×

A do të dëshmojë një ditë shkenca (mos)ekzistencën e Zotit?

· 5 · 819

A do të dëshmojë një ditë shkenca (mos)ekzistencën e Zotit?

· 5 · 819

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 26-09-2012, 14:36:57
TIRANE-Gjatë disa shekujve të fundit shkenca gradualisht është duke marrë primatin ndaj besimit tradicional në ekzistimin e Zotit.
Shumica e asaj që dikur ka qenë misterioze, siç është ekzistenca e racës njerëzore, kushtet e përkryera për jetë në tokë dhe funksionimi i gjithësisë, sot mund të shpjegohen me biologji, astronomi, fizikë dhe degët tjera të shkencës.

Edhe pse shumë mistere kozmike edhe sot mbeten të pashpjeguara, Sean Carroll, kozmologu teorik nga Instituti për teknologji në Kaliforni, beson që ekziston probabilitet i madh që shkenca më në fund të sjellë të kuptuarit e tërësishëm të universit, i cili nuk do të lërë hapësirë për besimin në Zot.

Siç thotë Carroll, ndikimi i religjionit është reduktuar në mënyrë drastikë në kohën moderne, sepse fizikanët dhe kozmologët kanë arritur të shpjegojnë fillimet e evolucionit të universit.

“Sa më shumë e kuptojmë universin, gjithnjë e më pak ka nevojë për të kërkuar ndihmën e të tjerëve”, ka thënë Carroll.

Shkencëtarët kanë mbledhur shumë dëshmi që mbështesin teorinë për Shpërthimin e Madh (Big Bang). Modeli për shpërthimin e madh nënkupton që universi gjatë 13,7 miliardë vitesh është zgjeruar nga gjendja e përflakur, e dendur pakufishëm deri në gjendjen e sotme. Kozmologët mund të modelojnë çdo gjë që ka ndodhur prej 10^-43 të sekondës pas shpërthimit e deri sot. E panjohur është vetëm një pjesëz e sekondës para shpërthimit.

Siç ka thënë Carroll para pak kohe, qëllimi kryesor i fizikës moderne është formulimi i teorisë e cila përshkruan tërë universin, nga niveli sub-atomik deri të madhësitë astronomike, brenda teorisë së njëjtë. Teoria e tillë, e quajtur gravitacioni kuantik, do të përshkruajë gjithçka që ka ndodhur në momentin e shpërthimit të madh.

Një nga këto teori thotë që në shpërthimin e madh nuk duhet të shikohet si në pikën fillestare, por si në periudhën tranzitore të universit të amshueshëm. Universi sillet si balonë, e cila periodikisht fryhet dhe shfryhet nën disa kushte të veta. Sipas asaj teorie, koha nuk ka pasur fillimin e vet, çka do të thotë që Libri i Gjenezës bëhet tërësisht irelevant.

Megjithatë, disa shkencëtarët besojnë që dëshmia për ekzistimin e Zotit ndodhet në shumë konstante fizike të cilat definojnë universin tonë, të cilat janë absolutisht të përkryera dhe të përshtatshme për përkrahjen e jetës. Nëse ndonjëra nga këto konstante do të ndryshonte edhe fare pak, universi do të ishte i panjohur.

Megjithatë, disa versione të teorisë së gravitacionit kuantik kanë shpjegim edhe për këtë. Sipas këtyre teorive, universi ynë është vetëm një nga shumë universe të pakufishme të cilët së bashku formojnë multiversumin. Në secilin prej atyre universeve situata është e ndryshme, ndërsa vetëm disa nga ato kanë kushte të përkryera për jetë.

(d.b/Koha/BalkanWeb)
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 163
  • Gjinia: Mashkull
Kontinenti
#1 ne: 11-10-2012, 22:38:14
Sa kontradikta e pa qartesira ka kjo faqe ballkanweb ?
Per cilin zot e ka fjalen ky shkrim? Ate te Inkasve, apo ate zotin e atyre qe thone se ne vitin 2012 do shembet bota?
Shkenca jo vetem qe nuk po deshmon gje nga ato deshira qe kane disa, por, po deshmon fuqine e Zotit.
Per nje qelize te vetme qe ne kemi ne trupin tone, nuk mjafton energjigja e te gjithe Universit per ta prodhuar.


Kurse tek fjalet ''universi yne'' shikoj nje komedi te madhe.
Qe te shkruash per Universin, se pari duhet te dishe se cfar do te thote fjala Univers. Kur shkruhet per shkencen, lihet me nje ane letersia.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 44
  • Gjinia: Mashkull
MisterE
#2 ne: 11-10-2012, 22:53:30
Sado te perpiqen...ata qe i jane futur kesaj rruge me kete synim, vetem sa do forcoje gjithnje e me shume deshmite per ekzistencen e tij!

Kot nuk thone: Sa me shume te mesosh, aq me teper e kupton sa i vogel je!

Kjo vlen per te gjithe, dhe ne cdo fushe!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#3 ne: 12-10-2012, 07:06:22
Pergjigjja eshte JO, as egziztencen, e as mos-egzistencen.
Sepse Zoti ne librat e tij, na tregon se askush nuk i din vetit, prejadhjen, apo natyren e tij te pakten persa i perket shkences, matematikes, informatikes, etj etj.

Prandaj mua me duket pune e kote, dhe humbje kohe, kur njeriu perpiqet te perdori shkencen per te vertetuar ose mohuar Zotin, djallin, apo jeten mbas vdekjes. :-)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 163
  • Gjinia: Mashkull
Kontinenti
#4 ne: 13-10-2012, 00:24:06
Pergjigjja eshte JO, as egziztencen, e as mos-egzistencen.

????????????????????????
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super