këto produkte kanë qenë subjekt studimesh, jo vetëm për efikasitetin në luftimin e infeksioneve, por edhe në parandalimin dhe zvogëlimin e inflamacioneve.

Kundër plagëve
Hudhra lufton mykun, virozat dhe bakteret. E njëjta gjë vlen për xhenxhefilin.

Një studim i publikuar në “Journal of Microbiology” zbuloi se xhenxhefili kishte fuqi më të madhe kundër baktereve dhe ishte më efikas se sa antibiotikët tradicionalë që përdoren kundër dy lloje të infeksioneve bakteriale që hasen kryesisht në spitale.

Kundër inflamacionit
Si hudhra, ashtu edhe xhenxhefili kanë vlera të mëdha kundër inflamacioneve. Xhenxhefili përdoret shpesh për të trajtuar artritin, një sëmundje që shkaktohet nga inflamacioni.

Një studim i vitit 2013, i publikuar në revistën “Food and Chemical Toxicology”  të cilit i referohet AgroWeb.org, tregoi se alicina, substanca aktive e hudhrës ishte efikase në trajtimin e sëmundjeve kronike inflamatore.

Kundër qelizat malinje dhe të vjellave
Hudhra funksionon duke parandaluar zhvillimin e radikaleve të lira në disa mënyra.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, ajo lufton bakteret dhe ndalon substancat që shkaktojnë mjaft probleme në organizëm. Për më tepër ajo promovon riparimin e ADN-së.

Xhenxhefili është përdorur prej kohësh në shumë kura bimore. Ai është mjaft efikas kundër problemeve me stomakun dhe të vjellave.

Xhenxhefili është i dobishëm veçanërisht për mbajtjen nën kontroll të refluksit të acidit dhe të vjellave.

Për sëmundjet e zemrës dhe të ftohtit
Hudhra me xhenxhefilin ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, duke ulur tensionin e gjakut dhe ngadalësuar forcimin e arterieve.

Hudhra dhe xhenxhefili kanë aftësinë të parandalojnë të ftohtin dhe të forcojnë sistemin imunitar.

Çaji me xhenxhefil dhe hudhër
Çaji me xhenxhefil dhe hudhër përdoret si një kurë natyrale kundër të ftohtit. Ai lehtëson këto simptoma, sipas Universitetit Clayton të Mijekësisë Natyrale.

AgroWeb.org ju tregon se përdorimi i këtij çaji ju jep të gjitha avantazhet e hudhrës dhe xhenxhefilit si antibiotikë natyralë, kundër inflamacionit dhe për të lehtësuar dhimbjet e kokës apo të vjellat.

Gjithçka ju duhet është të shtoni tri hudhra të shtypura ndërkohë që përgatisni çajin tuaj të xhenxhefilit.

Çaji i përgatitur nga hudhra e njomë ose e thatë bashkë me xhenxhefilin përcjell shumë vlera shëndetsore.

Çaji i xhenxhefilit dhe hudhrës ka një shije të mirë, veçanërisht nëse kombinohet me mjaltë dhe limon. Ai është një alternativë e mirë për ata që vuajnë nga virozat ose i ftohti.

Në një gotë ujë zieni një copë të vogël rreth 1 cm xhenxhefil dhe 1-2 thelbinj hudhër.

AgroWeb.org do t’ju tregojë për një kombinim tjetër të hudhrës dhe xhenxhefilit që është më i mirë për një shëndet afatgjatë.

Me xhenxhefilin dhe hudhrën mund të përgatisni një kombinim të ngjashëm me pastën, e cila përdoret edhe në gatim si salcë.

Ajo është e shëndetshme dhe shumë e shijshme në shumë dimensione. Nëse e përdorni qoftë për marinim ose thjesht për aromë, gatimet tuaja do të marrin një nuancë tjetër aromatike. Mbi të gjitha përveç shijes, organizmi përfiton edhe efektet mbrojtëse.

Më poshtë do të gjeni një metodë të thjeshtë të sjellë nga burimet AgroWeb.org për përgatitjen dhe ruajtjen e salcës së hudhrës dhe xhenxhefilit

Përbërësit:
250 gramë xhenxhefil (të qëruar dhe të prerë hollë)
250 gramë hudhër (të qëruar dhe të prerë hollë)
1 lugë çaji me kripë
2-3 lugë gjelle me vaj ulliri cilësor

Udhëzimet: Përdorni një mikser ose shtypini përbërësit së bashku në havan deri sa t’i ngjasojë një salce pesto. Hidheni salcën në një enë qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Salcën mund ta përdorni në supë, gatimet me oriz, makarona e të tjerë. Organizmi juaj do t’ju jetë mirënjohës./AgroWeb.org