API e HTML 5 për ekran të plotë në Firefox Nightly - Shfletuesit

×
Hyrja
Profili

API e HTML 5 për ekran të plotë në Firefox Nightly

· 1 · 401

API e HTML 5 për ekran të plotë në Firefox Nightly

· 1 · 401

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 15-11-2011, 16:38:13
    Mbështetja për API-në e HTML në ekran të plotë ishte lajmëruar së fundi në versionin nightly të Firefox. Ai ua mundëson aplikacioneve të uebit që ta nyjëzojë shfletuesin në ekran të plotë dhe ta shtrijë një element të një faqeje të vetme për ta mbushur paraqitjen e përdoruesit.
    Veçoria do të jetë veçanërisht e dobishme për elementin e videove HTML5, duke e bërë më të lehtë për zhvilluesit që të shtojnë mundësinë për të shikuar në ekran të plotë në ndërfaqet e tyre të stolisura sipas shijes në video lëshuesin e tyre HTML. Kjo do të jetë gjithashtu e dobishme për lojëra dhe për lloje të tjera të përmbajtjes ku ndërveprimi në ekran të plotë është i dëshirueshëm.

    Biseda në lidhje me API-në e HTML për ekran të plotë filloi gjatë vitit të kaluar në listën e letrave WHATWG. Skuadra e WebKit ishte duke eksperimentuar me mbështetjen për ekran të plotë për videon HTML5 dhe ishte duke parashikuar një API më të përgjithshme që do të mund të përdorej për pothuajse të gjitha përmbajtjet në ueb. Robert O’Callahan nga Mozilla shkruajti një propozim se si mund të ishte API./pcworldalbanian

    Temat e fundit