×

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS)

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS)

· 3 · 371

  • Postime: 23007
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-03-2012, 10:20:14
Personeli mirëmbajtës në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar u shpërngul befas në një kapsulë shpëtimi teksa pranë stacionit kaloi me shpejtësi të madhe një “objekt”.

NASA njoftoi se ekuipazhi zbatoi pjesën e rregullores duke u strehuar menjëherë në kapsulën e shpëtimit kur një objekt, që më vonë u identifikua si mbetje të satelitit rus që dështoi në udhëtimin drejt planetit Mars, kaloi mjaft pranë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Tre rusë, dy amerikanë dhe një gjerman, pjesë e personelit që punon aktualisht në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, njoftuan se objekti kaloi disa metra pranë stacionit, ndërsa NASA tha se “dëmet e mundshme” mbeten për t’u verifikuar.

Kjo është hera e tretë në 12 vjet që Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) kërcënohet nga mbetjet e satelitëve që vërtiten në orbitën e Tokës, apo trupave të tjerë që qarkullojnë në hapësirë. /top channel

  • Postime: 23007
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 26-03-2012, 10:21:00
Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, shkurt SHN (ang. International Space Station, shkurt ISS) është një stacion orbital në ndërtim e sipër, që shërben si laborator i shumanshëm hapësinor. Ky strehim banohet vazhdimisht që nga 2 nëntori i vitit 2000 nga të paktën dy astronautë. Që nga kjo datë ekipazhi është zëvendësuar shumë herë, me një ndërkohë gjashtëmujore. Stacioni është një projekt i përbashkët i disa vendeve me agjencitë e tyre hapësinore, SHBA-të me AKAH-in, Rusisë me AHFR-në, Evropës me AHE-në, Japonisë me AHJ-në dhe Kanadasë me AHK-në. Vende të tjera si Brazili, Italia dhe Kina punojnë poashtu me SHN-në nëpërmjet bashkëveprimit me vendet e tjera.
Stacioni hapësinor gjendet në një orbitë përreth Tokës në një lartësi prej rreth 350 km, në atë që përkufizohet zakonisht Orbita e Ulët Tokësore (Low Earth Orbit) dhe mund të shihet edhe me sy të zhveshur nga Toka. Lartësia e orbitës mund të luhasë në disa kilometra sipas rezistencës atmosferike. Stacioni «udhëton» me një shpejtësi mesatare prej 27,744 km/orë, duke përshkuar 15.7 orbita në ditë. Orbita përshkohet nga stacioni në rreth 92 minuta. Më 2 nëntor 2007 stacioni hapësinor ka kryer mëse 40113 orbita.
Stacioni furnizohet kryesisht nga anija hapësinore amerikane Spejs Shatëll, anija hapësinore ruse Sojuz dhe kapsula hapësinore ruse Progres, e së shpejti nga Mjeti transportues i automatizuar, që është në fazën eksperimentale. Në këtë çast stacioni ka një aftësi strehuese për një ekipazh prej tre vetash.
Ndërtimi i SHN-së filloi në vitin 1998, kur një modul rus dhe amerikan u lidhën sëbashku.
Stacioni është vizituar nga astronautë prej 14 vendeve të botës, si edhe ishte vendmbërritja e pesë turistëve të parë hapësinorë. /wikipedia shqip

  • Postime: 23007
  • Gjinia: Mashkull