×
Hyrja
Profili

Firefox 8 i gatshëm për shkarkim

· 1 · 384

Firefox 8 i gatshëm për shkarkim

· 1 · 384

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 08-11-2011, 12:04:27
    Shkarkojeni Firefox 8 sot, një ditë përpara se që është bërë planfikimi për lëshim zyrtar më 8 nëntor.
    Është normale për versionin e ri të Firefox që të jetë i gatshëm për shkarkim në serverët FTP të organizatës Mozilla përpara se të bëhet lëshimi zyrtar dhe Firefox 8 nuk përjashtohet. Ky version i këtij uebshfletuesi mund të shkarkohet që tani.

    Shkarkimi mund të bëhet këtu: ftp://ftp.mozilla.org/pub/firefox/releases/8.0/. Ky version mund të përdoret në sistemet operative Windows, Mac dhe Linux.

    Veçoritë që e karakterizojnë këtë version të ri janë:

    -Kërkon porositë në Twitter nga shiriti i adresës;

    -I ngarkon tabet me kërkesë në fillim

    -Shtojcat e pales së tretë tani vetvetiu janë të ndalura

    Ky version mbase edhe mund ta rikthejë kryesimin e bindshëm të këtij shfletuesi të uebit, i cili po pëson rënie në treg, ndërsa sfiduesi tjetër, Google Chrome është duke përparuar dita-ditës dhe, nëse vazhdohet më këtë ritëm, Chrome edhe mund ta kalojë shfletuesin Firefox. Firefox ndodhet në vendin e dytë, pas shfletuesit Internet Explorer 6, i cili ka përdorim më të madh se sa Chrome dhe Firefox bashkë./pcworldalbanian
     

    Temat e fundit