Internet Explorer - më së dobëti në dhjetë vitet e fundit - Shfletuesit

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Internet Explorer - më së dobëti në dhjetë vitet e fundit

· 1 · 481

Internet Explorer - më së dobëti në dhjetë vitet e fundit

· 1 · 481

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 10-04-2009, 14:46:23
    Internet Explorer - më së dobëti në dhjetë vitet e fundit

    Versioni i ri i shfletuesit të internetit nga tabori i Microsoftit, Internet Explorer 8, është lansuar për afro tri javë, mirëpo siç raportojnë analistët, në përdorimin e tij kanë vendosur vetëm rreth katër për qind e përdoruesve.

    Sipas analistëve të Net Applications, nga numri i përgjithshëm i përdoruesve të cilët i ka humbur Internet Explorer, shfletuesi alternativ Firefox nga fillimi i vitit 2009 i ka grabitur gjysmën, derisa pjesa tjetër e përdoruesve kanë vendosur për shfletuesit e prodhuesve tjerë, Safari të kompanisë Apple dhe Chrome nga Google.

    Shikuar nga pikëpamja globale, Internet Explorer ende mbetet shfletuesi më dominues, mirëpo pjesëmarrja e tij gjatë muajit mars të këtij viti sipas të dhënave të Net Applications ka qenë 66.82 për qind, që është përqindja më e vogël gjatë dhjetë viteve të fundit.

    Firefox është radhitur në vendin e dytë me 22.05 për qind të pjesëmarrjes, që është shifra më e madhe të cilën e ka publikuar kjo shtëpi analitike ndonjëherë për të. Safari në vendin e tretë mban 8.23 për qind, derisa Opera në vendin e katërt me 0.71 për qind të pjesëmarrjes.

    www.netapplications .com

    http://www.telegrafi.com/?id=8&a=1180

    Temat e fundit