×

21.12.2012

21.12.2012

· 3 · 532

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 06-01-2012, 17:09:45
Më 21.12.2012 nuk do të ndodhë asgjë që do të përmbyste botën, kështu shprehen shkencëtarët e NASA duke hedhur poshtë pretendimet e njerëzve që besojnë kalendarin Maya, ku parashikohet Apokalipsi.
NASA thekson se gjatë këtij viti, apo vitin tjetër nuk do të ndodhë asgjë më shumë se solstici dimëror, si nata më e gjatë e vitit.
Shumë njerëz besojnë se kalendari i lashtë Maya është një provë se bota e njërëzimit do të jetë në fundin e saj, por astronomët e NASA u treguan të shpejtë duke reaguar se nuk ka asnjë fakt që të shqetësohemi për këto hamendësime.

Sipas Kalendarit, solciti i dimrit të ardhshëm do të shënojë fundin e një ciklti 144 mijë ditor. Ky cikël, nis me krijimin e mitit Maya, dhe është përsëritur 12 herë. E 13-ta herë i bie në fund të vitit 2012, dhe mbyll ciklin 5 200 vjecar të krijimit të kalendarit Maya.
Kjo datë, sipas këtij kalendari fsheh shumë mistere dhe shumë shprehen se do të jetë dhe shkatërrimi i planetit tonë.

Shumë shqetësohen se shkatërrimi do të vijë përmes yjeve apo planeteve që do të zhvendosen në mënyra të tilla që të dëmtojnë Tokën, sic mund të jetë planeti Nibiru.
“Asnjë nga këto teori s’ka ndonjë meritë”- shprehet astronomi Don Yeomans i NASA-s, duke shtuar: “parashikimi i Nibiru është qesharak sepse Planeti X as që ekziston. S’ka asnjë arsye për tu shqetësuar. NASA siguron se asgjë nuk do të ndodhi në dhjetor”- tha Don Yemans.

Për shembull, disa teoricienë pretendojnë nga këndvështrimi i tyre se, dielli do të kalojë përpara planin e galaktikës sonë më 21 dhjetor. “Megjithatë, dielli e bën këtë tashmë dy herë në vit”, tha Yeomans.

Në fakt, dielli në fund të vitit do të kalojë planin e galaktikës sonë. “Megjithatë, dielli është rreth 67 vite dritë nga plani galaktikor, kështu që duhet të marrë disa milion vjet për ta bërë këtë, theksoi Yeomans. Madje edhe atëherë, kur sistemi ynë diellor në fund do të kalojë planin, asgjë e veçantë do të ndodhë”,

Disa të tjerë gjithashtu pretendojnë se efektet gravitacionale nga planete të rreshtuar me njëri-tjetrin do të ndikojnë disi në Tokë. Megjithatë, nuk ka shtrirje planetare për shkak të 21 dhjetor 2012, dhe sikur të kishte, kjo nuk do të shkaktonte ndonjë problem," tha Yeomans.

“Të vetmet që do të kenë ndonjë ndikim të rëndësishëm gravitacional në Tokë janë Hëna dhe Dielli, efektet që ne i kemi përjetuar për miliona vjet pa paralajmërim”.

(d.bonollari/BalkanWeb)

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#2 ne: 06-01-2012, 22:24:01
Nore, shpetuam edhe kesaj radhe. :D