×

Revolucioni: Një definicion

Revolucioni: Një definicion

· 1 · 587

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 13-06-2011, 23:20:36
Revolucione moderne

John Foran*

Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala "revolucion" ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë më të mirë, duke "fituar" njëkohësisht armiqësinë e të kamurve dhe frikësuar të fuqishmit. A është kjo ende e vërtetë sot, pas Luftës së Ftohtë, me ardhjen e globalizimit dhe rritjen e rreziqeve ndaj jetës në planet? Ndonëse asnjëri prej nesh nuk mund të gjejë përgjigjen, teksa ne shkojmë drejt një të ardhmeje të pasigurtë, duket diçka me mend që të reflektojmë mbi atë çfarë dimë për revolucionet.

Revolucioni: Një definicion

Si një studiues i revolucioneve, definicioni më i mirë që unë kam hasur është ai i sociologut të Harvardit, Teda Skocpol, që me "Shtetet dhe revolucionet sociale: Një analizë krahasuese e Francës, Rusisë dhe Kinës", inauguroi me të vërtetë studimin serioz të kësaj teme në SHBA. Skocpol argumenton se, "revolucionet janë transformime të shpejta dhe rrënjësorë të gjendjes dhe strukturave klasore të një shoqërie; dhe ato shoqërohen dhe pjesërisht përcillen prej revoltave të bazuara mbi klasat, duke filluar nga poshtë". Ky definicion, ndonëse jo i përsosur, nxjerr në pah konstelacionin e tre faktorëve, ndryshimit politik, transformimin ekonomik dhe social dhe pjesëmarrjen masive, si shenja dalluese të revolucionit. Ai nuk paragjykon mjetet e një revolucioni, ndonëse revolucionet franceze, ruse dhe kineze dhe pjesa më e madhe e revolucioneve të mëdhenj të shekullit të njëzet në Meksikë, Kubë dhe Nikaragua u shoqëruan ose me kryengritje të armatosura, ose me luftëra guerrilase, ka patur lëvizje që i dhanë nismë transformimeve revolucionare pa gjetur prehje tek dhuna e armëve. Zgjedhjet që sollën në pushtet koalicionin e Salvator Aliendesë në 1970, apo rrëzimi në 1979 i Shahut të Iranit përmes demonstratave masive të paarmatosura në rrugë, si dhe një grevë e përgjithshme e pakompromis në sektorin e naftës, janë të dy shembuj të një revolucioni paqësor.

Definicioni ynë i preferuar na lejon gjithashtu të shohim se sa rrallë kanë ndodhur në historinë e botës revolucionet tërësore, pasi nëntë rastet e mëposhtëm që nga Anglia e shekullit XVII deri në ngjarjet e njëkohshme të 1979 në Iran dhe Nikaragua përbëjnë praktikisht të gjithë serinë e revolucioneve të suksesshme sociale.

RD
 

Revolucioni Kulturor ne Shqiperine e Enver Hoxhes

Nisur nga M A XRubrika Historia Shqiptare

Postimi i fundit 06-01-2020, 01:43:01
nga Alban
Berluskoni dhe revolucioni

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 19-11-2011, 23:33:27
nga M A X
p.s. revolucioni vdiq

Nisur nga M A XRubrika Letrarët e rinj

Postimi i fundit 22-07-2011, 15:42:38
nga M A X
Revolucioni i vitit 1981 krijoi bazën e ushtrisë çlirimtare

Nisur nga M A XRubrika Historia Shqiptare

Postimi i fundit 12-06-2011, 01:31:23
nga M A X
Gati revolucioni 126 milion eurosh tek City

Nisur nga SportNewsRubrika Sporti

Postimi i fundit 02-06-2011, 12:50:16
nga SportNews