×
Hyrja
Profili

Analizë e Firefox 4

· 3 · 739

Analizë e Firefox 4

· 3 · 739

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    ne: 25-03-2011, 01:09:07
    Sipas disa analizave të bëra për Firefox 4, do të japim një vështrim të përgjithshëm rreth versionit të ri të shfletuesit.

    Tabet

    Firefox 4 është posedon veçori të cilat ndihmojnë në menaxhimin e tabeve, gjëja më tërheqëse nga të cilët janë, sipas Ryan Paul nga Ars Technica, është “Tab Groups”. Kjo veçori ua mundëson përdoruesve grupimin e e faqeve të vizituara më shpesh sipas kategorive. Derisa shumë njerëz e lavdëruan këtë veçori, Paul e sheh si të panevojshme për përdorim çdoditor. Ai shkruan:

    “Edhe pse grupimi i tabeve mund të lehtësojë shumë menaxhimin e tabeve dhe të rris në mënyrë të theksuar shkallëzimin e ndërlidhjeve në mes të tabeve, veçoria ende ka disa dobësi që e mënjanojnë përdorueshmërinë e saj. Dobësia më e madhe e grupeve në tabe është që ju nuk mund t’i lëvizni në mes të dritareve... Një prishës i mardhënieve të mia, sidoqoftë, është vështirësitë që paraqiten me tabe... Në Chrome, unë do të mund të zgjidhja prolemin në mënyrë triviale duke hapur menaxhuesin e proceseve të brendshme të shfletuesit dhe t’i renditja në bazë të përdorimit të CPU-së.”

    Një tjetër veçori për tabe është “Switch to Tab”. Kur jeni duke shtypur një URL, kjo veçori ju mundëson që të kaloni në uebfaqen që jeni duke u munduar që të mbërrini, nëse ajo uebfaqe tashmë është e hapur në një tab tjetër. Kritikët e pëlqejnë këtë ide, por thuhet se kjo veçori ka nevojë për përmirësime. “Ndonjë rezultat i kërkimit që do të lidhej me tabet e hapura do të përzihej me listën e historisë, kërkimeve të mëhershme dhe ngjashëm,” shkruan Preston Gralla për Computerworld.

    Shtesat

    Firefox 4 e vendosi menaxhuesin e shtesave nga një dritare që paraqitet në një tab të shfletuesit. “Kjo është mëse e lehtë për sytë dhe e bën gjetjen dhe instalimin ose fshirjen e shtesave dhe lajtmotiveve (ang. themes) të shfletuesit më të rrjedhshme,” shkruan Christina Warren për Mashable.

    Warres thot që shtesat kanë qenë si një begati për Firefox, sepse derisa janë bërë përpjekje për të rritur popullaritetin e shfletuesit, këto shtesa mund të dëmtojnë funksionimin e shfletuesit dhe të ulin nivelin e shfletuesit. Mozilla po përpiqet që të arnojë këtë duke lejuar përdorimin e shtesave më të leta, të teknologjisë më stabile si HTML, CSS dhe JavaScript. “Ende në këtë lëmi, shumica e shtesave për Firefox përdorin API-në tradicionale të shtesave dhe kërkojnë ristartim të shfletuesit kur bëhet përditësimit, instalimi ose fshirja,” shkruan Warren.

    Funksionimi

    Një testim i bërë nga PC Pro tregon që “Firefox është i paaftë për të memorje në prapavijë. Me pesë tabe të hapura, shfletuesi mori 104MB të RAM-it në testimet tona - shumë më mak se IE9 ose Chrome -- vetëm 35MB të kësaj madhësie u liruan kur ne mbyllëm të gjitha, përveç ballinës, Google. Edhe Chrome edhe IE9 janë mjaft të shkathët në lëshimin e RAM-it kur tabet mbyllen, kështu që, nëse ju përdorni shumë tabe, ju do të keni nevojë që të mbyllni Firefox-in për të filluar nga scratch.”

    Seth Rosenblatt nga CNet shkruan që “Për dallim nga përvoja, një nga dallimet kryesore në funksionimin në mes të Firefox 3.6 dhe versionit të tanisëm është që Firefox 4 rrëzohet rrallë, shumë rrallë.

    Siguria

    Ashtu siç shkruan Rosenblatt për CNet, Firefox shton HTTP Strict Transport Security, që i tregon shfletusit që të krijojë një lidhje të sigurt kur bëhet qasja në një uebfaqe. Përmbajtja e re e Rregullave për Siguri është e dizajnuar që të bllokojë sulmimet nga faqet e pasigurta.

    Por, veçoria më e publikuar për siguri është Do Not Track, që provon t’i tregojë shfletuesit që të mos lejojë ndjekjen e dikujt nga dikush tjetër, nga ata që bëhet ndalimi për shkëmbim të gjërave me reklamuesit. “Problemi është që uebfaqet nuk duhet që ta nderojnë këtë kërkesë, ato të cilat e ngarkojnë në sasi të vogël përdorimin e veçorisë mbrojtëse,” shkruan Nicki Mediati për PCWorld. “Mozilla është duke punuar për ta bërë këtë veçori si standard industrial, kështu që rriten shpresat për përmirësim të gjërave gjatë kohës.”

    Përfundimi

    Shfletuesin të cilin ju e zgjedhni, normalisht që duhet të jetë çështje e shijes tuaj personale, por këtu mund të shikoni se në çfarë përfundimi janë ardhur kritikët për Firefox 4.

    “Versionet e reja janë të kryera dhe trazuara dhe lajmi i keq për Microsoft është që ju ende duhet të shikoni më tepër se Interent Explorer, nëse dëshironi përvojë më të mirë të lundrimit. Kjo e vendos një zgjedhje të lakmueshme: Google Chrome, nëse shpejtësia dhe funksionimi janë në të njëjtën kohë një parim, ose Firefox 4 është një më i plotë se për çfarë po bëhet fjalë tani.” - Barry Collins, PC Pro.

    “Për ata të cilët mbajnë të hapur shumë tabe dhe e dëshirojnë një rrugë për t’i kontrolluar ato, është e qartë që është shfletuesi më i mirë. Por, edhe mënjanë mundësive të Panorama-s, përdoruesit e Firefox dhe ata të cilët kanë qendruar larg për shkak të rrëmujës në ndërfaqen e Firefox-it, për shkak të rritjes së shpejtësisë dhe ndërfaqes së pastër - dhe për shkak se Firefox ende ka përmbledhjen më të madhe të shtesave.” Preston Gralla, Computerworld.

    “Disa njerëz mbase e kanë braktisur shfletuesin për shkak të dallimeve të theksueshme në mes të versionit 3.6 dhe Google Chrome. Sidoqoftë, gara ka shtyrë Mozilla-n dhe të tejrët që të japin shfletues më tëmirë për të lulëzuar. Firefox 4 faktikisht sot është shfletuesi më i mirë në treg.” Seth Rosenblat, CNet.


    “Kështu që, a është Firefox mjaft i mirë që të tërheqë përdoruesit e vjetër dhe t'i mbajë përdoruesit e tanishëm të kënaqur? Për mua, përgjigia është po. Derisa unë nuk e parashikoj Firefox 4 si shfletuesin tim kryesor ( unë provoj që të përdori Safari), duke mbajtur Firefox-in duke punuar në kompjuterin tim, është diçka që unë i frikësohem." Christima Warren, Mashable./pcworldalbanian

    • Postime: 1108
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Poshnjari
    #1 ne: 27-03-2011, 22:26:59
    mua me dukesh me praktik versioni 3.16 se sa versioni i ri  :(

    • Postime: 26634
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #2 ne: 28-03-2011, 01:01:34
    Firefox u lëshua të martën dhe raportet e hershme treguan që ky version i shfletuesit me burim të hapur ishte shkarkuar më shumë se 5 milionë herë në 24 orët e para.

    Këto raporte ishin të gabuara. U tregua që Firefox 4 ishte shkarkuar 7.1 milionë herë në ditën e vet të parë. Në fakt. në 48 orët e para të lëshimit, Mozilla arriti që të merrte 15.85 milionë shkarkime.

    Në blogun e Mozilla-s, skuadra vendosi një statistikë të hollësishme për veprimtarinë që kishte ngjarë gjatë 48 orëve të para. Shkarkimet arritën në 10,200 për minutë dhe mesatarisht 91.7 shkarkime për sekond. 27 shkarkimet e arritura për sekond të shfletuesit Internet Explorer 9 tregojnë që ka mbetur mjaft prapa.

    Skuadra në Pingdom vendosi statistikat e veta për Firefox, këtë herë duke treguar kryesimin e Firefox 4. Statistika tregon hollësitë që kanë të bëjnë me vijën kohore nëpër të cilën ka kaluar shfletuesi, shpërndarjen e tij në treg dhe statistikat e përdorimit të këtij shfletuesi.

    Firefox ka më shumë se 400 milionë përdorues në mbarë botën dhe është shkarkuar më shumë se 1.35 miliardë herë, që nga vitit 2004.

    Edhe pse uebshfletuesi ka pasur vetëm ngritje që nga versioni 1.0, i cili është lëshuar në vitin 2004, disa njerëz ndoshta edhe kanë shfaqur mosinteresim për Firefox 4. Betejat e shfletuesve ende janë të nxehta; sidoqoftë, shumica nga ne pajtohen që beteja e vërtetë është në pajisjet tableta celularë. Është një çështje

    Numri i njerëzve që kanë shkarkuar shfletuesin Firefox 4 në 24 orët e fundit, sidoqoftë, tregon që versioni për desktop është ende një fushë mjaft e rëndësishme për uebin dhe ekosistemin e tij.

    A jeni ju njëri nga 15.85 milionë shkarkuesit e shfletuesit Firefox 4? Na tregoni në komente./pcworldalbanian
     

    Fjalet e qiririt - analize letrare

    Nisur nga InfoZRubrika Mix

    Postimi i fundit 21-05-2020, 01:39:41
    nga InfoZ
    Nje analize teknike e termetit te 26 nentorit

    Nisur nga M A XRubrika Shkenca

    Postimi i fundit 01-12-2019, 10:42:41
    nga M A X
    Analizë "Aksidentit" të Kadaresë nga WSJ

    Nisur nga M A XRubrika Letra

    Postimi i fundit 31-10-2010, 23:34:53
    nga M A X
    Analize - Vërtiten hije të ’96-s

    Nisur nga ShejRubrika Aktualiteti

    Postimi i fundit 22-06-2009, 11:36:16
    nga Shej
    Analize - Për ku je nis ’ e ku je tuj shkue, zonja J?

    Nisur nga ShejRubrika Aktualiteti

    Postimi i fundit 22-06-2009, 11:34:42
    nga Shej