Mundësi të reja të shërbimit Hotmail - Sherbimet Email

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mundësi të reja të shërbimit Hotmail

· 4 · 1925

Mundësi të reja të shërbimit Hotmail

· 4 · 1925

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 19-05-2010, 00:43:01
    Mundësi të reja të shërbimit Hotmail

    Rritja e shpejtë e numrit të përdoruesve të Google Gmail si dhe fakti që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri më i madh i përdoruesve shfrytëzojnë shërbimin Yahoo shtyjnë kompaninë Microsoft që të ndërmerr hapa të caktuar. Hapi i fundit i kompanisë është përditësimi i mundësive të shërbimit Hotmail.

    Microsoft Hotmail Webmail është shërbimi me numrin më të madh të përdoruesve në botë. Aktualisht janë të regjistruar pothuajse 350 milionë llogari në mbarë botën, mirëpo kompaninë e brengos e dhëna se numri i rritjes së përdoruesve është ngadalësuar me kalimin e viteve. Konkurrentët në këtë fushë shënojnë rezultate më të mira që shtyn Microsoftin të bëj diçka në lidhje me këtë.

    Sipas paralajmërimeve, Hotmail bëhet me dy ndryshime kryesore – mundësi më të mira të manipulimit me fotografi dhe dosjeve të paketës softuerike për zyre, Office, brenda vet konfiguracionit të webmailit.



    Sa i përket fotografive, Microsoft në vend të dërgimit klasik të fotografive do të ofrojë ngarkimin e tyre edhe në shërbimin e vet për ruajtje të fotografive Microsoft SkyDrive si dhe dërgimin e lidhjes së internetit në vend të vet fotografisë. Në të njëjtën kohë, Microsoft në shërbimin e vet integron edhe mundësinë e shfletimit të fotografive dhe video materialeve nga shërbimet e palëve të treta, si Flickr, SmugMug, Hulu e YouTube.

    Ndryshimet brenda Hotmailit do të duhej të fillojnë të shihen gjatë korrikut e gushtit të këtij viti. /Telegrafi/

    • Postime: 27290
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #1 ne: 19-05-2010, 10:22:19
    Hotmail, është e-mail shërbimi më i përdorur në botë, dhe duket se Microsoft është duke përgatitur një freskim të madh në tentim, për të larguar konkurrentë si Gmail e Yahoo.

    Microsoft theksoi se planifikon një përditësim të Windows Live Hotmail, i cili do të dizajnohet për të larguar rrëmujën dhe për t’i lejuar përdoruesit të ndërveprojnë me faqe tjera dhe aplikacione tjera, gjersa mund të shikojnë postën në të njëjtën kohë.

    Në një blog post, menaxheri i programit pranë Microsoft, Dick Craddock tha se kompania ka studiuar përdorimin e e-mailit për një vit, para se të konsiderojë ndryshimet.

    Një veçori kyçe në Hotmail-in e ri, që do të paraqitet gjatë javëve të ardhshme, do të jetë një veçori “sweep” që do t’i lejojë përdoruesit të pastrojnë inbox-in me një fshirje të shepjtë.

    Veçoria me një klikim i lejon përdoruesit që të zgjedhin një dërgues të caktuar të e-mail apo më shumë dërgues, dhe në mënyrë automatike të fshijnë çfarëdo mesazhi që arrin nga ai dërgues.

    Një veçori tjetër do të mundësojë që përdoruesit të vendosin se çfarë e-mail dëshirojnë të shohin, nga njerëzit e listës së kontaktit, nga rrjetet sociale të tyre apo diçka tejtër.

    Studimi i Microsoft thekson se 25 % e e-mailit që njerëzit pranojnë, janë nga anëtarë të listës së tyre të kontakteve. Pjesa tjetër përbëhet nga çështje biznesore, të punës, rrjete sociale, spam, etj.

    E megjithëse rrjete sociale po shënojnë rritje të vazhdueshme, Carddock thekson se njerëzit po pranojnë më shumë e-mail se kurrë më parë.

    Gjersa Hotmail mbetet ende numër një në tregun e e-mail me mbi 350 milion përdorues, ky ofrues ka përjetuar një konkurrencë të theksuar nga Gmail, që vazhdimisht po kapën përdorues të rinj, dhe nga Yahoo që është shumë e popullarizuar në SHBA.

    Hotmail i ri gjithashtu do të jetë në gjendje të ofrojë edhe një shikim paraprak automatik të postës hyrëse, duke përfshirë imazhet që janë pranuar, shtojcat dhe lidhjet tek faqet e ndryshme.

    Kolegu ynë nga Harry McCracken nga PC World shkruan se Hotmaili i ri ka gjasa të jetë i preferueshëm si Gmail, në disa aspekte dhe mund të tërheq edhe përdorues të rinj, veçanërisht nga AOL që është në rënie të vazhdueshme. Pcworld.al

    • Postime: 211
    • Karma: +0/-4
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #2 ne: 30-09-2010, 10:47:36
    Hotmail me nje fjale ta shpif! Ka mbijetuar ne krah te Messenger-it sepse jam i bindur se sot nuk do te ekzistonte si sherbim ose do ta perdornin shume pak vete.

    • Postime: 27290
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #3 ne: 12-10-2010, 18:08:28
    Hotmail me nje fjale ta shpif! Ka mbijetuar ne krah te Messenger-it sepse jam i bindur se sot nuk do te ekzistonte si sherbim ose do ta perdornin shume pak vete.



    Por per shume njerez Hotmail eshte me i miri. Ndoshta kjo ka te beje me faktin se ata qe jane me pak techie nuk e cajne koken shume se cfare perdorin, mjafton te jene te familjarizuar me te.

    Temat e fundit